Archive for the ‘AKTUALITET’ Category

Mund ta mbyllja edhe këtë ditë pa ia nxirë faqen vetes në të tillë formë që po më teket ta bëj, po muzat e mia s’po i zeka gjumi pa qenë të sigurta se do ta kryejnë funksionin dhe do m’i vënë gishtat në tastierë për njëfarë sebepi. Për këtë shkak..(me shumë finesë u përpoqa të shmangia fjalën ‘atëherë’ siç m’u bë zakon në fakultet se profesori do më vriste duke më thënë ‘po na thuaj moj vajzë,pse atëherë dhe jo tani?’Dhe unë s’pata kurrë guxim t’i them se në ditët tona po thuhen dhe bëhen vepra të rënda ama në një nivel linguistik tepër të lartë me demek dhe të vërtetat po thuhen qorrazi, sëmurshëm, thatë ,shëmtuar dhe pa ‘ë’ në fund të fjalës.) Ndaj po i bëj bisht sot asaj që unë quaj moton më aktuale të shqiptarëve në këto ditë që po mbijetojmë ‘t’ia hedhim edhe sot’! (more…)

Advertisements

Çorba jonë allafrënga

Posted: January 19, 2015 in AKTUALITET
Tags:

Nga Delinda Muçollari

03fe67f8a9b6a3d957cf1461471475dd

7janar 2015. Mund të ishte çdo ditë tjetër.

Paris. Vështirë të mendosh se mund të jetë e rastësishme diçka që ndodh në një nga nyjet e Europës.

Media. Të nxit menjëherë një reaksion arsyetimesh lidhur me pushtetin që zotëron duke u shndërruar në shkrepësen që u vë flakën dhjetëra konflikteve që ziejnë anë e kënd.

Islam. Një nga dimensionet e botës ku jetojmë që gëzon statusin si një nga shtyllat e njerëzimit, ashtu sikurse dhe evokon një mllef të pazgjidhshëm në memorien e shumë njerëzve, të imponuar apo edhe të qëllimtë.

ISIS. Sinonim i një epidemie që po asimilon territor çdo ditë e më shumë në veshët e botës dhe po rekruton në rradhët e veta ushtarët e terrorit gjithnjë e më të shumtë në numër.

Charlie Hebdo. Emër i një mediumi gati të panjohur më parë , i cili bëri xhiron e botës brenda 24 orësh duke e paguar çmimin me 12 jetë njerëzore.

E mbi gjithë këto, qëndron kryefjala e konfliktit dhe antipodi i paqes: TERRORIZËM.
(more…)

1620557_795687337118547_8390484323582686271_n

Risia e Festivalit Ballkanik Të Filmit, këtë vit edhe të rinj të apasionuar pas kinematografisë

Delinda Muçollari

5 shtator 2014

Festivali Ballkanik i Filmit dhe Kulinarisë në Pogradec zgjoi këtë herë kureshtjen e studentëve të arteve, gazetarisë dhe të të rinjve që janë të apasionuar pas filmit dokumentar dhe atij artistik. Të zotët e shtëpisë Eno Milkani, Gerta Qyrku dhe Fatos Baxhaku sollën këtë vit risinë e workshop-it një javor që mbështetet nga Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë. Të rinjtë kanë mundësi të punojnë gjatë kësaj jave krah ekspertëve të njohur të filmit si: regjisori i vjetër i filmave, Esat Mysliu, gjithashtu pedagog pranë Akademisë së Arteve në Tiranë dhe pedadogia e gazetarisë televizive Rajmonda Nelku, të cilët po punojnë për të orientuar studentët drejt konceptimit dhe realizimit të filmit dokumentar dhe reportazhit. Po ashtu, pjesë e rëndësishme e workshopit është prezenca e regjisores nga Prishtina, Shota Bukoshi dhe Jens Metzger, si përfaqësues të Insitutit Gëte në kryeqytet. Synimi i tyre është të sjellin eksperiencën dhe praktikën gjermane për të rinjtë e interesuar në mekanizmin e kontratave të punësimit për regjisorë e producentë të rinj. (more…)

Image

Ata nuk zënë ekrane. Nuk popullojnë rrugë. Nuk kanë 7milion teka të ditës. Nuk të fiksojnë nga koka te këmbët për të parë ç`ke veshur. Nuk mbushin rrjetet sociale me foto aventurash. Nuk dyndin bllokun me makiato të hidhura. As nuk tundin zinxhirët kotësisht rrugëve. As nuk vrasin kohën duke bërë shopingje. As nuk duan tja dinë c`është I-phone. Ata nuk vdesin për Justin Bieber. Nuk ëndërrojnë të takojnë Messin. Nuk duan të shkojnë në hënë. Ata nuk jetojnë për sytë e të tjerëve. Ekzistojnë për veten. Nuk dëshirojnë të jenë të çuditshëm. Nuk duan të vihen re ngulmazi. S`duan as të të shqetësojnë. Veç një gjë e lusin heshturazi:Të jenë normalë!

