Para Kullës së Babelit

Posted: May 1, 2014 in AKTUALITET

Image

Sasia e informacionit që qarkullon cdo ditë rreth nesh është e pafund. Të reja dhe të vjetra, të thëna e të pathëna, hamendësisht të vërteta dhe jo të tilla bëhen pjesë e së përditshmes sonë duke na goditur veshin dhe syrin pa pushim. Nga vjen gjithë ky informacion? Burimet janë të shumta. Në shekullin e 21-të mund të të mungojnë plot gjëra, por informacioni jo.

Hape televizorin dhe do të gjesh pafund edicione lajmesh, programe artistike, talk show me tema politike, ekonomike,sociale,kulturore, mbledhjen e rradhës së Parlamentit, inaugurimin e rradhës të një rruge apo të një shkolle 9-vjecare, dokumentarë shkencorë, historikë apo eksplorues në vende të ndryshme të planetit, koncertin më të fundit të Madonës, misteret e vdekjes së Majkëll Xhekson, cmendurinë e rradhës të Lady Gagës.. Po po, edhe fqinjin tënd do dëgjosh dhe do shohësh nga televizori.

Ndize radion dhe do njihesh me cfarëdolloj muzike që ta ka ënda të dëgjosh, rock, klasike apo tallava. Nëpër frekuencat radiofonike do gjesh edhe ca emisione qesharake e mediokre që përpiqen të tërheqin audiencë sadopak.

Blije një gazetë 30 lekëshe dhe do të gjesh të zezë mbi të bardhë gjithë “të vërtetat” dhe thashethemet e fundit, këngëtarë që i hyjnë politikës me CD apo politikanë që provojnë artin e të kënduarit në ndonjë spektakël televiziv për të fituar popullaritet. Do lexosh pa rreshtur historitë e dhimbshme të jetës së disa pseudopersonazheve që as vetë s`e dinë pse e kanë marrë mbi vete statusin e njeriut “të famshëm”.

Të gjitha këto mund t`i gjesh tek burimet e mësipërme : televizor, radio,gazetë. Harrojini të treja! Harrojini, por hyni në INTERNET, në rrjetin më të madh dhe të fuqishëm të komunikimit, aty ku motorrët gjigandë të kërkimit dhe rrjetet sociale kanë zgjuar kërshërinë e gjithë tokësorëve. Aty do të gjesh pothuaj gjithcka. Jo vetëm që mund të njihesh me të rejat e minutës së fundit nga skaji më i largët i botës, por edhe virtualisht mund të shkosh atje brenda disa sekondash. Është një univers paralel që shndërron përdoruesin e vet në eksploruesin dhe dijetarin e rradhës. A ke kohë? A ke durim? Mund të të japë përgjigje për gjithcka. Është një tokë surreale që të intrigon me mënyrën si ka arritur të depërtojë dhe të ndikojë në jetën e “naviguesve” e mbi të gjitha është një burim i pashtershëm informacioni që na bombardon me të reja në cdo sekondë. Nuk e kanë më gazetarët monopolin e informimit, të gjithë mund të jenë dhënës dhe marrës, përcjellës dhe konsumatorë. Është një treg që të ofron hapësirë për të treguar nëse mund tja dalësh apo jo, nëse mund të dëgjohesh, shikohesh, lexohesh.

Rrjedhimisht, nuk është më e nevojshme që të kesh një televizor për të ndjekur një kanal televiziv, nuk të duhet një radio për të pasur qasje në një radiostacion dhe nuk ke pse shkon te pika e shitjes së gazetës për ta pasur atë në dorë. Kështu, cdonjëri nga ne përfshihet me apo padashje në rrethin qarkullues të informacionit, u kushdo mund të ndihet reporter dhe kushdo mund të shndërrohet në vetë lajmin e ditës!!

Është fantastike. Ju e dini, po jua them edhe unë. Dimensioni ku të përpin interneti është shumë herë më i madh se ne, jemi ne të gjithë bashkë, ne, nga cdo cep i globit që flasim me të njëjtën gjuhë. A nuk është madhështore? A nuk është si rikthimi përpara kullës së Babelit?

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s