Archive for the ‘INTERVISTA’ Category

Grua në periferi..

Posted: September 14, 2014 in ALBANIAN VOICE, INTERVISTA, PERSONAZH

https://www.youtube.com/watch?v=7tOt68v1jbo 

Advertisements

47633_10202291565524075_1043820968_n

Shumëkush e ka ëndërr të shëtisë botën të paktën një herë të vetme, por vetëm pak mundin ta realizojnë atë. Ndryshe nga të tjerët, rasti i Osman Bregut është krejt i veçantë. Ai ka mundur ta shndërrojë këtë ëndërr në realitet në një udhëtim 8 mujor, ku ka mundur të shohë peisazhe mahnitëse dhe të vizitojë disa nga vendet më të bukura mbi Tokë. Ai nuk është një udhëtar i zakonshëm, as një aristokrat i lindur, as një i moshuar në kërkim të aventurës së fundit. Osmani është një 23 vjeçar, lindur në fshatin Tapizë të rrethit të Krujës dhe është punësuar si një kamarier në kompaninë Royal Caribean Cruises Line, e cila merr përsipër udhëtime të gjata me kroçerë për pushues nga e gjithë bota. Ndërsa shijon pushimin me familjen në Krujë, Osmani na tregon në këtë intervistë se si e ka përjetuar këtë përvojë pune, të cilën mezi pret ta rifillojë pas disa javësh.

Nga Delinda Muçollari

-Si nisi e gjithë përvoja juaj e udhëtimit me krocerë?

Fillimisht një shok më foli për këtë ofertë punësimi dhe më nxiti që të shkoja për të aplikuar. Pasi dorëzova CV-në dhe bëra intervistën në Skype me zyrën në Shkup, iu nënshtrova një trajnimi 2 ditor dhe në fund bëra intervistën me punëdhënësin në qytetin e Shkupit ku mu komunikua që do të bëhesha pjesë e kompanisë së tyre.

-Thuhet se kroçerat janë qytete lundruese dhe mund të gjesh gjithçka brenda tyre, çfarë lloj aktivitetesh zhvillohen aty?

Është e vërtetë. Nëse kërkon diçka, me siguri mund ta gjesh brenda anije. Përgjatë një bulevardi rreth 200 metra të gjatë, janë të vendosura dyqane ku mund të gjesh të gjitha llojet e produkteve, bare, restorante, kazino e lojra fati. Anija është e pajisur gjithashtu me një fushë golfi, një fushë futbolli, basketbolli, një palestër gjigande ku ka edhe ring boksi, kinema dhe teatër me kapacitet rreth 3000 vetë, pistë patinazhi, sallë kërcimi ku instruktorët të mësojnë si të vallëzosh  e madje është e krijuar një hapësirë e madhe për surfing artificial brenda anijes.

(more…)

Llazar Semini në 24 orë

Posted: March 12, 2014 in INTERVISTA, PERSONAZH

llazar

–  Delinda Muçollari –

Reporteri i Shqipërisë për Associated Press, Llazar Semini, rrëfen vështirësitë e punës për një agjenci ndërkombëtare lajmesh, sfidat dhe synimet në jetën e tij profesionale. “Më nxit nxjerrja në pah e vështirësive të këtij populli të vogël në përpjekjet e tij tepër të vonëta për integrim në këtë botë-ëndërr për të.”- shprehet Semini për gazetën “Reporteri”.

Raporti me zilen e alarmit në mëngjes, mirë apo keq?

Shumë normal, pak para ose në orën 07:00. Normal, pasi jam i qetë në gjumë dhe e shfrytëzoj atë mirë.

“Meraku” i parë që keni sapo zgjoheni?

Kujdesem për përgatitjen e fëmijëve për në shkollë.

