Archive for the ‘PERSONAZH’ Category

“Spaska hidhnim ma tmadh se me mendue per kohet e harese, ne mjerim e vaje”.. e ska hidherim si dashuria.. dashuria qe humb rruges detyren e vet per ta bere zemren te lumtur e shpallet fajtore.. Shpallet me faj se behet nena e frikes me te madhe, tradhetise..dhe ushqehet me friken e nje vajze qe druhet nga ndjenja e vet e ndaluar,,e me friken e nje djali qe nuk refuzon tundimin.. E kush e shijoi dashurine e Paolos dhe Franceskes me shume se ne? Askush. (more…)

Advertisements

Grua në periferi..

Posted: September 14, 2014 in ALBANIAN VOICE, INTERVISTA, PERSONAZH

https://www.youtube.com/watch?v=7tOt68v1jbo 

Në strehën e “komunistëve”

Reportazh rreth aktivitetit dhe qëllimeve të Aleancës kundër diskriminimit dhe komunitetit LGBT. 17 maj, përgatitjet dhe rezultatet e Paradës së Krenarisë. Maj 2014

Studente ne prag te pensionit!

aDSC04276

Paradoksale, por e vertete. Shume infermiere 50 dhe 60 vjecare jane detyruar te rifillojne studimet ne fakultet per te mbrojtur vendin e punes! Shkrimin do e gjeni ne gazeten Shqiptarja.com

Gentjan Alinani

Posted: April 10, 2014 in AKTUALITET, PERSONAZH

Gentjan Alinani Portreti i nje studenti te gazetarise, i cili eshte gjithashtu kryeredakton i nje prej gazetave te sportit ne vend. Rrefimi i tij si e ka pare kete profesion ne fillimet e tij, dhe cfare ka ndryshuar tashme tek ai ne rolin e drejtuesit. Gentjan Alinani : “Karriera eshte produkt i perkushtimit dhe fatit”        Nga Delinda Mucollari

Dhimiter Orgocka

Posted: March 24, 2014 in PERSONAZH, TEATËR

Dhimiter Orgocka

DSC03639

Nje portet i bere me shume deshire mbi nje nga figurat qendrore te teatrit te Korces “A.Z.Cajupi” dhe nje artist qe i ka dhene kinematografise dhe teatrit shqiptar me shume se c`mundej.. Dhimiter Orgocka ne nje rrefim..

47633_10202291565524075_1043820968_n

Shumëkush e ka ëndërr të shëtisë botën të paktën një herë të vetme, por vetëm pak mundin ta realizojnë atë. Ndryshe nga të tjerët, rasti i Osman Bregut është krejt i veçantë. Ai ka mundur ta shndërrojë këtë ëndërr në realitet në një udhëtim 8 mujor, ku ka mundur të shohë peisazhe mahnitëse dhe të vizitojë disa nga vendet më të bukura mbi Tokë. Ai nuk është një udhëtar i zakonshëm, as një aristokrat i lindur, as një i moshuar në kërkim të aventurës së fundit. Osmani është një 23 vjeçar, lindur në fshatin Tapizë të rrethit të Krujës dhe është punësuar si një kamarier në kompaninë Royal Caribean Cruises Line, e cila merr përsipër udhëtime të gjata me kroçerë për pushues nga e gjithë bota. Ndërsa shijon pushimin me familjen në Krujë, Osmani na tregon në këtë intervistë se si e ka përjetuar këtë përvojë pune, të cilën mezi pret ta rifillojë pas disa javësh.

Nga Delinda Muçollari

-Si nisi e gjithë përvoja juaj e udhëtimit me krocerë?

Fillimisht një shok më foli për këtë ofertë punësimi dhe më nxiti që të shkoja për të aplikuar. Pasi dorëzova CV-në dhe bëra intervistën në Skype me zyrën në Shkup, iu nënshtrova një trajnimi 2 ditor dhe në fund bëra intervistën me punëdhënësin në qytetin e Shkupit ku mu komunikua që do të bëhesha pjesë e kompanisë së tyre.

-Thuhet se kroçerat janë qytete lundruese dhe mund të gjesh gjithçka brenda tyre, çfarë lloj aktivitetesh zhvillohen aty?

