Të paguhesh për të shëtitur botën!!

Posted: March 22, 2014 in AKTUALITET, INTERVISTA, PERSONAZH

47633_10202291565524075_1043820968_n

Shumëkush e ka ëndërr të shëtisë botën të paktën një herë të vetme, por vetëm pak mundin ta realizojnë atë. Ndryshe nga të tjerët, rasti i Osman Bregut është krejt i veçantë. Ai ka mundur ta shndërrojë këtë ëndërr në realitet në një udhëtim 8 mujor, ku ka mundur të shohë peisazhe mahnitëse dhe të vizitojë disa nga vendet më të bukura mbi Tokë. Ai nuk është një udhëtar i zakonshëm, as një aristokrat i lindur, as një i moshuar në kërkim të aventurës së fundit. Osmani është një 23 vjeçar, lindur në fshatin Tapizë të rrethit të Krujës dhe është punësuar si një kamarier në kompaninë Royal Caribean Cruises Line, e cila merr përsipër udhëtime të gjata me kroçerë për pushues nga e gjithë bota. Ndërsa shijon pushimin me familjen në Krujë, Osmani na tregon në këtë intervistë se si e ka përjetuar këtë përvojë pune, të cilën mezi pret ta rifillojë pas disa javësh.

Nga Delinda Muçollari

-Si nisi e gjithë përvoja juaj e udhëtimit me krocerë?

Fillimisht një shok më foli për këtë ofertë punësimi dhe më nxiti që të shkoja për të aplikuar. Pasi dorëzova CV-në dhe bëra intervistën në Skype me zyrën në Shkup, iu nënshtrova një trajnimi 2 ditor dhe në fund bëra intervistën me punëdhënësin në qytetin e Shkupit ku mu komunikua që do të bëhesha pjesë e kompanisë së tyre.

-Thuhet se kroçerat janë qytete lundruese dhe mund të gjesh gjithçka brenda tyre, çfarë lloj aktivitetesh zhvillohen aty?

Është e vërtetë. Nëse kërkon diçka, me siguri mund ta gjesh brenda anije. Përgjatë një bulevardi rreth 200 metra të gjatë, janë të vendosura dyqane ku mund të gjesh të gjitha llojet e produkteve, bare, restorante, kazino e lojra fati. Anija është e pajisur gjithashtu me një fushë golfi, një fushë futbolli, basketbolli, një palestër gjigande ku ka edhe ring boksi, kinema dhe teatër me kapacitet rreth 3000 vetë, pistë patinazhi, sallë kërcimi ku instruktorët të mësojnë si të vallëzosh  e madje është e krijuar një hapësirë e madhe për surfing artificial brenda anijes.

1527_10200697813721276_628654183_n

-Cili ishte itinerari i udhëtimit tuaj?

Udhëtimet me kroçerë të kompanisë në të cilën punoj, operojnë me udhëtime që zgjasin 14 ditë dhe itinerari ndryshon në varësi të vendndodhjes, Europë apo Amerikë. Në rastin e Europës udhëtimi starton në South Hampton në Angli e përgjatë lundrimit bëhen ndalesa në Londër, Vigo, Barcelonë, Palma de Mallorca, Ibiza, Lizbonë, Civita Vechia në Itali dhe rikthimi sërish në South Hampton.

Itinerari i udhëtimit përgjatë bregdetit amerikan fillon në Florida dhe më pas vizitohen vende si Xhamajka, ishujt Caiman, Haiti, Labadia, Puerto Rico etj.

– Cilat janë avantazhet dhe disavantazhet e udhëtimit me kroçerë në krahasim me udhëtimet me automjetet në tokë?

Mendoj se është më mirë ta shëtisësh botën me kroçerë sesa me një makinë. Udhëti mi me kroçerë kushon më pak, rreth 2000 dollarë për një person, në varësi të itinerarit. Gjithashtu të ofron mundësi më të mëdha eksplorimi.

