Faleminderit futboll !

Posted: June 15, 2014 in AKTUALITET, REFLEKTIM

Image

Asnjëherë nuk kam qenë tifoze futbolli.

E vogël, i shihja ndeshjet vetëm sepse babi vendoste ta stoponte telekomandën aty ku luhej futboll. Më pas, më intrigonte në një mënyrë irrituese dashuria e kaq shumë njerëzve për këtë lojë dhe “fiksimi” i tyre për tu bërë adhurues të pakushtëzuar të një ekipi të caktuar. E kur i dëgjoja tek flisnin gjithë pathos për këtë pasion të tyrin, gjithmonë i pyesja: Po pse bën tifo pikërisht për këtë ekip? Për çudi apo jo, merrja përherë të njëjtën përgjigje, se që të vegjël atë ekip kishin dashur dhe nuk e kishin braktisur më.

Mund ta përfytyroj edhe tani si më hidhërohej fytyra nga kjo përgjigje që nuk e shuante kuriozitetin tim. “Ah Deli, ti nuk mund ta kuptosh!”  I lija në botën e tyre. Nuk i ngacmoja më. Le të merreshin me idhujt e tyre. Ndoshta s’do ta kuptoja kurrë, siç thoshin ata.

Meshkujt më së shumti më linin në injorancën time me idenë që futbolli i tejkalonte kufijtë e perceptimit të një vajze. Aspak e vërtetë, megjithatë si mund ta dinin ata? Vetëm një nga shoqet e mia mundi të mbillte tek unë zili për dashurinë e saj ndaj një ekipi, që ndoshta ishte shumë më e zjarrtë dhe e ndjerë se për shumë djem. Ajo nuk humbte kurrë asnjë ndeshje të ekipit të saj dhe nuk e jetonte dot ditën pa folur për futbollin. Kisha kaq kureshtje të dija ç’ndodhte në kokën e saj, por pasi më dështuan përpjekjet, gati hoqa dorë.

Pastaj erdhi pragu i botërorit. Dita – ditës, kryefaqja e facebook-ut po ndizej nga të bërtiturat e pazëshme të futbolldashësve dhe platformat televizive po hyjnizonin këtë event duke na ftuar të jepnim jetën për të mos e humbur kampionatin. Ehh,,puna e tyre.. Gjithsesi, në vetëm pak ditë seç u rrethova nga një tufan tifozllëku që më përfshiu edhe mua. E kisha emrin e Italisë në xhep, jo sepse ia njoh lojtarët, jo sepse e kam ndjekur si luan kjo kombëtare, gjëra për të cilat gati s’ia kam idenë, por vetëm sepse kam kohë që kam rënë në dashuri me Italinë dhe kulturën e saj dhe është i vetmi shtet që mund të veçoj në këtë kampionat që mendoja se sërish do më kalonte tangent në viston time dhe nuk do kisha ngacmim të interesohesha për të. Ndryshe ndodhi.

Në këto mbrëmje të botërorit, që më shumë se antagoniste janë shndërruar në orë festive për shumë tokësorë, më ndodhi që papritur u rrëngjetha çuditshëm për një moment. Nuk ishte shkaku as ndonjë gol i jashtëzakonshëm, as ndonjë humbje e paparashikueshme. Ç’po ndodh?

Të gjithë, si rrallëherë janë në sinkron. Të gjithë po kremtojnë pasionin për futbollin, për ekipet, për lojtarët, për spektaklin. Kryefaqja e facebook-ut flet vetëm për futboll. Posterat në rrugë lexojnë vetëm Brazil 2014, bisedat kudo rrahin mbi botërorin, meshkuj e femra grinden ëmbël për skuadrat. Asnjë lajm s’po krijon më shumë diskutim se ndeshjet e ditës. Asnjë mrekulli apo fatkeqësi s’po ndreq e s’po prish humorin më tepër se golat çudibërës, as dielli përvëlues dhe shirat e papritur s’kanë më rëndësi.

Befas, gjithçka është një. Edhe politika e qelbur po përpiqet të hedhë mbi vete aromë futbolli. Por ndryshe nga ç’mund të thotë ndonjë politikan naiv, shqiptarët nuk po pyesin më për marrjen e statusit. Gjithçka interesohen është futbolli tani. Nuk ndodh se befas u rrit standarti i jetesës dhe nuk kanë për çfarë të shqetësohen. Përkundrazi, kanë shumëçka për t’i zënë dhembja e kokës. Megjithatë, ilaçi pa efekte anësore me emrin Futboll, i ka shëruar pak nga epidemia e stresit depresiv.. Kanë gjetur një mënyrë për tu takuar me njëri-tjetrin, për ta mbështetur, për ta dashur, për t’i zënë gjumi në darkë të qeshur e pa dhimbje koke. Kanë gjetur një arsye për të festuar, gjëja që vdesin ta bëjnë, se vdesin të justifikojnë lumturinë..Megjithatë i kuptoj, mirë bëjnë.. Le të vazhdojnë.. Të shërohen..

Në këtë vend ku jetojmë, nuk ndodhin shpesh mrekulli. Por ka pikëza lumturie që secili nga ne po përpiqet t’i gjejë. Sa mirë që erdhi prapë kampionati botëror. Sa mirë që po na shëron nga pak. Sa mirë që po mësojmë të qeshim pa u shtirur. Sa mirë që po festojmë për një motiv të përbashkët.. Sa mirë..

Faleminderit futboll !!!

#DeliMuçollari

Comments
  1. Klevi says:

    Ky eshte super shkriiiiiiiiiim🙂

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s