Pse rreh zemra në vesh

Posted: October 18, 2014 in DELI`S STUFF, POEZI
Tags:

45327_480277882014871_223922971_n

Po m`rreh zemra në vesh, të shkrova,

se po më puth jastëku fort,

a ndoshta dora ime mbi puthësin e marrë

vizaton trokitje zemre

për veshin lozonjar..

Ti shkrove h dhe a njëra pas tjetrës

disa herë

pastaj re në gjumë të rëndë

dhe unë çova dëm gjithë natën për ti deshifruar kodet e tua,

të vështira ishin.

Të shkrova në mëngjes

që më ish stampuar fytyra jote në dorë,

sapo kalova duart mbi sy

e po të sodisja ende

si në ëndrrën time

duke më parë

duke më parë

duke më parë..

Nuk më shkrove dot.

Prite t`më shihje e të më flisje në sy,

më the që duhet tua lë haluçinacionet fëmijëve

se unë jam e rritur

dhe duhet të sillem si zonjë ,

se po më dëgjoi kush

do të më qeshë,

se duhet të jemi si ata

që të jemi në rregull,

se ti s`mund të jesh në merak gjithë kohën

për iluzionet e mia..

Të dëgjova..

Aty ti u bëre krejt bardhezi

si në filmat komunistë

e të pyeta pse nuk kishe ngrënë ngjyra sot,

apo ylberi harroi të kalonte buzë shtëpisë tënde?

Ti u bëre gri, fare gri..

dhe nxorre tinguj të zinj, krejt të zinj..

Më the që kam nevojë për rehab

se është për të mirën time

se ty nuk të ka hije një si unë,

një fly in the sky

with noone by

e ike pastaj..

Po mua diçka prej gjoksit më ra,

kapërceu rrugën, urën dhe ra në lumë,

aty ku zbriti një ylber

dhe e mori në krah të vet,

dhe i gjeti një strehë mes të shenjtëve,

që janë “në rregull” vërtet!

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s