(more…)

24 oret e Ulpianës

Posted: December 11, 2013 in INTERVISTA, PERSONAZH

Nga : Delinda Muçollari

 
Ja rruga pёr tё dalё faqebardhё nё fund tё ditёs! Ulpiana Lama, moderatore e programit “Pasdite nё Top Channel” zbulon pёr “Reporterin” detajet e pёrditshmёrisё sё saj dhe njё kёndvёshtrim kritik mbi gazetarinё nё vend nё kёtё valё ndryshimesh qё po pёrjeton tregu mediatik shqiptar.

(more…)

Nga : Delinda Mucollari

Image

Kur të gjithë gazetarët po kërkonin një copëz vend në një televizion kombëtar ose jo, për tu bërë pjesë e botës së madhe të medias vizive, dy vajza zgjodhën të pushtojnë një strehë tjetër të komunikimit me publikun: Youtube!

(more…)

Image

Duket sikur fshihet brenda shtëpisë së tij të qelqtë. Gjithkah i rrethuar me mijëra libra e miliona vargje,në këtë vend që dikujt tjetër do t`i dukej i çuditshëm për të jetuar, atij i përngjan me strehëzën më të përsosur mbi tokë. I ulur pas skrivanisë së drejtorit në bibliotekën e qytetit, poeti Skënder Rusi pret me dashamirësi çdo vizitor të rastit duke e vëzhguar imtazi për të ‘vjedhur’ ndonjë varg tek secili. Tashmë prej 17 vitesh është i zoti i shtëpisë në bibliotekën“Thimi Mitko”, të cilën me krenari e quan ‘syrin e bukur të qytetit brenda të cilit jeton ai’. I cilësuar si një ndër lirikët më brilantë të vendit tonë e sigurisht një ikonë nderi i qytetit të Korçës, Rusi mban mbi supe një histori të gjatë sfidash dhe fitoresh që në fillimet e tij në periudhën komuniste e deri më sot, në ditët e tij të lavdishme.

(more…)

E dini ç’bën shkrimtarja Flutura Açka kur politikanët dalin në ekran? Merr pultin e televizorit, shtyp opsionin “mute” dhe

në sytë e saj ata kthehen në kukulla pa zë, për të cilat ajo ka rrëfyer edhe në romanin e saj të fundit “Kukullat nuk kanë atdhe”. Por duket se një tjetër roman që pret të shkruhet ka filluar t’ia  trazojë gjumin shkrimtares…

Flutura Açka

Cila është ideja jote për lumturinë?

Lumturia shpesh është burimi i pakënaqësive tona, projektimi i saj strabik në sytë tanë, ethja për ta zgjatur. Lumturia është matrica e lumturive të vogla të përditshme, që shpesh, ngaqë i shijojmë nxitueshëm, na duken edhe më të shkurtra. Çështja është se si në vjegën e njërës të dimë të lidhim tjetrën, asisoj që radhori i tyre t’i japë kuptim jetës sonë.

Cila është frika më e madhe?

Dikur ishte avioni, tani frika nga ndonjë shofer i marrë në rrugë, nga më e pakta, mund të mbetesh çyryk.

Kë person të gjallë admironi më shumë?

Nuk kam ndonjë admirim akut për ndokënd, të paktën mes të gjallëve, jo. Si qenie biologjike, nuk kam të tillë, por si qenie letrare, kam.

Cili është ai tipar i të tjerëve që të ngjall mëshirë?

Protagonizmi i frymëzuar nga padija ose paraja, ose të dyja bashkë, që duket se ndër shqiptarë rrinë mirë me njëra-tjetrën.

Ekstravaganca jote më e madhe?

Personazhet e mi janë më të ekspozuar ndaj ekstravagancës, unë jam natyrë më diskrete. Edhe një xhaketë të shtrenjtë me dizajn të bunkerëve shqiptarë, të një stilisti holandez (një porosi ca e kripur), dyshoj në ia vlen ta vesh ndonjëherë. Dikur po, kur nuk kishte shumë ngjyra rrotull, kam mbajtur ngjyra shumë të forta, veçmas çorapë e geta.

