4 arsye pse fotografia me I-phone ta shpif!

Posted: June 2, 2014 in EVERYTHING ABOUT WORLD

Image

(Nga Terence Jones)

1)      Kohëzgjatja e baterisë së I-phone ta shpif- aq më tepër kur je duke përdorur kamerën.

E gjej gjithmonë veten tek mbetem pa bateri fare. Kur I-phone nuk ka bateri, jo vetëm që nuk bën dot foto, po as për telefonata nuk mund ta përdorësh. Pati kohë që nuk po e përdorja fare I-phone-in për funksionet e tij kryesor si celular, vetëm për të ruajtur baterinë pak më gjatë.

 

2)      Vonesë, vonesë dhe më shumë vonesë

Sinonimi i një I-phone mund të jetë fjala “vonesë”. Fillimisht duhet të zhbllokosh atë për ta hapur, të gjesh aplikacionin e kamerës, ta hapësh.. dhe ndërkohë 5 apo më shumë sekonda kanë kaluar. Është shuuumë kohë duke menduar sesa shpejt duhet të veprosh për të kalpur momentin e duhur: frustrim i pastër! Kjo jo vetëm që të ngadalëson, por edhe të dekurajon si fotograf..

 

3)      Nuk ka kontroll të dritës

I-phone është “fokuso dhe shkrep”. Kjo funksionon shumë mirë në kushte normale të ndriçimit. Por, sapo situata bëhet pak më e vështirë, psh: kur drita është në drejtim të kundërt apo është mbrëmje, nuk ke shans të realizosh një fotografi të mirë. Natyrisht që mund të përdorësh aplikacione të ndryshme që e përmirësojnë, por përsëri do të humbësh akoma më hsumë kohë për të kryer shkrepjen finale..

 

4)      Të përdorësh kameran e I-phone nuk është frymëzuese

E kuptoj që në fillim përdorimi i një I-phone për të realizuar fotografi mund të jetë interesant. Ngjason me sipërmarrje të tjera artistike ku kreativiteti promovohet me minimalizëm. Megjithatë, këtu ndeshemi me një ide të gabuar. I-phone nuk është minimalizëm në kuptimin e artit minimalist. Ai ta përqëndron vëmendjen në limitet dhe mjetet teknike dhe ta largon atë nga proçesi krijues, dmzh është komplet e kundërta e asaj që ti dëshiron!

Comments
  1. Klevi says:

    i kemi mire cel tonte kot ankohemi😛

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s