Sapo shkel në fshatin gjëmëmadh Gërdec, përbri autostradës Tiranë-Durrës, teksa makinat nxitojnë pa hedhur sytë asnjë çast te kjo shtëpi e bardhë, gjen ata. Janë të rinj me aftësi të kufizuara që po përpiqen të thyejnë limitet e tyre në “Shtëpinë e Shpresës.” Disa prej tyre gjenden prej kohësh në një karrige me rrota, e të tjerë mundin të ecin vetë edhe pse me vështirësi. Ata vijnë nga Shijaku, Sukthi, Tirana për të gjetur çuditërisht shpresë në këtë fshat që qe bërë sinonimi i fatkeqësisë dikur. E për ta, Gërdeci është tashmë shtegu i një jete tjetër, plot ngjyra, pa kufizime. Iliri është 16 vjec, Sara është 19, Egla 28, Abiusi 17, ndërsa Sabina dhe Geri janë 14 vjeç. Prej tyre, Iliri është i vetmi që ka mundur të ndjekë shkollën deri në klasën e pestë në 9-vjeçaren e fshatit Sukth. Të tjerët, asnjëherë nuk i kanë njohur bangat e shkollës, nuk kanë patur shokë klase, nuk kanë patur mësuese. Deri para pak muajve muret e shtëpisë kanë qenë të vetmet horizonte që njihnin dhe familjarët, të paktët njerëz që i donin. (more…)

Faleminderit futboll !

Posted: June 15, 2014 in AKTUALITET, REFLEKTIM

Image

Asnjëherë nuk kam qenë tifoze futbolli.

E vogël, i shihja ndeshjet vetëm sepse babi vendoste ta stoponte telekomandën aty ku luhej futboll. Më pas, më intrigonte në një mënyrë irrituese dashuria e kaq shumë njerëzve për këtë lojë dhe “fiksimi” i tyre për tu bërë adhurues të pakushtëzuar të një ekipi të caktuar. E kur i dëgjoja tek flisnin gjithë pathos për këtë pasion të tyrin, gjithmonë i pyesja: Po pse bën tifo pikërisht për këtë ekip? Për çudi apo jo, merrja përherë të njëjtën përgjigje, se që të vegjël atë ekip kishin dashur dhe nuk e kishin braktisur më.

Mund ta përfytyroj edhe tani si më hidhërohej fytyra nga kjo përgjigje që nuk e shuante kuriozitetin tim. “Ah Deli, ti nuk mund ta kuptosh!”  I lija në botën e tyre. Nuk i ngacmoja më. Le të merreshin me idhujt e tyre. Ndoshta s’do ta kuptoja kurrë, siç thoshin ata. (more…)

Në strehën e “komunistëve”

Reportazh rreth aktivitetit dhe qëllimeve të Aleancës kundër diskriminimit dhe komunitetit LGBT. 17 maj, përgatitjet dhe rezultatet e Paradës së Krenarisë. Maj 2014

Studente ne prag te pensionit!

aDSC04276

Paradoksale, por e vertete. Shume infermiere 50 dhe 60 vjecare jane detyruar te rifillojne studimet ne fakultet per te mbrojtur vendin e punes! Shkrimin do e gjeni ne gazeten Shqiptarja.com

Para Kullës së Babelit

Posted: May 1, 2014 in AKTUALITET

Image

Sasia e informacionit që qarkullon cdo ditë rreth nesh është e pafund. Të reja dhe të vjetra, të thëna e të pathëna, hamendësisht të vërteta dhe jo të tilla bëhen pjesë e së përditshmes sonë duke na goditur veshin dhe syrin pa pushim. Nga vjen gjithë ky informacion? Burimet janë të shumta. Në shekullin e 21-të mund të të mungojnë plot gjëra, por informacioni jo.

Hape televizorin dhe do të gjesh pafund edicione lajmesh, programe artistike, talk show me tema politike, ekonomike,sociale,kulturore, mbledhjen e rradhës së Parlamentit, inaugurimin e rradhës (more…)

Image

Fiksimi për të patur në duar një produkt “Apple”, “Samsung” apo marka të tjera gjigande të teknologjisë, po shndërrohet padashur në një patologji të lehtë ose jo për të rinjtë sot përqark globit. Menjëherë pas daljes në treg të një produkti I-phone, I-pod, lap-top etj. me qindra blerës nxitojnë të kenë të parët emrat e fundit të tregut ndërkombëtar. Siç duket, edhe pse më rrallë, e njëjta gjë po ndodh edhe në vendin tonë. Shumë prej miqve e të njohurve të mi përdorin një apo më shumë prej këtyre produkteve dhe dëshira për tu përditësuar me teknologjinë e fundit bëhet gjithmonë e më e madhe.

Por, si e shoh unë fenomenin e “mollëzimit” në Shqipëri?

Është i pamohueshëm fakti që shumë shqiptarë mund t`i përballojnë çmimet e këtyre risive teknologjike dhe nuk përbën problem për ta update-imi i herpashershëm me këto produkte luksi. Megjithatë, (more…)

Gentjan Alinani

Posted: April 10, 2014 in AKTUALITET, PERSONAZH

Gentjan Alinani Portreti i nje studenti te gazetarise, i cili eshte gjithashtu kryeredakton i nje prej gazetave te sportit ne vend. Rrefimi i tij si e ka pare kete profesion ne fillimet e tij, dhe cfare ka ndryshuar tashme tek ai ne rolin e drejtuesit. Gentjan Alinani : “Karriera eshte produkt i perkushtimit dhe fatit”        Nga Delinda Mucollari