Mendja çmendja ime..

Posted: April 4, 2014 in DELI`S STUFF, POEZI

Image

Një copëz akull a ta qëndis,

Mbi shpirtin me gjëmime?

Të ngrijë dhimbja, të bëhet gri

Kjo mendja çmendja ime..

 

A ta bëj borë përjetë shikimin?

Mos trembet, nxihet me trishtime,

Të gjejë qetësi e shkreta,

Kjo mendja çmendja ime..

 

Një flakëz zjarri a ta derdh,

Mbi zemrën djegur me zhgënjime?

Të ndizet, skuqet e t`ia hedh

Ksaj mendjes çmendjes sime..

 

A ta bëj vatër me shkëndija

Mbi prush mos njoh më përvëlime,

T`i japë fund dimrit vetmia

E mendjes çmendjes sime..

 

Zjarr apo akull, ta bëj shpirtin?

Po zemrën si, akull a zjarr?

Kjo mendja çmendja që nuk diti

As frymë..vetëm të marrë..

 

Deli Muçollari

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s