Archive for the ‘DELI`S STUFF’ Category

Me letra

Posted: November 29, 2015 in DELI`S STUFF, POEZI

Mos bëj zë se letrat s’ti lexoj,

E përgjigje pas tyre s’të kthej

Ditë e tërë duhet t’i kuptoj

E për dreq prapë sensin s’ua gjej.

(more…)

u pa puna

Posted: November 29, 2015 in DELI`S STUFF

Kur ndërmend m’bie të t’kërkoj,

A vjen a s’vjen, nuk është problem,

Se gjithsesi do të t’harroj,

Para se timin të të kem.. (more…)

Pse rreh zemra në vesh

Posted: October 18, 2014 in DELI`S STUFF, POEZI
Tags:

45327_480277882014871_223922971_n

Po m`rreh zemra në vesh, të shkrova,

se po më puth jastëku fort,

a ndoshta dora ime mbi puthësin e marrë

vizaton trokitje zemre

për veshin lozonjar..

Ti shkrove h dhe a njëra pas tjetrës

disa herë

pastaj re në gjumë të rëndë

dhe unë çova dëm gjithë natën për ti deshifruar kodet e tua,

të vështira ishin. (more…)

“Spaska hidhnim ma tmadh se me mendue per kohet e harese, ne mjerim e vaje”.. e ska hidherim si dashuria.. dashuria qe humb rruges detyren e vet per ta bere zemren te lumtur e shpallet fajtore.. Shpallet me faj se behet nena e frikes me te madhe, tradhetise..dhe ushqehet me friken e nje vajze qe druhet nga ndjenja e vet e ndaluar,,e me friken e nje djali qe nuk refuzon tundimin.. E kush e shijoi dashurine e Paolos dhe Franceskes me shume se ne? Askush. (more…)

Të paudhët

Posted: September 23, 2014 in DELI`S STUFF, POEZI

IMG_2225

E pse më thua hesht?

Ata do t`na përgjojnë gjithnjë i dashur,

do të jenë hijet tona..

Ata ishin zhurma hapash të vrazhdë pas nesh bulevardit,

ata ishin mërmëritje e mjegullt në fund të letrave tona,

ishin presjet e lodhura të këngës sime,

ishin kollitjet e zilisë ndaj buzëqeshjes sate,

ishin  mure të rrënuar që u rrekën të ngrihen mes njerëzve

e më pas binin penduar nën këmbët e atyre që duhen.. (more…)

Po si u bëmë kështu?!

Posted: June 24, 2014 in DELI`S STUFF, POEZI

 

Pa ty,

gjithnjë mes kryqëzimesh jam..

vetëm

e shterur

e zonja s’jam..

Dhe nëse të mendoj

hutohem dhe më shumë,

po si u bë kështu?

po si u bëra unë? (more…)

KARMA

Posted: June 17, 2014 in DELI`S STUFF, POEZI

Ai s’pat guxim të më kthente krahët

e ta linte zërin tim të shuhej pas

ai gjithnjë më thoshte se ne të gjallët

jemi larg dhe në puthje çdo çast..

Ai s’gjet vullnet për t’i ndarë ne udhët

mbi to kishim çapur të parat ndjesi

as erdhi, as iku, po foli zëulët:

“gjithmonë kam menduar që do ikje ti..” (more…)

Rrefim..

Posted: April 9, 2014 in DELI`S STUFF, THOUGHTS..

..sepse Ai ёshtё mall, malli qё

shpirtin kafshon dhe dot s’e tret..

malli qё thumbon sa herё nevojё kam t’i dёgjoj zёrin e prapё s’e gjej..

ai ёshtё zemra bosh kur mungon rreth meje dhe ajri i vetёm s’mё mbush dot me jetё..

ёshtё himn i gdhendur qё mё troket ritmin e tij cdo cast brenda zemrёs.. (more…)

Mendja çmendja ime..

Posted: April 4, 2014 in DELI`S STUFF, POEZI

Image

Një copëz akull a ta qëndis,

Mbi shpirtin me gjëmime?

Të ngrijë dhimbja, të bëhet gri

Kjo mendja çmendja ime..

 

A ta bëj borë përjetë shikimin?

Mos trembet, nxihet me trishtime,

Të gjejë qetësi e shkreta,

Kjo mendja çmendja ime.. (more…)

Ti më bind se jam vetëm..

Posted: April 4, 2014 in DELI`S STUFF, POEZI

Image

Ti më bind se jam vetëm

Në fund të çdo dite

Dhe natën aq më tepër

“je vetëm” pëshpërite!

 

Në derën tënde s`hyj

Te pragu saj ne mbetëm

Kur s`lë të të ndjek ty,

Më bind ti se jam vetëm.. (more…)