-Ju është dashur të qëndroni 8 muaj larg familjes për të ndërrmarë një nismë që ishte sa aventurë,aq edhe punë e lodhshme. Cila prej tyre ka lënë më tepër mbresë tek ju?

Mbizotëron aventura. Kur mbaron orari i punës, kompania organizon party për të gjithë pun onjësit, por edhe gjatë orëve të pushimit kemi mundësi të dalin jashtë anijes dhe të vizitojmë të gjitha qyetet pranë të cilave bëhet ndalesa e rradhës.

-Në këtë udhëtim të gjatë, cilat shtete dhe qytete keni vizituar e cili ju ka impresionuar më tepër?

Më ka impresionuar Ibiza sepse aty mund të bëjë vërtet qejf. Baret ishin të vendosura në buzë të detit, festa nuk kishte fund dhe mbizotëronte mosha e re. Mund të bëjë shumë lehtë shoqëri me njerëz nga e gjithë bota dhe të mos mërziteshe kurrë.

-Në cilin prej këtyre vendeve do doje të jetoje në të ardhmen?

Nuk do doja të jetoja në një ishull. Nëse do më duhet të zgjidhja, do preferoja Lizbonën, një qytet me një nivel të mirë jetese, qyteti i tramvajit, me një arkitekturë mbresëlënëse, shumë i pastër dhe ku vendasit janë shumë dashamirës ndaj vizitorëve.

-Kuzhina e cilit vend të ka shijuar më tepër?

Më pëlqen shumë kuzhina meksikane që kam provuar në anije, megjithëse ende nuk kam shkuar në Meksikë.

-Cila është ndodhia më e pazakontë që të ka ndodhur gjatë këto udhëtimi me klientët ose me banorët vendas të qyteteve që keni vizituar?

Më ndodhi që gjatë një ndalese pranë ishujve Kanarie të vonohesha duke shëtitur dhe për pak humba anijen. Për këtë shkak mora edhe paralajmërimin e parë për të lënë punën, po nuk e përsërita më.

-Gjuha e cilit vend të është dukur më e thjeshtë për tu mësuar? Mban mend fjalë të gjuhëve latine që keni mësuar gjatë punës?

Me gjuhën spanjolle jam mësuar më lehtë se kisha pak njohuri mbi të. Më kujtohen fjalë si “pore” në gjuhën filipinase, që do të thotë “shoku”, “namaste” në gjuhën indiane do të thotë “mirëmëngjes”.

-Gjatë bisedave të tua me të huaj, cili ka qenë perceptimi i tyre për Shqipërinë?

Perceptimi ka qenë përgjithësisht i mirë nga të huajt. Kam takuar një pushues amerikan që më ka përshëndetur në shqip me një “Çkemi!” Më foli për politikanët shqiptarë, dinte histori të ndryshme mbi vendin tonë e madje e njihte mirë edhe himnin shqiptar. Nga të huajt ekziston mendimi që Shqipëria është një vend që me gjithë rrëmujën që ka, është i bukur dhe ka njerëz mikpritës.

1530520_10202082118888040_480382056_n

-Klienti që mban mend ende, pse?

Në fakt kam ende kontakte me një çift të moshuarish nga Skocia, të cilët kanë udhëtuar në anijen tonë. Madje më kanë thënë: “Në qoftë se vjen në Skoci, do të të martojmë me vajzën tonë!!”

-Sa dollarë iu shtuan llogarisë suaj bankare në fund të këtij udhëtimi?

Pas 8 muajsh pune dhe udhëtimi fitova rreth 8 mijë dollarë.

-Do e ndërrmerni përsëri këtë aventurë?

Po. Nuk më mbetet edhe shumë kohë për të qëndruar në shtëpi sepse më 20 prill do filloj udhëtimin e rradhës që do të zgjasë sërish 8 muaj rresht.

-Do ua rekomandoje të rinjve si një eksperiencë pune?

E kam bërë tashmë dhe disa miq të mitë kanë filluar aplikimet për tu punësuar pranë së njëtës kompani.

Realizuar më 18 mars 2014

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s