Cili është udhëtimi yt i preferuar?

Udhëtimi i shpeshtë për të takuar tim bir. Pse jo, të kthehesha sërish në Granada. Vietnami dhe Kamboxhia do të jenë udhëtimi im i ardhshëm, por Afrika mbetet dashuria ime.

Në ç’rast mund të gënjesh?

Një poezi imja e shpjegon rastin e vetëm kur unë mund të gënjej: Më gënjejnë pa turp/dhe unë pa turp i gënjej/duke i dëgjuar/deri në fund.

Personi që përçmon më shumë?

Nuk përçmoj kënd, ka disa njerëz që thjesht i shmang t’i takoj.

Cilat fjalë ose shprehje përdor më shpesh?

‘Sorry’, që ka kuptim të shumëfishtë, dhe jo gjithnjë është ndjesë. Kur jam e zemëruar përdor fjalën ‘lafarak’, edhe në variantin femëror të saj.

Pengu yt më i madh?

Të kisha një vajzë, të kem një vajzë, desha të them…

Kur dhe ku ke qenë e lumtur?

Kam qenë shpesh e lumtur, në pranverë veçmas, në Shqipëri dhe Holandë. Një ditë fundmaji ka qenë edhe dita më e lumtur e jetës sime.

Në ç’gjendje shpirtërore je tani?

Kanë filluar pagjumësitë e para, trazimet e një romani të ri, mbase. Një ngathje në komunikim, një gjendje pa trajtë, qysh pas shkarkesës nga një barrë lodhëse si “Kukullat nuk kanë Atdhe”.

Nëse do të mundeshe të ndryshoje diçka nga vetja, çfarë do të ishte?

Të falja më pak, të harroja më pak.

Ç’gjë e konsideron arritjen tënde më të madhe?

Të ruajturit e thelbit, kjo ngaqë thelbin ia kam varësuar vetëm Fluturës, me të mirat dhe të këqijat e veta. Koha dhe rrethanat i ndryshojnë njerëzit, keqardhja nga metamorfoza e ndonjë mikut tim para syve të mi, më ka dhënë alarmin e kësaj humbjeje.

Po të vdisje dhe të mund të mishëroheshe në një tjetër njeri apo diçka tjetër, çfarë do të doje të ishe?
Kalë, kali fle në këmbë, nuk zgërlaqet.

Cili është sendi më i çmuar që zotëron?

Kam disa të tilla, sendi më i fundit i çmuar është një tufë Proteash që i kam “grabitur” nga Table Mountain, në skajin më jugor të Afrikës.

Kë quan pikën më të thellë të mjerimit?

Depersonalizimi prej adhurimit ndaj dikujt që ke përballë, veçmas kur ky dikushi e di dhe përkëdhelet nga përulja jote. Idhulli të mbron, nuk të shpërdoron.

Ku do të të pëlqente të jetoje?

Në Firenze.

Ndër veprimtaritë që merresh, cila është e preferuara juaj?

Të lexuarit, të bërit dhe të shkruarit libra. Sikur të hiqja dorë nga ndonjëra prej tyre, do të kisha preferuar edhe të shisja libra.

Cila është karakteristika juaj më e spikatur?

Besoj, mirësia, përkushtimi, të qenit e drejtpërdrejtë, gjë që shpesh nuk më ka sjellë dobi.

Veçoria që pëlqen më shumë te një mashkull?

Mençuria dhe të diturit e sjelljes me femrat, edhe në shtrat. Ka meshkuj që nuk e dinë se edhe gruaja ka orgazmë, mjerë ata!

Veçoria që pëlqen më shumë te një femër?

Feminiliteti. Meshkujt na duan për të kundërtën e vetes.

Cilët janë shkrimtarët e tu të preferuar?

