“SHTRIGA” po ju pret..

Posted: June 20, 2014 in FOTO GALERI, KINEMA

Image

“MALEFICENT” ose “SHTRIGA” në një version të shqipëruar, është një përrallë në kuptimin e plotë të fjalës.

Ajo flet për një zanë, një zanë të vetmuar me zemër të thyer, hidhërimi i së cilës shkakton shumë fatkeqësi, derisa ndjenja e mëmësisë për një vajzë të vogël e të pambrojtur e mëson si të dojë sërish. Konkluzioni: dashuria e vërtetë pushton çdo zemër!

Janë të dukshme paralelizmat me prodhimin origjinal nga Disney “Bukuroshja e Fjetur” që përfshijnë përshtatjen e kostumografisë, të kastit të aktorëve, tre zanat pakëz ‘të trasha’ e që grinden me njëra-tjetrën dhe batutat nga filmi i vjetër që përmirësohen ndjeshëm nga fuqia e zërit të protagonistes Angeline Jolie dhe prezenca e saj e pangatërrueshme.

Image

Roli i Aurorës së ëmbël dhe pak naive i ka takuar Elle Fanning, motrës së aktores më të njohur që në fëmijërinë e saj, Dakota Fanning.

Ky film ndoshta i është atribuar dashurisë altruiste të nënës dhe nuk mund të mungonin vet fëmijët e Jolie, të cilët ishin pjesë e filimit. Ndër ta, vajza e vogël Viv, veshi petkun e priceshës së vogël Aurorë.Image

Gjithsesi, mbetet një histori me shtriga dhe gogola, vetëm se shtriga nuk është e ligë, por veç e keqkuptuar!

Është interesante kjo mënyre e re sesi autorët e filmave më të fundit po i shohin personazhet “e këqinj”. Është një përpjekje për të lexuar përtej fasadës, për të kuptuar shkaqet dhe për tu orientuar drejt një zgjidhje dhe një fundi të lumtur ku edhe heronjtë edhe shtrigat jetojnë të lumtur në jetë të jetëve..

Ky film tashmë ka arritur në kinematë shqiptare dhe po ju pret të zbuloni detajet..

Image

Delinda Muçollari

Qershor 2014

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s