Të paudhët

Posted: September 23, 2014 in DELI`S STUFF, POEZI

IMG_2225

E pse më thua hesht?

Ata do t`na përgjojnë gjithnjë i dashur,

do të jenë hijet tona..

Ata ishin zhurma hapash të vrazhdë pas nesh bulevardit,

ata ishin mërmëritje e mjegullt në fund të letrave tona,

ishin presjet e lodhura të këngës sime,

ishin kollitjet e zilisë ndaj buzëqeshjes sate,

ishin  mure të rrënuar që u rrekën të ngrihen mes njerëzve

e më pas binin penduar nën këmbët e atyre që duhen..

Ata janë..

janë ende hapësirat mes këtyre fjalëve gjithë drojë,

janë kilometrat që veç këpucët tona i kaluan pa u grisur,

janë fijet e këputura të krenarisë tënde të pashembullt,

janë tela telefoni që s`më arrijnë dot,

janë shtrat mbretëror i shtrirë në dy kontinente,

janë..

sepse ne heshtim..

E s`dua më të hesht!

Se dua të fshihen në puset e paudhësisë kur t`na shohin,

se dua t`i ulin grilat e syve kur të shtrëngojmë duart,

se dua të luten të jenë njësoj si ne,

të ndjejnë njësoj si ne,

të kenë çfarë kemi ne..

E ata do t`i gjunjëzojnë zemrat

e fjalët do t`u shndrisin,

e s`do tu falen më shenjtëve të rremë e të gatuar..

Prit, prit!

Më lër të zbres një re për altarin tonë,

se shenjtëria

vetëm ndjenjës i takon!

© Deli Muçollari

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s