Një pasdite me Ulpiana Lamën

Posted: December 19, 2013 in FOTO GALERI, PERSONAZH

Nga Delinda Muçollari

 

Ora shënon 17:00. Ndërsa në këtë muzg nëntori fillon të bjerë mbrëmja pak nga pak, në një studio ndizen dritat. Një skenografi kryesisht rozë njofton ardhjen e një dame. Edhe 10 sekonda, një vështrim të fundit skaletës në I-pad, një duartrokitje, një buzëqeshje dhe start!

Është Ulpiana Lama!

Bjondja që theu mitin e bjondeve, sociologia që u qëndron larg klisheve, nusja që lëvdon vjehrrën e vet, gazetarja së cilës nuk ia refuzon askush prononcimin, politologia që nuk njeh kahe, moderatorja që sfidon veten e mjekja që kuron kujdesshëm pasditet tona..

Kur “Top Channel” i kërkoi bashkëpunimin me programin e pasdites – e që sipas saj ajo ish gati për këtë pozicion shumë kohë më parë – duhet ta kishte nuhatur mirë efektin që do kishte në publik një figurë si Ulpiana, pafundësisht e paezaurueshme, që do të ndryshonte fytyrën e “Pasdite në Top Channel” e do zbehte dukshëm gjurmët e tre paraardhëseve të saj. Ulpiana do të dinte më së miri të vendoste pikat mbi “i” të këtij programi.

Jo rastësisht të treja moderatoret e programeve të pasdites në “Tv Klan”, “Vizion+” dhe “Top Channel” – respektivisht Rudina Magjistari, Anila Teliti dhe natyrisht Ulpiana Lama- janë tre nga bjondet më të dashura të ekranit. Kjo, jo për ngjyrën e flokëve, që tashmë është klishe e vjetër e patetikëve, por për aftësinë për të mbajtur gjallë një program të tërë në një orar të tillë që imponon tema të lehta, çlodhëse dhe argëtuese për audiencën masive. Ulpiana në këtë rast (nuk i bëj dot bisht kësaj dëshire për ta thirrur në emër, element që përvç të tjerash e dallon) sugjeron kërshëri në një mënyrë krejt dashamirëse dhe aspak arrogante ndaj publikut. “Është ai publik besnik dhe i përhershëm që më vë para përgjegjësisë për të mos e zhgënjyer.” – rrëfen ajo.

Si gjithnjë, Ulpiana qëndron në epiqendrën e studios – natyrisht me mjetin e domosdoshëm të punës, I-pad -in e saj – nga ku kontrollon gjithçka. Eskperienca ia favorizon këtë mision. Pragë – Paris – Prishtinë dhe tashmë Tiranë. Nga Marrëdhëniet me Publikun deri tek drejtimi i një programi. Rrugëtimi i saj nuk përfshin vetëm pozicione të ndryshme pune, por edhe përvoja të kulturave të huaja, rezultat i dëshirës së saj për të sfiduar veten, për të qenë gjithnjë ndryshe e për të mos rënë asnjëherë pre e kurthit të mërzitshëm të rutinës. Një pozicion si i saji, që ndjell zili për shumë aspirante të botës së televizionit nuk është një betejë që fitohet lehtë nga kushdo.

“Vajzave apo djemve që aspirojnë të bëhen moderatorë televizivë në të ardhmen, u këshilloj të kalojnë nëpër të gjitha – theksoj TË GJITHA- etapat e prodhimit televiziv. Njohja e të shkruarit, parimeve të xhirimit e montazhit, shoshitja e terrenit, redaktimi e kështu me rradhë. Moderimi nuk është fillimi i zinxhirit, por fundi i tij. Dhe të mësojnë nga gabimet. Nuk ka rritje e pjekurim pa gabime. Ama kur gaboni, hidheni shpejt pas kraheve dhe vazhdoni perpara!” – sugjeron me dashamirësi Ulpiana.

E pse të mos ia dëgjosh fjalën një imazhi të konsoliduar televiziv që ndez ekranin çdo pasdite, një femre që e ka njohur shijen e suksesit, një pike referimi për shumë vajza të reja, një profesioniste që i ka kaluar nëpër duar hallkat e ndërlikuara të botës së medias dhe e di mirë çfarë duhet dhe çfarë nuk duhet bërë, e që më tepër se kurrë u ka vërtetuar të gjithëve se për të lënë gjurmë afatgjata në kujtesën e publikut nuk nevojitet veç një krehje e bukur dhe një fustan i paparë, por kërkohet aftësi, elokuencë, njohuri, eksperiencë, klas dhe finesë ashtu siç Ulpiana Lama reflekton me figurën e saj.

ImageImagentor 2013

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s