Balkan Film Food Festival, këtë vit workshop edhe për të rinjtë

Posted: September 15, 2014 in AKTUALITET, GREAT EXPERIENCE, KINEMA

1620557_795687337118547_8390484323582686271_n

Risia e Festivalit Ballkanik Të Filmit, këtë vit edhe të rinj të apasionuar pas kinematografisë

Delinda Muçollari

5 shtator 2014

Festivali Ballkanik i Filmit dhe Kulinarisë në Pogradec zgjoi këtë herë kureshtjen e studentëve të arteve, gazetarisë dhe të të rinjve që janë të apasionuar pas filmit dokumentar dhe atij artistik. Të zotët e shtëpisë Eno Milkani, Gerta Qyrku dhe Fatos Baxhaku sollën këtë vit risinë e workshop-it një javor që mbështetet nga Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë. Të rinjtë kanë mundësi të punojnë gjatë kësaj jave krah ekspertëve të njohur të filmit si: regjisori i vjetër i filmave, Esat Mysliu, gjithashtu pedagog pranë Akademisë së Arteve në Tiranë dhe pedadogia e gazetarisë televizive Rajmonda Nelku, të cilët po punojnë për të orientuar studentët drejt konceptimit dhe realizimit të filmit dokumentar dhe reportazhit. Po ashtu, pjesë e rëndësishme e workshopit është prezenca e regjisores nga Prishtina, Shota Bukoshi dhe Jens Metzger, si përfaqësues të Insitutit Gëte në kryeqytet. Synimi i tyre është të sjellin eksperiencën dhe praktikën gjermane për të rinjtë e interesuar në mekanizmin e kontratave të punësimit për regjisorë e producentë të rinj.

1535698_802413029779311_5416591677107690616_n

Regjisorja e re shprehet se platforma të tilla si Festivali Ballkanik i Filmit dhe Kulinarisë janë të rëndësishme sepse japin mundësinë që profesionistet të takohen, të shkëmbejnë eksperiencë dhe të njihen me njëri-tjetrin. “Shkëmbimi dhe vendtakimet e tilla janë ashtu si për të gjithë vendet e tjera edhe për studentët shqiptarë te apasionuar për kinematografinë. Gjatë këtyre ditëve jam munduar të jap një hyrje për mundësitë ndërkombetare kur dëshiron të ben film dhe per disa nga procedurat e nevojshme.”

Një tjetër eksperte e historisë së filmit ballkanik, Ana Grcig, paraqiti ditën e premte para pjesëmarrësve të festivalit një historik të fillesës së kinematografisë së Europës Juglindore dhe rrënjët e simbolikës së saj. Si pjesë e workshopit, të rinjtë patën mundësinë të zhvillojnë një bisedë me mjeshtrin e kuzhinës e njëkohësisht gazetarin, Ahmet Dursun, i cili trajtoi tematikën e barazisë gjinore dhe rolin e gruas në shoqërinë shqiptare gjatë viteve të fundit.

Përpos saj, problematikat që studentët trajtojnë në krijimet e tyre  janë pasojat e dëmshme të prezencës së pajisjeve teknologjike në jetën e të rinjve, shqetësimet reale të grave dhe vajzave në qytete të vogla si Pogradeci, mungesa e informimit të të rinjve mbi edukatën seksuale, trendi i tatuazheve që në moshë të hershme dhe të tjera tema që prekin sot kategorinë më vitale të shoqërisë. Ema Vakëfliu, studente e fushës së gazetarisë, tregon entuziazëm mbi këtë eksperiencë të re që i është ofruar: “Pjesëmarrja në këtë trajnim intensiv ka qenë mjaft e vlefshme për mua sepse kam mundur të realizoj një produksion në video vetëm falë instruksioneve që kam marrë këtë javë nga drejtuesit e workshopit. Jo shpesh të vjen rasti të punosh me mjeshtra të regjisë dhe filmit, kështu që po përpiqem të marr maksimumin nga ky aktivitet.”

Ditën e diel, në mbyllje të edicionit të katërt të festivalit, përpos çmimeve që do të ndahen për autorët e filmave nga krejt Ballkani, do të jepen vlerësime edhe për të rinjtë pjesëmarrës dhe projektet e tyre.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s