Shkurti i ngrohtë i Pamelës

Posted: March 16, 2014 in PERSONAZH

Eksperiencat e reja ne fakultetin e gazetarisë. Si i përjeton Pamela Çerma . Planet e së ardhmes.

Delinda Muçollari

Image

Në një kohë që gjithë Europa vuan pasojat e të ftohtit që solli muaji Shkurt këtë vit, të gjithë po presim me padurim fundin e këtij dimri dhe ardhjen sa më të shpejtë të pranëverës. Por me Pamela  Çermën nuk ndodh kështu. Mesa duket ajo është i vetmi person që po e shijon këtë muaj në maksimum dhe që do dëshironte të mos mbaronte kurrë.

E vërtetova këtë fakt në një ditë tepër speciale për të, pikërisht ditën e lindjes së saj, në 7 shkurt, atëherë kur sytë i shkëlqenin nga lumturia për ato mijëra urime që kishte marrë. Duke qenë gjithë kohës në lëvizje, duke nxituar nga auditori për në mbledhjet e këshillit studentor, nga sekretaria e departamentit e deri në zyrat e pedagogëve, duke u përgjigjur me qindra telefonatave dhe mesazheve që merrte në I-Phone-in e saj, duke sqaruar një për një studentët e çorientuar në këtë fillim simestri, e konfirmova totalisht atë që prof. Holta Shupo thotë për të: “Qendra funksionale e zërit në klasë”. Madje besueshmëria e saj në rradhët e studentëve ka shkuar deri aty sa askush nuk e quan një fakt të mirëqenë nëse s`e pohon Pamela. Në qoftë se dikush që nuk e ka njohur deri tani këtë vajze jo të zakonshme do të bënte një shëtitje të shkurtër me të që nga holli i fakultetit deri në sallën 311 të katit të tretë, pjesë e departamentit të gazetarisë, do të habitej patjetër nga numri i pafund i personave që ajo takon dhe përshëndet përzemërsisht duke filluar që nga studentët e thjeshtë e deri tek pedagogët më të rëndësishëm të fakultetit. E gjithëdita e saj është e mbushur me leksione, seminare, mbledhje e takime që e bëjnë të ngutet çdo cast. E pranon edhe vetë se të jesh përgjegjëse e disa detyrave njëkohësisht është e lodhshme për të, po ama nuk krahësohet me shijen që të jep rezultati përfundimtar, aq më tepër i një pune të bërë në grup me individë të civilizuar e bashkëpunues.

Është e mahnitshme energjia që ka dhe përcjell tek të gjithë duke qenë prezente në çdo temë debati, në çdo diskutim, çdo çështje që shqetëson studentët dhe që kërkon zgjidhje. E  gjen gjithmonë duke folur pafund e me zë të lartë e pa u lodhur asnjëherë.“Kjo energji e ka një sekret”, tregon ajo.“Thjesht ka të bëjë me mbështetjen e pamasë të familjes sime fantastike!” Duke folur më gjerë mbi “të shtrenjët” e saj, Pamela s`mund tëlërë pa përmendur vëllain, Deivin, njeriun që ajo adhuron më shumë në jetë.  Me dëshirën për ta materializuar këtë ndjesinë diçka konkrete, në ditëlindjen e saj të pesëmbëdhjetë vendosi të bëjë tatuazh pikërisht inicialet e emrit të saj dhe të vëllait. E nëse në ato ditë mendja i shkonte vetëm për të shkruar lëkurën,  për të vënë pirsing e për të blerërroba pa fund, tashmë, në ditëlindjen e nëntëmbëdhjetë ajo rrezaton hijen e një zonjushe të kujdesshme dhe shumë të dashur.

Nuk ka sesi të mos flasë edhe për mamin e saj, së cilës vitet nuk i kanë kushtuar asgjë dhe vazhdon të duket e të jetojë si një adoleshente çdo ditë e më shumë. Ështe ajo që i futi në gjak pasionin e madh për të udhetuar, për të ndjekur tendencat e fundit të modës e për të jetuar çdo cast me ernergjinë e duhur.

E ndërsa përmend udhëtimet, fillon të flasë duke qeshur mbi njënga eksperiencat më të sikletshme të saj, ditën kur duke pritur në aeroportin e Frankfurtit, në Gjermani, rrezikoi që për pak të humbiste fluturimin e rikthimit për në Shqipëri.  Ama, kujton me shumë nostalgji  disa ditë në banjat termale të Hessen-it, që i kaloi me disa prej kushërirave të saj më të dashura.

E pas gjithë këtyre aventurave dhe atyre që pritet të vijnë, ajo e sheh shumë mirë veten të stabilizuar në një profesion kaq të rëndësishëm si gazetaria, punë që do i lejojë udhëtimet e shpeshta kudo nëpër Europë e më gjerë. Një rrugë që e ka nisur me emocionet dhe pasionin e duhur dhe që e mbush vazhdimisht me projekte dhe plane që duket se po i  ecin mbarë.

Planet e njëpasnjëshme, qoftë ato të afërtat që lidhen me bashkëpunimin e saj të përkohshëm me një nga figurat më të njohura të gazetarisë televizive shqiptare, qoftë ato që lidhen me studimet e saj të mëtejshme jashtë shtetit, zënë një hapësirë të rëndësishme të kohës dhe bisedave të saj me miqtë e ngushtë. Miqtë, të cilët jo vetëm janë të shumtë por edhe përbëjne një pjesë të pazëvendësueshme për të nga vetë karakteri aktiv dhe shumë i shoqerueshëm që ka.  S`mund ta fshehë as entuziazmin për udhëtimet e shumë pritura të verës që shkojnë edhe përtej oqeanit. Pushimet i kanë rezultuar gjithnjë interesante, prandaj s`mund të heqë dorë nga eksplorimi i vendeve të huaja dhe më së shumti provimi i ëmbëlsirave të shumëllojshme, në të cilat çokollata mban vendin e parë.

Siç duket, pas fytyrës gjithmonë të qeshur dhe fëmijënore të Pamelës ekziston një botë e madhe dëshirash për të cilat ajo nuk e kursen punën për  t`i realizuar të gjitha, herët apo vonë!

7 shkurt 2011

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s