Clarice Lispektor, J.M. Coetzee, Virginia Woolf, John Williams, Mishel Houellebecq dhe poetesha Ingrid Jonker.

Cili është heroi yt në art dhe kulturë?

Faruku te “Shtëpia e heshtjes”, dhe Anil te “Fantazmat e Anil”.

Kë ke heronj në jetën reale?

Nuk kam.

Cilat gjërat nuk të pëlqejnë fare?

Shija e Brussels Sprout, të vetmen të jeshiltë që nuk e gatuaj. Mitingjet dhe krekosjet e politikanëve shqiptarë nëpër ekrane. Vetëm në vende me civilizim të dyshimtë ndodh kjo. Kur dalin ata në ekran, unë shtyp “mute” dhe ata kthehen në kukulla pa zë. Edhe personazhet e mi e bëjnë këtë, tani edhe shumë e më shumë qytetarë, madje.

Si do të të pëlqente të vdisje?

Duke e ditur, që të mund të përshëndesja njerëz të dashur. Është shumë e rëndësishme të dish si të jetosh, por po aq e rëndësishme të dish si të vdesësh.

Cila është motoja juaj? 

Njeriu është ajo çfarë bën.

(gazeta MAPO http://mapo.al/2013/05/25/flutura-acka-protagonizmi-nga-padija-dhe-paraja-rri-mire-nder-shqiptare/

 elll http://www.youtube.com/watch?v=1N_1TjXOzRg

 

Elvana, “1990”, është këngë që na rikthen pas në kohë, si erdhët ju në këto vite?

Ishin vitet “90 vitet thelbësore dhe kulmore për muzikën hip hop. Duke ndikuar jo vetëm në ndryshimin e stilit të muzikës, por dhe në stilin e të veshurit, në stilin e jetesës. Ishin vitet e një revolucioni të madh muzikor. Duke inspiruar shumë artiste në gjithë botën madje edhe në ditën e sotme. Unë jam një ndër to.

Edhe pse kam qenë e vogël, e gjej veten shumë në ato vite pasi një material muzikor mbase mund të ishte më i thjeshtë në orkestrim, por shumë shpirt duke i rezistuar kohës. E gjithë bota është në një rotacion të madh muzikor. Ndaj edhe unë doja të isha pjesë e tij duke e sjell si trend në Shqipëri. Jo vetëm me këtë këngë, por i gjithi albumi është konceptuar i tillë. Një album novator që sjell tendencë.

Duket sikur do të jetë një hit i kësaj vere, e prisnit ju këtë?

Do të jetë një nga hitet pasi këngë të tjera priten të publikohen gjatë kësaj periudhe. Është bërë një punë shumë e madhe për këtë album të ri dhe me pret një agjendë e ngjeshur promovimesh dhe koncertesh. Dhe në fakt i gjithë viti ka nisur kështu. Janë publikuar tashmë 3 sigle dhe 5 këngë, 5 balada që flasin shqip në çdo notë dhe tingull, të prezantuara në një “live studio session”. I pari në Shqipëri. Në fakt synimi që kam për këtë album është muzika që ka brenda t’i rezistoj jo vetëm kësaj vere, por dhe mbas shumë viteve.

Cilat janë reagimet e para që iu kanë ardhur në lidhje me këtë prodhim muzikor?

Në fakt kënga “1990” është përqafuar menjëherë nga publiku, madje i ka kaluar pritshmëritë e mija. Nuk mund të lë pa përmendur koncertin tim të fundit në Tiranë. E them me krenari, një shou i niveleve botërore. Që të ishte i tillë m’u desh një suport i jashtëzakonshëm nga “Threedots Production”, Nrg radio, Provideo, Prosound dhe Orange. Zgjodha pikërisht këtë event kaq të veçantë për të prezantuar këngën dhe videon “1990”. Reagimi i publikut ishte i mbresëlënës. Më vjen mirë, pasi shikoj një etje dhe nostalgji për muzikën e atyre viteve.

