Shoqes që u martua

Posted: November 10, 2014 in POEZI

S’të erdhi shkesi me qeleshe
veshur pas modës ai t’erdh,
po rrjedh ai nga lloji i shkesëve,
si macja që nga tigri rrjedh.

 
Dhe nuk të shiten ty me pare
sipas kanunit të egër por,
i zëvëndsoi makina larëse
dhe i magjishmi televizor.


Qëndisma s’thur, s’ngarkon bucela
vjehrra në mbrëmje s’të bërtet
ti hap e mbyll bufene moderne,
shkon në kafe,shkon në koncert.

 
Por mund të veshësh minifunde
mund të lexosh anglisht nga pak,
megjithatë në fund të fundit
ti mbete nuse me duvak.

 
Kanuni ndërron si ujku qimet
por nuk ndryshon esencë e tij,
ai pranon shumë kompromise
një gjë s’pranon veç, dashuri!

 
S’të erdhi shkesi me qeleshe
me pardesy sezoni erdh
po rrjedh ai nga lloji i shkesëve,
si macja që nga tigri rrjedh.

ISMAIL KADARE

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s