Marauzhga dhe shoqet e saj..

Posted: December 22, 2013 in DELI`S STUFF, POEZI
Tags:

Ti numёron orёt e tua,kilet e
tua,hapat e tua
dhe udhёs sate tinёz shkon,
mbi ura,shtigje,mbikalime
ku asnjё tjetёr nuk kalon.

Ti zbukuron fjalёt e tua,ritet e tua
dhe idetё
veς qё tё tjerёt tё tё duan
e shtrydhesh- ndrydhesh se do vet,
edhe pa dashur vuan..

Ti vetpёrshkruhesh si viktimё
e tё ka hije dhe shamia:
“Pak mёshirim tё lutem mik
pёr kёto hallet e mia”..

Ti ma trazon gjumin dhe sot
me atё qeshje enigmatike,
por Mona Liza s’po tё shkon
me atё zhveshje mike!

Ti turpёrohesh nga shikimet
sa keq mё vjen kur skuqesh krejt
“Ah motrani, po dashurohet
ςdo bir i nёnёs kur mё sheh!”

Ti pastaj nis edhe gjykon
me vlerёsim tё thellё,tё qartё
shoqet e tua mend-silikon
dhe shokёt duarartё..

Ti e lejon veten tё shash
siς ia do puna sёrёs sate
tё lan,tё lyen avash-avash
edhe tё nxin brenda njё nate..

Ti pёshpёrit nё qoshe,skuta
ta bindёsh veten se ke tё drejtё,
por qoshesh mbetesh,skuth bijё skuthash
prapa kurrizesh kur godet!

Ti lavdёron bёma e gjёma,
askush s’ka mend mё shumё se taj
e shkon pёrulesh turbulluar
te ngjyr’ e thonjve tё asaj!

Po mё zhgёnjen,nuk po tё njoh,
ke marrё fytyrёn e njё tjetre?
Ah po, e si mund ta dalloj,
marauzhgat kanё njё fytyrё tё
vetme..

.D.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s