Metamorfozë e gabuar

Posted: September 22, 2016 in LIBRI, POEZI

 

A nuk i shuani dritat sonte?

Fikni televizorët!

Të dëgjohet veç rënkimi i shiut

Dhe akrepat e orës..

A s’po i mbyllni dyert?

Miqtë mos i prisni!

Nënat mos i njihni!

Mos bëni zë, mos flisni!

Hidhini, grisini, digjini dhe librat

Ulërimë e tyre do të jetë e shurdhët.

Gotat derdhini,thyejini, plasini

Kundër jush s’do të ketë asnjë urdhër..

Ndalini të qeshurat!

Mbuloni pasqyrat !

Vishini të zezat!

Fshihini fytyrat!

Hiqni kalendarët, s’keni ça të prisni

Datat, ditët, orët

Gjith me thonj t’i grisni!

Villeni ushqimin, banjave, rrugëve

Mos i ndini fjalët e pista të t’huajve!

Villeni me vrerin që ju mbushi barkun

Qiteni me nervin,

lajeni me gjakun!

Qajeni të ndjerin shpirt, murgën zemër

Dersa në palcë tju dhembë emri femër!

Vriteni frikën, shkuleni ndërgjegjien

Zhvishini ndjenjat, të keni veç veten!

Dhe kur të boshëta, të cekëta të jeni

E shans për rikthim mos ketë më kurrë,

Dijeni, kjo ish metamorfoza

Mirseerdhet në të pandjeshmen,

Gjendjen ‘burrë’!

 

Deli Muçollari

2016

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s