Po si u bëmë kështu?!

Posted: June 24, 2014 in DELI`S STUFF, POEZI

 

Pa ty,

gjithnjë mes kryqëzimesh jam..

vetëm

e shterur

e zonja s’jam..

Dhe nëse të mendoj

hutohem dhe më shumë,

po si u bë kështu?

po si u bëra unë?

Ne dinim veç të qeshnim

të donim, të kërcenim,

ne dinim të këndonim

e fjalë të ëmbla thonim..

Po rrugës seç më humbe

kur mbylla sytë e fjeta,

po natën seç mu zhduke

më ike

nuk të gjeta..

Po si pa mua rrihet?

si zgjohesh ti pa mua?

a ka kuptim e gjitha?

a po durohet thua?

Po si po të mban toka?

nuk qajnë të tuat duar?

dikur nëse s’më prekje,

nuk kishe të duruar..

Po rrugët ty të morën

dhe kthimin e harrove

të tjera dyer gjete

në tjetër prag u shtrove..

Te kryqëzimi i vjetër

ku ndanim rrugët tona,

shkoj të ti kujtoj gjurmët

të kujtoj ardhjet ndoshta.

Atje s’po të shoh më

nuk ndiej hapat e tu

po ku të humba vallë?

po si u bëmë kështu?

 

Copyright Deli Muçollari

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s