Posts Tagged ‘Artikuj’

Sigurisht që nuk duhet të prisni që të hani spageti putaneska apo karkaleca deti te ‘Mrizi i Zanave’..Bëhuni gati për të ngrënë gjëra të zakonshme, të ofruara në një mënyrë që me siguri do ta shijoni.

Lëngu i shegës

DSC08345

Mos u trembni! Nuk do të largoheni pa u ngopur!

DSC08354 (more…)

Çorba jonë allafrënga

Posted: January 19, 2015 in AKTUALITET
Tags:

Nga Delinda Muçollari

03fe67f8a9b6a3d957cf1461471475dd

7janar 2015. Mund të ishte çdo ditë tjetër.

Paris. Vështirë të mendosh se mund të jetë e rastësishme diçka që ndodh në një nga nyjet e Europës.

Media. Të nxit menjëherë një reaksion arsyetimesh lidhur me pushtetin që zotëron duke u shndërruar në shkrepësen që u vë flakën dhjetëra konflikteve që ziejnë anë e kënd.

Islam. Një nga dimensionet e botës ku jetojmë që gëzon statusin si një nga shtyllat e njerëzimit, ashtu sikurse dhe evokon një mllef të pazgjidhshëm në memorien e shumë njerëzve, të imponuar apo edhe të qëllimtë.

ISIS. Sinonim i një epidemie që po asimilon territor çdo ditë e më shumë në veshët e botës dhe po rekruton në rradhët e veta ushtarët e terrorit gjithnjë e më të shumtë në numër.

Charlie Hebdo. Emër i një mediumi gati të panjohur më parë , i cili bëri xhiron e botës brenda 24 orësh duke e paguar çmimin me 12 jetë njerëzore.

E mbi gjithë këto, qëndron kryefjala e konfliktit dhe antipodi i paqes: TERRORIZËM.
(more…)