Archive for the ‘POEZI’ Category

Metamorfozë e gabuar

Posted: September 22, 2016 in LIBRI, POEZI

 

A nuk i shuani dritat sonte?

Fikni televizorët!

Të dëgjohet veç rënkimi i shiut

Dhe akrepat e orës..

A s’po i mbyllni dyert?

Miqtë mos i prisni! (more…)

punët e zotit

Posted: November 29, 2015 in POEZI

Në vonë del dielli, e vonë vij unë

Pa bërë merak, ti rri e prit

Se në s’u kthefsha atë natë,

Do s’do se do kthehem një dit’.

(more…)

Me letra

Posted: November 29, 2015 in DELI`S STUFF, POEZI

Mos bëj zë se letrat s’ti lexoj,

E përgjigje pas tyre s’të kthej

Ditë e tërë duhet t’i kuptoj

E për dreq prapë sensin s’ua gjej.

(more…)

Shoqes që u martua

Posted: November 10, 2014 in POEZI

S’të erdhi shkesi me qeleshe
veshur pas modës ai t’erdh,
po rrjedh ai nga lloji i shkesëve,
si macja që nga tigri rrjedh.

 
Dhe nuk të shiten ty me pare
sipas kanunit të egër por,
i zëvëndsoi makina larëse
dhe i magjishmi televizor.

(more…)

Pse rreh zemra në vesh

Posted: October 18, 2014 in DELI`S STUFF, POEZI
Tags:

45327_480277882014871_223922971_n

Po m`rreh zemra në vesh, të shkrova,

se po më puth jastëku fort,

a ndoshta dora ime mbi puthësin e marrë

vizaton trokitje zemre

për veshin lozonjar..

Ti shkrove h dhe a njëra pas tjetrës

disa herë

pastaj re në gjumë të rëndë

dhe unë çova dëm gjithë natën për ti deshifruar kodet e tua,

të vështira ishin. (more…)

Të paudhët

Posted: September 23, 2014 in DELI`S STUFF, POEZI

IMG_2225

E pse më thua hesht?

Ata do t`na përgjojnë gjithnjë i dashur,

do të jenë hijet tona..

Ata ishin zhurma hapash të vrazhdë pas nesh bulevardit,

ata ishin mërmëritje e mjegullt në fund të letrave tona,

ishin presjet e lodhura të këngës sime,

ishin kollitjet e zilisë ndaj buzëqeshjes sate,

ishin  mure të rrënuar që u rrekën të ngrihen mes njerëzve

e më pas binin penduar nën këmbët e atyre që duhen.. (more…)

Po si u bëmë kështu?!

Posted: June 24, 2014 in DELI`S STUFF, POEZI

 

Pa ty,

gjithnjë mes kryqëzimesh jam..

vetëm

e shterur

e zonja s’jam..

Dhe nëse të mendoj

hutohem dhe më shumë,

po si u bë kështu?

po si u bëra unë? (more…)

KARMA

Posted: June 17, 2014 in DELI`S STUFF, POEZI

Ai s’pat guxim të më kthente krahët

e ta linte zërin tim të shuhej pas

ai gjithnjë më thoshte se ne të gjallët

jemi larg dhe në puthje çdo çast..

Ai s’gjet vullnet për t’i ndarë ne udhët

mbi to kishim çapur të parat ndjesi

as erdhi, as iku, po foli zëulët:

“gjithmonë kam menduar që do ikje ti..” (more…)

Mendja çmendja ime..

Posted: April 4, 2014 in DELI`S STUFF, POEZI

Image

Një copëz akull a ta qëndis,

Mbi shpirtin me gjëmime?

Të ngrijë dhimbja, të bëhet gri

Kjo mendja çmendja ime..

 

A ta bëj borë përjetë shikimin?

Mos trembet, nxihet me trishtime,

Të gjejë qetësi e shkreta,

Kjo mendja çmendja ime.. (more…)

Ti më bind se jam vetëm..

Posted: April 4, 2014 in DELI`S STUFF, POEZI

Image

Ti më bind se jam vetëm

Në fund të çdo dite

Dhe natën aq më tepër

“je vetëm” pëshpërite!

 

Në derën tënde s`hyj

Te pragu saj ne mbetëm

Kur s`lë të të ndjek ty,

Më bind ti se jam vetëm.. (more…)