Klevisa, engjëlli që mbron “djajtë”

Posted: March 17, 2014 in PERSONAZH

 Dedikuar një mikeje të shtrenjtë,

 Klevisa Milan Alinani, kjo është për ty!!!

Image

Askush nuk mund tja kthente më humorin.. “Ai” që ia kish marrë zemrën ishte në ditët e veta më të vështira..dhe ajo s`mund të bëntë gjë.. E meqë miqtë duken në ditë të tilla, mendja i punonte vetëm për të mbështetur “të dashurin e saj” para syve të gjithë botës  e për t`i thënë vetes: “Fundet janë gjithmonë të lumtur, e nëse tani asnjë gjë nuk shkon, atëherë nuk është fundi!!”

 

Kuq e zi! Një djall i kuq e shoqëron këmba – këmbës në çdo hap të sajin. Në 8-vjeçare, gjimnas, fakultet.. e madje madje edhe tema e diplomës duhet të kishte pak djall të kuq brenda,apo shumë fare..apo të ishte djalli vet!! Nuk është për tu trembur! As për t`ia mbathur.. është një histori dashurie mes një vajze dhe një… skuadre futbolli.. J

Gjithkush që e ka takuar qoftë edhe një herë të vetme Klevisën, e di fort mirë pikën e saj të dobët: arsyen përse gëzohet, përse qan, përse bërtet, përse feston, përse krenohet, përse mërzitet, përse pret me padurim atë orën e caktuar që ndeshja e rradhës të fillojë..është dashuria e saj e përjetshme, e lidhur me një kontratë të pashkruar: ACMilan!!

“Ata që më njohin e dinë fare mirë rëndësinë që ka kjo skuadër për mua… thjesht është pjesë e imja… Është ndjenjë që sikur të mendohem ta sqaroj në mënyrën perfekte, nuk do kuptohet kurrë pa e provuar. Unë e kam këtë fat..” –thotë ajo gjithnjë kur përpiqet të shpjegojë këtë pasion të sajin,të cilin vajzat e tjera nuk e kuptojnë dot..

Dhoma e saj është e mbuluar nga simbolet e këtij klubi të vjetër futbolli. Çelsat e shtëpisë i ruan vetëm me djajtë e saj të kuq, thonjtë i dizenjon me stemën e ACMilan, bllokun e shënimeve e mbush gjithmonë me “Forza Milan”, do që gjithmonë të vishet kuq e zi, profilin e facebook-ut  e ka mbuluar me foto të lojtarëve të saj të preferuar, nuk lë postim dhe faqe rreth Milan-it pa komentuar, ëallpaperi i celularit mban vetëm fytyrën e Ronaldinjos, Kaka a të tjerë, natën vonë del vetëm nëse duhët të shohë një ndeshje futbolli të Taivani,  grindet gjithnjë me të vëllane për të mbrojtur “dashurinë” e saj dhe mezi pret të shumëfishojë koleksionin e bluzave sportive që ruan me aq krenari.. E tashmë edhe një blog vetëm mbi këtë skuadër është tërësisht i saj, aty ku shkruan çdo lajm që lidhet dhe prek jetën e skuadrës: “Milan Report”.

Image

Shumë djem gjejnë tek ajo shoqen perfekte gjatë bisedave të gjata, të stërholluara e “konfliktuale” mbi futbollin. Grinden, qeshin me të, e urojnë në raste fitore dhe e përshëndesin me batuta në raste dështimi.. ndërsa vajzat.. ehh sa e sa janë bërë xheloze vetëm sepse ajo di sesi tu tërheqë vëmendjen çunave vetëm me një koment mbi sportin, ndërsa ato duhet të shpikin njëmijë e një mënyra vetëm për një bisedë të shkurtër me ta.. Por asgjë nuk e ndal Klevin, aq më tepër tani që është më afër futbollit të vërtetë se kurrë.. Disa nga shkrimet e saj lidhur me Milan botohen në gazeta të ndryshme sportive, ashtu si edhe intervista që ajo vetë i realizon me futlbollistë të ndryshëm shqipëtarë siç ishte Jahmir Hyka.

Klevi është milaniste edhe kur të gjithë e vënë në dyshim. Ajo nuk e tradhëtoi kurrë skuadrën e saj edhe kur Baloteli i zhgënjeu përsëri, edhe kur Inzaghi i braktisi, edhe kur Berluskoni nuk ishte më kryeministër.. Edhe sikur gjithë bota të bëhej juventine apo interiste, ajo do ishte e fundit që do bënte ende tifo për të pangatërrueshmin Milan.

Edhe në raste të pashpresa ajo do jetë gjithnjë më optimistja nga të gjithë, duke iu drejtuar  “djajve” të saj:

“..Por ne jemi MILANI ! Asgjëje nuk i dihet në futboll… Ju duhet të fitoni! Ky është jo vetëm detyrim për ekipin, tifozët, por edhe për Italinë. Ata po përfaqësohen nga ju, mos i zhgënjeni, tregohuni të denje ashtu sic vetëm ju, kjo skuadër legjendare di ta bëjë.

Thjesht kërkoj të tregoni se kush jeni në të vërtetë !
Luani me shpirt…
Forca Milani im”

 

Nga Delinda Muçollari

Comments
  1. Klevi says:

    Je nje ‘djallushe’ shume e mire🙂

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s