Po ç`ti bëj drejtorit!!

Posted: March 4, 2014 in AKTUALITET, REFLEKTIM

Nga Delinda Muçollari

Seç ma ha shpirtin sa herë kthehem në Korçë.. Besimi që kanë aty njerëzit për njëri-tjetrin dhe fakti që janë pak qejflinj thashethemesh bën që të merret vesh çdo gjë, për të gjithë.. Këtë herë një tjetër surprizë e pakëndshme më priti në qytet.

Pas zgjedhjeve të 23 qershorit, dhe skandalizimit tim të pamasë për ato poshtërsi që ndodhnin gjatë proçesit të votimit, saga e padrejtësive vazhdon ende me hapa të shpejtë: Zëvendësimi i drejtorëve (të çdo institucioni e çdo profesioni) është kryefjala e frikës dhe shpresës në juglindjen time. Shumë friken se do të hidhen tej, e shumë të tjerë shpresojnë të jenë të parët që të kapin karrigen më të rehatshme. Kjo stuhi e paturpshme kish kaluar edhe nga ish gjimnasi im. Drejtori duhej të dorëzonte karrigen!

Ishte rastësi fatkeqe që këtë lajm e mora ditën kur shkova aty për të takuar mësuesit e dikurshëm dhe drejtorin, të cilët kanë qenë më shumë se miq për mua. Menjëherë desha të dija nëse edhe mësuesit kishin pësuar të njëjtin fat. Më thanë se po zhvillohej  një mbledhje me rëndësi në sallën e madhe. Drejtoresha e re po merrte trashëgiminë!

Ishte ora e katërt e korridoret kishin rënë në qetësi. Zyra e drejtorit nuk pipëtinte. Nuk e mora guximin të përgjoja megjithëse po vdisja nga kurioziteti të dija se ç`po pëshpëritej midis ish drejtorit dhe drejtoreshës së ardhshme.  Të lësh punën duhet të jetë e dhimshme, por mbi të gjitha shqetësuese. Nuk di nëse u bë ai më tepër merak për këtë fakt, apo unë që iu thoja të gjithëve me keqardhje: “Bobo e pushuan!” Mbi të gjitha, duhet të jetë irrituese të detyrohesh të heqësh dorë nga një punë shumëvjeçare për shkaqe që s`kanë të bëjnë as me aftësitë e tua e as me personalitetin.

Kur ndërrohen pushtetet, ndërrohen edhe drejtorët! Këtë e morëm vesh, u bë aksiomë tani. As kjo qeveri nuk u përpoq të mos binte në këtë kurth, madje më keq se paraardhësja ( që ishte “mos o zot”) tak fap e bëri reformën e vet të madhe, e leu Shqipërinë me drejtorë rozë dhe të kuq. Se të gjithë vdesin për pak “drejtorllëk”, të gjithë duan të bëjnë pak si pasha.. dhe kur kanë milituar si Mic Sokola, e meritojnë me patjetër.. Se kështu vendos partia! E askush s`po mundet të reagojë si duhet. Ata që dalin para parlamentit janë të pafuqishëm edhe që të mbrojnë ligjërisht veten, ka skaduar kjo mbrojtje.. Të tjerë duhet të thonë fjalën e tyre, ata që e kanë një vend të rëndësishëm në shoqëri, liderat e opinionit, ata që janë prekur vetë nga ky abuzim pervers i pushtetit dhe ata që ligjërisht duhet t`i mbrojnë qytetarët nga këto palaçolliqe. Po ku është Avokati i Popullit? Eh jo.. Prit të legalizojmë njëherë martesat gay, pastaj të shohim të tjerat.. Po kush do i ndreqë këto punë?  Unë me krushkun??

Në Tiranë pislliqe bëhen kudo, po rrëmuja dhe kamuflimi gati perfekt e fshehin me pluhur heshtjeje gjithë çka ndodh.  Po këtu është keq e më keq. Të gjithë e dinë dhe asnjë nuk e pranon. Një tërbim masiv  i mitingashëve zjen nëpër zyra. Ata që kanë ngjirur zërin, kanë nevojë ta ushqejnë fytin tashmë. Ndërsa ish-ët, boll kanë ngrënë këta! Spastrime politike që më përngjajnë me spastrime hitleriane. Dikur vetëm bjondët sybojëqiell kishin të drejtën e botës, sot shqiponjëmavitë dhe trëndafilkuqët kanë të drejtën e drejtorllëkut! Kudo dridhen karrige, vishen dhe zhvishen kostume. Këtu gjithçka harrohet më shpejt. Ndërsa atje, në Korçë, gjithçka shihet më qartë dhe dhëmb më shumë!

