Archive for the ‘KINEMA’ Category

1620557_795687337118547_8390484323582686271_n

Risia e Festivalit Ballkanik Të Filmit, këtë vit edhe të rinj të apasionuar pas kinematografisë

Delinda Muçollari

5 shtator 2014

Festivali Ballkanik i Filmit dhe Kulinarisë në Pogradec zgjoi këtë herë kureshtjen e studentëve të arteve, gazetarisë dhe të të rinjve që janë të apasionuar pas filmit dokumentar dhe atij artistik. Të zotët e shtëpisë Eno Milkani, Gerta Qyrku dhe Fatos Baxhaku sollën këtë vit risinë e workshop-it një javor që mbështetet nga Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë. Të rinjtë kanë mundësi të punojnë gjatë kësaj jave krah ekspertëve të njohur të filmit si: regjisori i vjetër i filmave, Esat Mysliu, gjithashtu pedagog pranë Akademisë së Arteve në Tiranë dhe pedadogia e gazetarisë televizive Rajmonda Nelku, të cilët po punojnë për të orientuar studentët drejt konceptimit dhe realizimit të filmit dokumentar dhe reportazhit. Po ashtu, pjesë e rëndësishme e workshopit është prezenca e regjisores nga Prishtina, Shota Bukoshi dhe Jens Metzger, si përfaqësues të Insitutit Gëte në kryeqytet. Synimi i tyre është të sjellin eksperiencën dhe praktikën gjermane për të rinjtë e interesuar në mekanizmin e kontratave të punësimit për regjisorë e producentë të rinj. (more…)

“SHTRIGA” po ju pret..

Posted: June 20, 2014 in FOTO GALERI, KINEMA

Image

“MALEFICENT” ose “SHTRIGA” në një version të shqipëruar, është një përrallë në kuptimin e plotë të fjalës.

Ajo flet për një zanë, një zanë të vetmuar me zemër të thyer, hidhërimi i së cilës shkakton shumë fatkeqësi, derisa ndjenja e mëmësisë për një vajzë të vogël e të pambrojtur e mëson si të dojë sërish. Konkluzioni: dashuria e vërtetë pushton çdo zemër!

Janë të dukshme paralelizmat me prodhimin origjinal nga Disney “Bukuroshja e Fjetur” që përfshijnë përshtatjen e kostumografisë, të kastit të aktorëve, tre zanat pakëz ‘të trasha’ e që grinden me njëra-tjetrën dhe batutat nga filmi i vjetër që përmirësohen ndjeshëm nga fuqia e zërit të protagonistes Angeline Jolie dhe prezenca e saj e pangatërrueshme. (more…)


Image

Është e zakontë të gjesh një produkt kinematografik amerikan të shekullit XX që i bën lavde sistemit politik, mënyrës së qeverisjes dhe heronjve të panumërt të kombit. Megjithatë tek tuk nuk mungojnë produkte që trajtojnë me kriticizëm elementët më lart. Janë pikërisht këta që vlejnë të vërehen me kujdes, njërin prej të cilëve do zgjedh ta përmend si ilustrim perfekt i pasqyrës politike e shoqërore të vendit tonë. (more…)

G.I. JOE RETALIATION (2013)

Posted: April 15, 2013 in KINEMA

G.I. JOE RETALIATION (2013)

Bruce Willis shënon suksesin e rradhës me fiction-in më të fundit G.I.JOE.
Heronjtë nuk kanë fund.. Presideniti i SHBA nuk rri dot larg rreziqeve.. 🙂

“ARGO”

Posted: April 14, 2013 in KINEMA
Tags:

FOTO GJATË CEREMONISË SË NDARJES SË ÇMIMEVE OSCAR 2013

“ARGO”

Posted: April 14, 2013 in KINEMA

FOTO GJATË XHIRIMIT TË FILMIT

“ARGO”

Posted: April 14, 2013 in KINEMA

FOTO GJATË XHIRMIT TË FILMIT

ARGO- NJË HISTORI AMERIKANE

Posted: April 14, 2013 in KINEMA

Suksesi i Benn Affleck si regjisor, i shpërblyer së fundmi me çmimin Oscar, i atribuohet pikërisht “Argo-s”, filmit historik që bëri bujë në publikun amerikan menjëherë pas lansimit të tij në 2012 dhe një nga filmat pretendentë për disa çmime të rëndësishme në botën e kinematografisë botërore.
“Argo” është një dramë historike e bazuar në dëshminë reale të agjentit të CIA-s Toni Mendez, rrëfyer në librin “Mjeshtri i Maskimit” (“The monster of disguise”), ku Mendez tregon sesi mundi të shpëtojë 6 diplomatë amerikanë në Teheran, gjatë krizës së pengjeve të Iranit më 1979.
Roli protagonist i takon Benn Affleck, nën petkun e agjentit të fshehtë, dhe një kasti të njohur aktorësh si Bryan Cranston, Alan Arkin dhe John Goodman në role dytësore.
Historia zë fill brenda një konflikti politik mes qeverisë Amerikane dhe asaj Iraniane. Në 1979, 6 diplomatë amerikanë mundën të largohen fshehtas nga ambasada amerikane në Teheran, aty ku aktualisht punonin, disa orë pasi godina ishte rrethuar nga një turmë e dhunshme vendasisht që arritën të mbanin peng brenda ambasadës të gjithë personelin e mbetur në të. 6 të arratisurit fshihen në rezidensën e ambasadorit kanadez dhe menjëherë kontaktojnë zyrat qëndrore të CIA-s për situatën ku ndodheshin. Nevojitej një plan i mirëpërgatitur për t`i rikthyer diplomatët shëndoshë e mirë në vendlindje, detyrë kjo që e mori përsipër Toni Mendez, agjenti i CIA-s. plani I Mendez për t`I nxjerrë diplomatët jashtë terrritorit armik realizohet nëpërmjet krijimit të një situate false, ku ai shtiret si producent iI një filmi fantastiko-shkencor me titullin “Argo”, prej nga merr titullin edhe filmi në fjalë. 6 “të burgosurit” marrin rolin e fotografëve she skenografëve, duke u shtirur sikur janë në kërkim të vendxhirimeve interesante për ti përdorur në skenat e filmit. Kjo situatë bëhet edhe më e besueshme kur Mendez pajis me dokumentacionin e duhur çdo pjesëtar të grupit dhe përfshin brenga inskenimit të tij edhe disa punonjës të vërtetë të filmave në Hollyëood. Fundi i historisë është sukse si misionit që Mendez mori përsipër, rikthimi i diplomatëve në vendlindje.
“ARGO” ka arritur të vlerësohet nga media e kritika si një nga krijimet kinematografike më të mira të vitit të kaluar. Ai arriti të merrte 7 nominime në edicionin e 85-të të Academy Awards dhe fitoi 3 prej tyre, fitoi 5 nominime Golden Globe e gjithashtu u cilësua si Filmi më i mirë, Montazhi më i mirë dhe Regjisori më i mirë ne ceremoninë e British Academy Film Awards.
Ky film shënon një histori të rradhës së inteligjencës amerikane, ku protagonisti përfundon si një hero i lavdishëm, i aftë për t`i` bërë ballë çdo situate në emër të vendit dhe të popullit të tij. Është nga ato produkte kinematografike që nuk kalojnë pa u ndier, duke ndezur kështu edhe polemika për shkak edhe të karakterit politik që ka. Me siguri Affleck e ka parashikuar impaktin që do të kishte kjo histori tek publiku amerikan, i cili dëshiron një hero për çdo ditë të javës, që t`u atribuojë krenarinë për vendin e tij.Figurë