Është e vërtetë. Nëse kërkon diçka, me siguri mund ta gjesh brenda anije. Përgjatë një bulevardi rreth 200 metra të gjatë, janë të vendosura dyqane ku mund të gjesh të gjitha llojet e produkteve, bare, restorante, kazino e lojra fati. Anija është e pajisur gjithashtu me një fushë golfi, një fushë futbolli, basketbolli, një palestër gjigande ku ka edhe ring boksi, kinema dhe teatër me kapacitet rreth 3000 vetë, pistë patinazhi, sallë kërcimi ku instruktorët të mësojnë si të vallëzosh  e madje është e krijuar një hapësirë e madhe për surfing artificial brenda anijes.

(more…)

 Dedikuar një mikeje të shtrenjtë,

 Klevisa Milan Alinani, kjo është për ty!!!

Image

Askush nuk mund tja kthente më humorin.. “Ai” që ia kish marrë zemrën ishte në ditët e veta më të vështira..dhe ajo s`mund të bëntë gjë.. E meqë miqtë duken në ditë të tilla, mendja i punonte vetëm për të mbështetur “të dashurin e saj” para syve të gjithë botës  e për t`i thënë vetes: “Fundet janë gjithmonë të lumtur, e nëse tani asnjë gjë nuk shkon, atëherë nuk është fundi!!”

 

Kuq e zi! Një djall i kuq e shoqëron këmba – këmbës në çdo hap të sajin. Në 8-vjeçare, gjimnas, fakultet.. e madje madje edhe tema e diplomës duhet të kishte pak djall të kuq brenda,apo shumë fare..apo të ishte djalli vet!! Nuk është për tu trembur! As për t`ia mbathur.. është një histori dashurie mes një vajze dhe një… skuadre futbolli.. J

Gjithkush që e ka takuar qoftë edhe një herë të vetme Klevisën, e di fort mirë pikën e saj të dobët: arsyen përse gëzohet, përse qan, përse bërtet, përse feston, përse krenohet, përse mërzitet, përse pret me padurim atë orën e caktuar që ndeshja e rradhës të fillojë..është dashuria e saj e përjetshme, e lidhur me një kontratë të pashkruar: ACMilan!!

“Ata që më njohin e dinë fare mirë rëndësinë që ka kjo skuadër për mua… thjesht është pjesë e imja… Është ndjenjë që sikur të mendohem ta sqaroj në mënyrën perfekte, nuk do kuptohet kurrë pa e provuar. Unë e kam këtë fat..” –thotë ajo gjithnjë kur përpiqet të shpjegojë këtë pasion të sajin,të cilin vajzat e tjera nuk e kuptojnë dot..

(more…)

Shkurti i ngrohtë i Pamelës

Posted: March 16, 2014 in PERSONAZH

Eksperiencat e reja ne fakultetin e gazetarisë. Si i përjeton Pamela Çerma . Planet e së ardhmes.

Delinda Muçollari

Image

Në një kohë që gjithë Europa vuan pasojat e të ftohtit që solli muaji Shkurt këtë vit, të gjithë po presim me padurim fundin e këtij dimri dhe ardhjen sa më të shpejtë të pranëverës. Por me Pamela  Çermën nuk ndodh kështu. Mesa duket ajo është i vetmi person që po e shijon këtë muaj në maksimum dhe që do dëshironte të mos mbaronte kurrë.

(more…)

Image

I dashur mik – në e bëfsh gazetën me fleta të mëdha; shqiptarët do të thonë që s’fshihet dot lehtë; në e

bëfsh me fleta të vogëla, do të thonë se s’është gazetë, por libër. Në e shtypsh me letra të holla, do të thonë se s’këndohen edhe prishin sytë; në e shtypësh me letra të trasha do të thonë se je “hamall” e kërkon të mbushësh vend. Në shkrofsh toskërisht, do të thonë se s’është gazetë për gjithë shqiptarët; në shkrofsh gegnisht prap ashtu, në shkrofsh në gjuhë të përzier me të dyja, gjysëm gegnisht, gjysëm toskërisht, do të thonë se është “çervish”.

(more…)