Loved and lost..

Posted: March 14, 2014 in DELI`S STUFF, THOUGHTS..

Nga Delinda Muçollari

Image

 

 

Nuk mund të të humb nëse asnjëherë nuk të kam pasur.. Kam menduar që po. Kam menduar se kur më buzëqeshje vetëm mua me ata sy shkëlqyes, të kisha. Kur më prisje ngutur dhe s`guxoje të më përqafoje aq fort sa ç`të thosh zemra, të kisha. Kur i përgjigjeshe me tone të pranverta indiferencës sime, të kisha. Kur ma përkëdhelje sedrën me lavde fëmijësh, të kisha. Kur nuk i kuptoje batutat e mia të kopjuara, të kisha. Kur të habisja me qëndrime aspak njerëzore, të kisha.

E pata menduar.. Por as buzëqeshjet, as sytë shkëlqyes, as pritjet, përqafimet, përgjigjet, lavdet, përkëdheljet, tolerimet, as mendimet e mendimeve të mia mbi mendimet e tua nuk ishin ndonjëherë të miat.. Ishin të tuat.. Në çastin që i ndale, ua kisha aq shumë nevojën, dhe etja nuk shuhej më si më parë. U shndërrova në lumë që rrëmben dhuratën e burimit tënd dhe nga padija se ku ta tërheqë të tërin, shkon e përplas pas shkëmbinjsh..dhe pafuqishëm indinjohet..

Kisha dashur t`i kisha unë.. Edhe buzëqeshjet, edhe sytë shkëlqyes, edhe pritjet, përgjigjet, lavdet, përkëdheljet, tolerimet, edhe mendimet e tua mbi mendimet e mendimeve të mia.. Të të buzëqeshja me këta sy që do të ishin shkëlqyes veç para teje. Kisha dashur të të prisja ngutur e të të përqafoja aq fort sa do mundja. T`i përgjigjesha me tone të pranverta edhe dimrit tënd të indiferencës. T`i gjeja lavdet e pathëna e të t`i shkruaja në letra të kuqe. Të të kuptoja edhe kur fjalët s`ti dëgjonin të tjerët. Kisha dashur të habitesha me qëndrimet e tua të  njerëzishme..që unë s`i ndjeja dot..

S`të kisha.. Por kur mendoja se të pata më shumë se ç`të kishte ndokush, më kishe..

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s