Ajo është e duhura

Posted: April 2, 2014 in LIBRI, REFLEKTIM
Image

Key in the lock

E si ta dish që ajo është e duhura për ty? Nëse 100 gra janë duke kërkuar për një burrë dhe secila do të të shohë ty si një mundësi për të qenë i saji, për sa prej këtyre grave do të jesh ti i duhuri? Përgjigjia është: Ti nuk e di. Ja pse ke nevojë të kërkosh më tepër, të eksplorosh dhë të ndërrmarrësh mbi vete rrezikun e gabimit. Por fillimisht duhet të dish me ekzaktësi se cilat janë nevojat e trupit tënd, cilat janë nevojat e mendjes tënde dhe se çfarë të përshtatet ty. Por unë mund të të them, se gruaja e duhur për ty, është ajo që ti e do për atë që është, gruaja që s`ke pse e ndryshon aspak. Ajo është për ty! Je me fat nëse e gjen, e njëkohësisht të jesh ti burri i duhur për të.

Ti do të jesh i duhuri për të, nëse ajo të do për atë që je dhe nuk pretendon të të ndryshojë. Ajo s`ka pse të jetë përgjegjëse për ty; ajo e beson se ti do të jesh ai që thua se je, çfarë ti projekton se je. Ajo mund të jetë e ndershme dhe të projektojë tek ti atë që ajo është. Ajo nuk do të vijë tek ti duke pretenduar se është diçka që ti do zbulosh më vonë se nuk është. Ajo që të do, të do se je ai që je. Sepse nëse dikush kërkon të të ndryshojë, do të thotë se nuk je çfarë ajo do. Atëherë, përse ajo është me ty?

A e di se çfarë kërkon tek ajo? Ajo që ta bën zemrën të këndojë, ajo që ecën bashkë me ty në korsinë tënde, ajo që të do ashtu siç je. Përse të kërkosh diçka tjetër? Përse nuk merr atë çka ti do në të vërtetë? Pse pretendon të përshtatësh me veten dikë që s`mundet të përshtatet me ty? Nuk do të thotë që nuk e do atë. Do të thotë që ti bën një zgjedhje, thua Po ose Jo, sepse do edhe veten tënde dhë kërkon të jesh i lumtur. Merr një vendim dhe mban përgjegjësi për të. Më pas, nëse asgjë nuk funksionon, mos e fajëso veten! Thjesht bëj një zgjedhje tjetër!

Ka me miliona gra e burra në botë, dhe secili prej tyre është unik. Disa do të përshtaten me ty, e ca të tjerë kurrsesi. Ti mund të duash gjithkënd, por të jetosh me një person në përditshmëri, do të të duhet dikush shumë më afër teje dhe mendësive të tua. Nuk ka pse ajo të jetë ekzaktësisht si ty, është e nevojshme vetëm që të jeni si çelësi dhe kyçi, një lidhje që funksionon.

E ç`është më e rëndësishmja: Mos e gënje veten! Mos shiko verbazi të njerëzit atë që nuk është, mos shpik atë që të pëlqen ty, mos moho atë që duket qartë! Kur ti ble diçka që nuk e do, ajo përfundon në koshin e plehrave. Mos bëj të njëjtën gjë me lidhjen tënde! Ky është mesazhi.

Njih veten, pranoje dhe duaje veten ashtu siç je. Nëse e bën këtë, hapi i dytë do të jetë të pranosh partneren tënde. Lëre të jetë ajo që do, ajo që është! Ka të drejtën e vet!

I sheh mundësitë që ke para? Eksploroji ato! Merr rrezikun, por ji i ndershëm! Nëse funksionon, vazhdo. Nëse jo, atëherë bëji vetes dhe asaj një nder dhe largohu, lëre të shkojë! Mos ji egoist! Jepja vetes dhe asaj mundësinë që të gjeni atë që kërkoni vërtet. Mos ia harxho kohën. Ky është respekt!

Nëse ti i ofron gjithçka e ajo vetëm merr prej teje dhe kjo nuk është ajo që ti do, ndoshta do të ishe i lumtur me dikë tjetër. Ama nëse vendos ta mbash një lidhje, atëherë bëj më të mirën tënde, sepse do të jesh ti ai që do të vjelë shpërblimin. Nëse mund t`ia hapësh plotësisht zemrën asaj, mund të arrish parajsën në dashuri..

The Mastery of love, Don Miguel Ruis

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s