Këto kohë keni publikuar disa kënge njëra pas tjetrës. do të presim ndonjë “bombe” tjetër

Janë në laborator duke u prodhuar (qesh).

 

olen ceazri http://www.youtube.com/watch?v=W72Gjk8DG_g

Rrëfen në këtë intervistë për Klan kohën e fëmijërisë, Italinë dhë vështirësitë e fillimit, marrëdhënien me të ëmën, mësuesen e parë të tij, jetën si gjeni (edhe pse thotë se nuk ndihet aspak i tillë), lidhjet me Shqipërinë dhe planet që ruan për këtej kufirit. Është nga ata që të përditshmen e ka të mbushur me udhëtime të shumta, ruan me fanatizëm miqësitë dhe po aq edhe pasionin për teknologjinë. Preferon rrjetet sociale dhe është i pranishëm në çdo kohë, për të dhënë e marrë përgjigje, për të njoftuar të rejat, por edhe për t’u njohur me njerëz të rinj. Me batutën gjithmonë gati, i qeshur, virtuozi shqiptar është i llojit të atyre gjenive që pas një interviste mund ta quash një mik të mirë, me të cilin ke plot gjëra për të ndarë.

-Olen si shkoi koncerti në Meksiko?

Ishte shumë e këndshme. Një qytet i pafundtë, 26 milion banorë, por mrekulli. U kënaqa. Ky koncert u organizua në kuadër të “Camera di commercio italiana” që prezantonte ekselencat italiane në Meksiko dhe unë isha pjesë e ekipit italian. Ky është fati që të jesh me dy nënshtetësi, mburret edhe shteti italian me ne olenat (qesh)

– Pak ditë të shkuara dhe një koncert edhe në Tiranë. Si ju presin kur vini këtu dhe sa të forta janë lidhjet e tua më Shqipërinë?

Unë erdha në Shqipëri sepse u ftuam për koncerte me grupin tim nga Neritan Azizaj tek një lokal shumë i bukur që quhet “Boom Boom Room”, por për hir të së vërtetës një miku im, Alban Kamenica m’u lut që të vij në Shqipëri për koncert dhe e bëra me kënaqësi të madhe. U kënaqëm shumë, publiku ishte i mrekullueshëm dhe i paparashikueshëm. Kënaqësi e madhe si për mua, por edhe për grupin tim ndërkombëtar. Pritja ishte e mrekullueshme sidomos nga publiku i natës së tretë, e cila nuk ishte e parashikuar, por u bë sepse kishte shumë kërkesa. Unë kam lindur në Durrës kështu që kudo që të jetoj ose të shkoj të punoj, gjithmonë i lindur në Durrës do të mbetem. Lidhjet më Shqipërinë janë shpirtërore dhe dy-tre herë në vit kthehem edhe për koncerte ose projekte artistike. Ka rreth 2 vjet që po kthehem më shpesh sepse Shqipëria po ndryshon ditë mbas dite kështu që të tërheq edhe më tepër dëshira dhe kënaqësia e të folurit shqip. Mua më është bërë koka anglisht e italisht (qesh), por avash-avash po kthjellohet prapë.

– Për fat të keq në Shqipëri duket sikur nuk je aq i njohur, ose më mirë të themi i famshëm, sa në Itali dhe gjetkë. A të vjen keq për këtë?

Për fat të mirë apo të keq? (qesh). Nuk jam unë metri i njohurisë dhe as nuk dua që të jetë kështu. Unë banoj në Rome dhe punoj në gjithë Europën, por më shumë në Itali dhe nuk më vjen keq asnjëherë për asgjë të këtij lloji. Jam regjur që kur isha i vogël me publikun që të adhuron dhe të urren, varet me cilin sy të shohin me atë me xham apo me atë pa xham (sipas Kapedanit).

