Po sikur?!

Posted: March 31, 2014 in DELI`S STUFF, THOUGHTS..

 

Image

Po sikur tu trokisje mëngjeseve të mia e të ishe agu im? Lindja e diellit do të ish e dyta, pas teje.. Po sikur t’i çelnim bashkë sytë e në puthjet e vështrimeve të tyre të mos rreshtnin, në eklips do të humbte bota e ti do të merrje emrin e saj.. Po sikur të tundonim veshët ziliqarë që përgjojnë pëshpëritjet tona?Do të na ngrysnin vetullat e ndoshta s`do të na besonin, por mall për ato fjalë do të kishin.. Po sikur të qëndisja me re puplore emrat tanë në qiell? Do t’më lexoje sa herë sytë lart t’i ngrije për të më krahasuar me të.. Po sikur të ngrinim një urë me të qeshura, e të ftonim gjithkënd të harlisej në hapat e saj? Hapi i parë do të fillonte gjithmonë nga zemra.. Po sikur t’më prisje gjithnjë në vonesat e mia të paqëllimta e të falenderoje për ardhjen time? Sa herë do të vija fluturim në krahët e tu për të të ndjerë zemrën.. Po sikur të ishte gjithmonë dita e parë e dashnisë? Të parët ne përjetësisht do të ishim.. të fjalës, të hapit, të shpirtit..

Pa sikur, gri është dita ime.. dhe jotja po gri..

Pa sikur, fjalët digjen mes zemrash e kurrë nuk thuhen sysh..

Pa sikur, nuk ka puthje vështrimesh, veç dinë ata të shuhen..

Pa sikur, nuk më duhesh.. nuk të duhem..

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s