Explosions..

Posted: March 14, 2014 in DELI`S STUFF, THOUGHTS..

hug

Çanta më ra në tokë.

U ndala.

Duhet të mbaja zemrën që po dilte vrullshëm nga vendi, a të mbaja frymën.

Mbështolla duart mbi atë rrahës të çmendur që ti të mos dëgjoje asnjë trokitje,

që të mos ndieje mëshirë,

as dhimbje,

as faj,

as mall,

as.. as..

as dashuri..

Asgjë nuk kish marrë fund.

E luftova veten dhe humba!

Aq lehtë…

Ti rrije i mbërthyer pas tokës e as shikimet s`ti lexoja,

frymëmarrjen s`ta kuptoja,

dhe trokitje zemre s`po ndieja…

Por, hoqa dorë nga përpjekja për të të  kuptuar..

Nxitova drejt teje dhe..

përqafime..

përqafime të gjata,

të marra,

që shpërthenin kraharorët tanë dhe hymë në njëri-tjetrin.

Krahët e tu sundonin të mitë dhe duart e mia mbaheshin të sigurta pas teje..

Ja ku ishe..

360 gradë në fluturim dhe të shihja vetëm ty..

Ja frymëmarrja jote,

ja troktijet e zemrës,

ja sytë..

sytë përqafonin çmendur të mitë dhe unë i bëra idhull..

s`do të të lija më..

s`do të të lë më..

më ke marrë zemrën…

..Deli Muçollari..

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s