– Kritika botërore të ka quajtur “Paganini i ri”, “Virtuozi i violinës”, por për të arritur deri këtu besoj duhet të jetë dashur edhe shumë punë përveç talentit.

Fillimet e mia janë si fillimet e çdo njeriu në botë që punon natë e ditë (që të shohë pakëz dritë). Ky ishte edhe rasti im. Unë punova natë e ditë për 11 vjet nën regjimin komunist për të shpëtuar, duke marrë një bursë studimesh si rast i jashtëzakonshëm. Po flasim për moshën nga 3 vjec deri 14 vjeç, duke hyrë si rast i jashtëzakonshëm në Istitutin e Lartë të Arteve në moshën 11 vjeçare. E mbarova në moshën 14 vjecar dhe më pas studimet i vazhdova në Romë, pastaj në Salzburg, Austri, pastaj në Nju Jork. Në këto vite erdhën edhe vlerësimet nga kritika botërore, por nuk ia dilja dot të luaja në violinë vetëm pjesët e kompozitorëve të tjerë. Doja të luaja edhe muzikën time, kështu që fillova të ndryshoja këndvështrimin tim dhe pas gjithë kësaj rruge klasike fillova edhe rrugën tjetër atë të muzikës së lehtë dhe të kompozimeve të mia.

– Thonë se shoqërohesh pothuaj gjithmonë nga mamaja jote nëpër koncertet ku interpreton. Është kjo një lidhje e veçantë mes jush, ndjen nevojën e pranisë së saj, apo është meraku i nënës që kërkon të jetë pranë teje në çdo kohë?

Jo, jo kjo nuk është e vërtetë. Ka vite që nëna ime nuk më ndjek dot më nëpër koncerte dhe besoj se kjo ndodh për një arsye dhe një fakt fiziologjik, por deri sa isha minoren më ndiqte si pulla. Megjithatë kur koncertet janë në qytete shumë të bukura të Europës, ajo vjen dhe organizohet si turiste, por edhe një çikë si zysha që shkon të dëgjojë koncertin e nxënësit të saj të përjetshëm. Përveç kësaj i pëlqejnë kompozimet e mia në stilin klasik modern kështu që i pëlqente të dëgjonte të rejat që kisha në repertor. Gjithësesi lidhja është mëse e veçantë sepse mamaja ime është edhe personi që më mësoi muzikën edhe violinën, zysha e parë e jetës time.

– Kujtoj kohën kur emri yt diskutohej si gjeni. Kapërceje vitet e shkollës nga dy e nga tre dhe 14 vjeç ishe diplomuar. Si ndihet një fëmijë në atë moshë kur e trajtojnë kështu? A ndjen trysni, kënaqësi, frikë…?

Unë e kujtoj atë periudhë si periudhë ushtrie, si në zbor, por vetëm se ishte një zbor i pafundtë. Studim muzike pa fund. Filloja në orën 5 të mëngjesit dhe deri në orën 7 violinë. Pastaj vrap deri në shkollë në Durrës, te “Mujo Ulqinaku”, sot “Jan Kukuzeli”, deri në orën 12 ose 13 mësim normal, pastaj violinë deri në 4 pasdreke. Pastaj shtëpi dhe mësime gjithë ditën deri në orën 10 të darkës. Se si më kanë duruar ato komshinjtë e shkretë nuk e di… Pastaj si rast i veçantë hyra në Istitutin e Lartë të Arteve në Tiranë. Isha shumë i vogël, por filloi faza e abonesë Durrës-Tiranë me trenin që donte një orë të tërë për të shkuar dhe pastaj për 4 vjet rrjesht shkova në ILA për të mbrojtur provimet. Ndërkaq vazhdoja në lice shkollën normale. Zbori pa fund vazhdonte, por kishin ndryshuar figurat. Në konservator ishin të gjithë 20-22 vjeçarë, por nuk mbaj mend episode trysnie. Kënaqësia ishte tek duartrokitjet e popullit të thjeshtë që më në fund kishte nje moment argëtimi në atë periudhe të errët.

