KARMA

Posted: June 17, 2014 in DELI`S STUFF, POEZI

Ai s’pat guxim të më kthente krahët

e ta linte zërin tim të shuhej pas

ai gjithnjë më thoshte se ne të gjallët

jemi larg dhe në puthje çdo çast..

Ai s’gjet vullnet për t’i ndarë ne udhët

mbi to kishim çapur të parat ndjesi

as erdhi, as iku, po foli zëulët:

“gjithmonë kam menduar që do ikje ti..”

Ai mbi tokë rëndonte në pritje,

si t’i thoja ik? Eja, si t’i thoja?

Brenda meje luftën, ah sa mirë e dinte,

Por heshtte, s’vepronte, nuk kuptonte gjoja..

Ai s’qe i mbrapshtë, as i lig nuk qe

as shenjt domosdo, nuk qe as peri,

po sytë, ah veç sytë më ngrinin mbi re

dhe ferrit më zbriste veç një fjalë e tij..

Ai naivisht më pati rrëfyer

se ndjeu dikur, ndjeu diç në zemër

ndaj mohova veten sa herë më pat thyer,

ndaj më dukej Diell, ndaj çdo ylli tjetër..

Po ai nën zë gjithmonë më kish thënë

se ç’ka një fillim, fundin do ta gjejë

ndaj tokës rëndonte një shpresë pa më dhënë,

më hidhte, më sillte, më çonte përtej..

Të ikte, të vinte, nuk pati guxim

e mundur është kjo fjalë veç për burra

të tjerët thjesht e kanë një çmim

të tjerëve s’u vlen as lëkura..

© Deli Muçollari

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s