Një pije larg martesës (Këshillë nga një francez)

Posted: February 4, 2015 in LIBRI
Tags:

couple-restaurant

“Fransuai e pyeti se ç’do të pinte. Gjithçka varej nga porosia e saj. Ai mendoi: Po të marrë një kafe pa kafeinë do të çohem e do të iki. Në një takim të kësaj natyre, njeriu nuk ka të drejtë të pijë kafe pa kafeinë. Kjo është pija më e papërshtatshme për një muhabet të këndshëm. E njëjta gjë mund të thuhet për çajin.ende s’je ulur mirë dhe vetja të duket sikur gjendesh brenda një fshikëze krimbi mëndafshi pak të flashkët. E ndien veten sikur do të kalosh një varg të dielash pasdite duke parë televizor. Ose më keq: sikur je te vjehrri e vjehrra. Po, çaji të kujton pa diskutim shtëpinë e vjehrrit e të vjehrrës. Po çfarë atëherë? Një pije alkoolike? Jo, nuk është mirë në këtë orë. Mund të të zërë frika nga një femër që fillon të pijë kështu, papritmas. Madje edhe një gotë me verë të kuqe sikur nuk shkon.

Fransuai po priste që ajo të vendoste se çfarë do të pinte dhe vazhdonte kësisoj analizën e tij të lëngshme të përshtypjes së parë që po i linte ajo femër. Ç’mund të pinte tjetër koka-kola ose çdo lloj tjetër pijeje me gaz… jo, e pamundur, një femër s’do të bënte kurrsesi një zgjedhje të tillë. Pse të mos kërkonte edhe një pipëz me atë rast? Përfundimisht, ai mendoi që një lëng frutash do ishte mirë. Po, një lëng frutash i afron njerëzit. Ai të bën ta afrosh tjetrin, ta heq agresivitetin. Vajza përkarshi të duket e butë dhe e ekuilibruar. Por çfarë lëngu? Ia vlen më mirë të mos marrësh ndonjë lëng krejt të zakonshëm, si ai i mollës dhe i portokallit, që t’i zë syri në çdo tryezë. Duhet të tregohesh paksa origjinal, pa lënë arsyen e një konformisti të pandreqshëm. Papaja ose gojava janë të frikshme. Jo, idealja është që të zgjedhësh diçka midis të dyjave, si kajsia. Po, më mirë se kaq prishet. Një lëng kajsie është kryevepër. Po të zgjedhë lëngun e kajsisë, do të martohem me të, mendoi Fransuai.”

Shkëputur nga romani “Delikatesa” i David Foenkinos, shqipëruar nga Edmond Tupja

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s