– Po sot, si është jeta e një “gjeniu”?

Unë nuk e konsideroj veten si një gjeni. Unë e konsideroj veten të lirë, të lirë nga çdo limit muzikor, nga çdo paragjykim. Njerëzit dhe publiku janë ato që gjejnë pastaj mbiemrat, gjeni, hyjnor, ose ai që më pëlqen më shumë është viOlen.

– Në vitin 1989 ju fituat një bursë studimi në Itali. Rast i rrallë ky për një shqiptar në atë kohë. Çfarë ndodhi më tej?

Rast i rrallë? Nuk kishin më rrugë tjetër. Në atë kohë ishin nisur edhe instrumentistë të tjerë para meje në moshë më të madhe për studime jashtë shtetit, kurse i imi ishte një rast i pashmangshëm sepse fitova në 1989 çmimin “instrumentisti më i mirë i vitit” dhe mu dha kjo bursë studimi për në Itali. Deri sa isha në Shqipëri mu duk si kushedi çfarë, por kur erdha në Itali ishte 400,000 liretta që do të thotë 350.000 për qiranë e shtëpisë dhe 50,000 për bukë. Një mizerje e vërtëtë, por më mirë se hiç fare.

– Pra një fillim i vështirë?

Në muajt e parë punova nëpër sheshet e Romës, nga qershori deri në nëntor. Pastaj situata u rregullua sepse pasi fillova konservatorin në Romë, puna u hap me koncerte. Gjithësesi ishte shumë e vështirë sepse ne ishim si mburoja që priste gjitha dallgët e emigracionit në ato periudha dhe në fillim kur u hapën kufijtë çfarë nuk ndodhi në Itali.

– Kritika italiane të përkufizoi si “Paganini i ri” dhe di që baza jote vazhdon të mbetet Italia. Pse nuk provove të shkoje diku tjetër?

Shkova që çke me të. Shkova në Austri dhe studiova atje në Mozarteum, pastaj shkova në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, punova dhe jetova atje për gati 2 vjet, por kultura dhe arti që ka Italia nuk e gjen në asnjë vend të botës. Plus kësaj mua Italia më dha çdo gjë që muzika mund t’i japë një artisti. Jam krejt i dashuruar me Romën!

– A ke menduar ndonjëherë se çdo të ndodhte me ty nëse nuk do të kishte dalë ajo bursë në 89-ën, nëse nuk do të qëndroje në Itali, nëse Shqipëria do të vazhdonte të ishte ende një vend i mbyllur?

Jo këtë mundësi nuk e kam konsideruar kurrë. Mendoj se një gjë nuk do ndryshonte: puna, zanati dhe gjithë ajo djersë e investuar në muzikë.

– Po në jetën tënde personale a ndihesh njësoj fatlum sa në atë profesionale? Dua të them, a është diku një shpirt binjak që të pret të kthehesh nga koncertet? Dikush me të cilën ndan jetën, ato gjërat e vogla (por të rëndësishme të jetës)? A je me dikë?

Këto janë çështje shumë private që nuk kam dëshirë t’i tregoj. Mund të them se për momentin jam i lumtur.

– Përtej violinës, famës, koncerteve, cila është përditshmëria jote?

Miqtë e mi. Më pëlqen t’i mbaj kontaktet dhe Facebook-u më ndihmon shumë. Udhëtimet me avion e me makinë nëpër vendet që duhet të shkoj për koncerte janë të shpeshta. Kaloj shumë kohë edhe në kompjuter. Pra jetë pak a shumë, normale.

– Po në Shqipëri kur do të kthehesh?

Nga fillimi i korrikut po mendoj të kthehem. Më pëlqen ideja të shkoj në jug të Shqipërisë me grupin tim për koncerte nëpër plazhet më të bukura.