Të ish për mua, do kisha përmendur emra e vende konkrete në këtë shkrim, do i kisha thënë ish drejtorit të mos e pranonte vendimin pa kërkuar deri në fund të drejtat e tij legjitime, do i kisha bërë edhe letër ministres së arsimit për t`i rrëfyer padrejtësitë që bëhen në emër të saj, ndoshta pa dijeninë e saj.. Po ja që drejtorin e kam mik dhe s`dua aspak t`i prish punë me përsiatjet e mia, ja që mësuesit i kam fort përzemër e s`dua t`i trazoj, ja që edhe unë vuaj nga sindroma e inferioritetit dhe mendoj se askush s`do të më dëgjojë tani që bakllavaja u nda.

Ehh, ç`ti bëj drejtorit që e kam pas zemërmirë.. se të ishte për këtë të renë.. upupupu!!!

Image

Comments
  1. Karenina says:

    Me vjen keq qe pena jote ka shkruar ne mbrojte te dikujt kaq pak te denje. I kam lexuar gjithmone shkrimet e tua me deshire dhe kureshtje, por sinqerisht ky me zhgenjeu. Jo per faktin se ato qe thua jane te paverteta, por per burimin e frymezit tend… Ai person nuk e meriton keqardhejne askujt, sepse studentet per te nuk kane qene nje pasuri qe duhej kultivuar, por pjese e nje loje shahu te personalizuar, ku une ashtu si shume te tjere rashe ne guret e zinj. Nuk eshte bukur te kalosh gjimazin duke ditur se mbreti i saj eshte armiku yt, qe ti je mbreteresha e nje lufte te humbur. Ne ato dyer ku ti e keshillon te trokasi sot, dikur kam trokitur une ku me kane dhene te drejte por nuk kane vendosur drejtesi se ai drjtori yne kishte nje mik me te madh. Tashme kane kaluar vite dhe nuk dua te mendoj per te kaluaren, por si thuhet “hakmarja eshte nje pjate qe duhet ngrene gjithmone e ftohte”. Nese ti do i shprehje keqardhje, une do i thoja “Mat zoti Drejtor, por jo nga une por nga realiteti…”.

    • delinda7 says:

      Karenina, te falenderoj qe me ndjek dhe sinqerisht e vleresoj komentin tend. Ky shkrim ishte pasoje e nje sere ngjarjesh qe kam pare kohet e fundit dhe kishte ne thelb me shume fenomenin e me pak subjektin konkret. (Nese jemi duke folur per te njetin person,) personalisht kam pasur nje eksperience pozitive me te, eshte treguar i hapur per cdo ndihme dhe inkurajim sidomos ne pasionin tim per te shkruar dhe sot e cilesoj si nje mik. Nuk besoj se ka qene ndonjehere mbreti i shkolles,e jam e sigurt se nuk i ka pasur ndonjehere armiq nxenesit. Megjithate, ne kete blog gjykimet mbeten gjithmone personale e te hapura. Te falenderoj serish.
      Delinda

      • Karenina says:

        Te siguroj qe flasim per te njejtin person, ndoshta ne nje te ardhme do te ta them personalisht cila jam, por nganjehere (edhe pse kritikohet) eshte me mire te fshihemi mbas nje maske. Kohe me pare nuk kam komentuar sepse nuk ka pasur dicka per te komentuar, shkrimet e tua jane aktuale, te ndjera e shume here me me vlere se shume artikuj te rendomte qe shihen neper gazeta. Te uroj vertet shume sukses, do te jem gjithmone fanse e shkrimeve te tua eshe pse ne anonimat. Vazhdo te mos e harrosh Korcen, vendi ku frymezimi eshte nje arome. Meqe jemi ne komplimentat, nje nder artikujt e preferuar eshte ajo mbi Skender Rusin, poezite e tij jane nje gjuhe me vete, gjuha e nje shpirti de dashurar me te bukuren dhe jeten. Vazhdo keshtu. E te kerkoj falje nese komenti im i pare ishte pak i rrepte.

  2. delinda7 says:

    Duhet ta them se ma ke perkedhelur vertet sedren. Nuk mundem ti ndahem Korces se eshte dhe do mbetet shpetimi dhe liria ime larg rremujes se cmendur neTirane. Po punoj per nje artikull rreth nje figure shume te njohur ne Korce, do te te ftoja ta lexoje se shpejti.🙂

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s