Dilematike

Posted: March 13, 2014 in DELI`S STUFF, REFLEKTIM

images

Nga Delinda Muçollari

 

E ndoqa pas deri në buzë të rrugës, e ç`të bëja tjetër? Nuk më ndodh shpesh të mbetem pa fjalë e pa zgjidhje.. Në atë moment,po..nuk kisha asnjë zgjidhje në dorë, ndërsa fjalët nuk di si më ikën para shikimit të tij. Derisa u dorëzova… dhe e lashë të ikte..

Nuk di në është aftësia ime gjeniale për të larguar nga vetja njerëzit që më japin më shumë se ç`u jap, apo është ligj i natyrës njerëzore. Marrim nga të tjerët çfarë na nevojitet, marrim edhe pak qe të na teprojë, i bëjmë për vete me çdo mënyrë dinake apo të sinqertë, nuk i lëmë rehat as kur s`ua kemi nevojën, dhe pastaj kur ndihemi të frustruar nga prania e tyre e tepërt në jetën tonë, fillojmë t`i largojmë pak nga pak.. Kjo është më e lehtë, dhemb më pak.. Pjesa e vështirë dhe më e bukura është kur janë vetë ata që duan të largohen prej teje. I bezdis prania jote ndoshta, i shqetëson..apo apo.. prania jote i bën aq të pafuqishëm sa dorëzohen në një luftë të pakuptimtë me veten dhe për t`i shpëtuar pafuqisë, zgjedhin të largohen.

Më ka ndodhur edhe mua. Të ka ndodhur edhe ty, me siguri. Të ndërtosh raporte që nuk ngrihen në themelet e shëndosha të barazisë, është fenomen që ta ndërlikon jetën, të shtyn të marrësh vendime të gabuara, qoftë edhe nga nxitimi, edhe nga paragjykimi. Ndonjëherë marrëdhëniet njerëzore i ngjasojnë raportit të një oficeri me një ushtar. Na rastis të jemi oficerë, ashtu si edhe pa dashur biem në grackat e padukshme të inferioritetit dhe shndërrohemi në ushtarë të bindur, në varësi të tjetrit. Unë i kam ndjerë të dyja mbi shpatulla. Kam qenë një oficere e zonja, dhe jo rrallë më ka brerë ndërgjegjia për sjelljet e mia edhe të pahijshme, edhe moskokëcarëse, edhe arrogante, edhe egoiste.. I kam menduar të gjitha, i kam ndjerë të gjitha. Kam zgjedhur ti flak ofiqet dhe gradat e të bëhem ushtare mike. Kushdo me gjykim të drejtë dhe përgjegjësi mund ta bëjë këtë.. Po kur je një ushtare, që i përulesh bindur një oficeri dinak dhe prepotent?? Nuk është e lehtë ta rrëzosh nga froni. Froni i tij do të bëhet gjithnjë e më i lartë e më i paarritshëm sa herë t`i bindesh naivisht me dëshirën për ta pasur sadopak. Maksimumi do ndjejë keqardhje dhe do të të largojë nga themrat e veta si një të përhumbur që kërkon rrugët verbazi e do të ndjejë mëshirë për ty.. Mrekullia do ishte nëse çuditërisht një ditë të bukur të kuptonte se pastërtia jote të shtyn në përulje, e jo mungesa e egos dhe vetvlerësimit. Ndërsa rasti më i keq, ai që i trembem kaq shumë si të ishte lebër, është nëse oficeri yt e përdor këtë lloj raporti në mënyrën më abuzive të mundshme.. pa i plasur as për ndjenjat e tua, as për kurrgjë..

E kam provuar. Me siguri edhe ti. Jemi pjesë e një bote ku gjykimet i ndajnë njerëzit, siç ndajnë edhe hapësirat në zemrat e tyre për njëri- tjetrin. Jemi në një treg ndjenjash që nuk është aspak i barbartë, por gjithmonë lë vend që dikush të vjedhë më tepër nga tjetri.. derisa e kupton se ke vjedhur veç nga vetja e nga ndjenjat që të tjerët kanë për ty. I  ke vjedhur të gjitha për t`i çuar në dreq! Dreqi të marrtë!  E nëse ende s`ke kuptuar se ajo që jep është shumë herë më madhështore dhe më jetëdhënëse se ajo që poshtërsisht merr.. gëzohu me dhomën bosh të zemrës tënde..ose bëj një transplant!!

Unë vet zgjodha të jap, edhe atë që nuk e kam. Me siguri bashkë mund ta gjejmë e ta ndajmë.. Me siguri, nëse zbret nga froni..nuk do të jesh më një oficer zemërak..por një faraon i shpirtit tim..

😉

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s