Unë kam ‘Apple’, po ti??

Posted: April 14, 2014 in AKTUALITET, REFLEKTIM

Image

Fiksimi për të patur në duar një produkt “Apple”, “Samsung” apo marka të tjera gjigande të teknologjisë, po shndërrohet padashur në një patologji të lehtë ose jo për të rinjtë sot përqark globit. Menjëherë pas daljes në treg të një produkti I-phone, I-pod, lap-top etj. me qindra blerës nxitojnë të kenë të parët emrat e fundit të tregut ndërkombëtar. Siç duket, edhe pse më rrallë, e njëjta gjë po ndodh edhe në vendin tonë. Shumë prej miqve e të njohurve të mi përdorin një apo më shumë prej këtyre produkteve dhe dëshira për tu përditësuar me teknologjinë e fundit bëhet gjithmonë e më e madhe.

Por, si e shoh unë fenomenin e “mollëzimit” në Shqipëri?

Është i pamohueshëm fakti që shumë shqiptarë mund t`i përballojnë çmimet e këtyre risive teknologjike dhe nuk përbën problem për ta update-imi i herpashershëm me këto produkte luksi. Megjithatë, unë jam e rrethuar nga njerëz që ndoshta zotërimi i një produkti “Apple” shkon përtej mundësive të tyre financiare, e pavarësisht kësaj në xhepin e tyre është gjithmonë një I-phone 4 ose 5. Kam diskutuar shpesh me miqtë e mi mbi këtë temë dhe me një pjesë të tyre biem dakort në mendimin se ndonëse jo domosdoshmërisht të nevojshme, shumë të rinj duan të kenë një produkt të shtrenjtë vetëm për tua treguar të tjerëve. Unë i qëndroj e vendosur kësaj teze jo vetëm për produktet teknologjike por edhe për shumë sjellje të tjera “të shtirura” të njerëzve. Facebook, Twitter, Instagram etj janë forma shumë të rëndësishme të manifestimit të vetes, të asaj që je e asaj që bën në përditshmërinë tënde, dhe të gjithë më shumë ose më pak kërkojnë të bëhen pak “VIP-a” para publikut të tyre me anë të demonstrimit të aseteve të veta. Nuk kam asgjë kundër kësaj, por kam një problem shumë të madh me ata që jetojnë për të tjerët. Epidemia po pushton globin. Kujdes, është ngjitëse!

Image

Nëse dikush mendon se një “Apple”  përveç lehtësive në komunikim, i përmirëson figurën e vet para ‘publikut’ apo nëse dikush beson se aparenca është thelbi i qenies së vet, le të vazhdojë të jetojë në këtë mënyrë në oborrin vetjak mbretëror. Askush nuk do të shqetësohet. Por është për të ardhur keq që disa njerëz  e bazojnë ekzistencën e tyre në sytë e të tjerëve dhe harrojnë të jetojnë për vete. Unë nuk jam askush për të dhënë leksione jete, respektoj zgjedhjet e secilit, por këshillat i kam dashamirëse.

Jetoni për atë që është brenda jush dhe që ju mban gjallë!

Mos u ushqeni vetëm me bukë, por me ndjenja, frymëzim dhe art!

Përdorini objektet në funksionin tuaj dhe mos i lejoni t`iu përdorin objektet ju!

Blini për të jetuar e mos jetoni për të blerë!

Unë ia kam parë hajrin Apple-it dhe Samsung-ut falë miqve të mi, por personalisht për komunikim përdor “supercelin” tim, i cili qëndron stoik dhe krenar prej tre vitesh dhe një lap-top “hp” që e bleva me lekët e rrogës. POOOR nuk ndihem fare inferiore sepse ja ku e kam dhe unë Apple-in tim, një mollë shumë të shijshme gold të cilën mund ta përballoj si një e papunë që jam. Për të tjera produkte, do të më duhet të përvesh mëngët..

Deri atëherë.. mollëzim të mbarë!!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s