LUFTA ËSHTË PAQE ?

Posted: December 11, 2013 in AKTUALITET

Nga Delinda Muçollari

Kur gjarpri i xhelozisë i thumboi zemrën, Kaini vrau te vellanë, Abelin dhe luftra shekullore mes familjes se parë ne tokë pasuan. Kur Napoleoni la Korsikën per t`iu dedikuar shkollës ushtarake, e kish fare mirë të qartë se me luftë dhe dhunë do arrinte që Francën dhe emrin e tij t`i bënte të paharrueshme.Kur Adolf Hitlerit iu mbush mendja se

çdo farë tjetër jo ariane duhej shfarosur, popuj e kombe u masakruan . Kur sllavit serb iu sos durimi, shkrumb e bëri Kosoven dhe i zboi me dhunë njerëzit nga shtëpia e vet . E nëse këta s`do kishin lindur, të tjerë kainër , napoleonër , hitlerër e millosheviçër do kishin nxitur mjeshtërisht luftëra të tëra mes popujsh. Natyra njerëzore primitive nuk e shmang dot konfliktin ,por a mundet që qytetari i vitit 2013 ta shmangë atë ?

Nje histori e tërë e globit, me fragmente që përsëriten e rithuhen me emra njerëzish e kombesh të spikatur; grabiqarë dhe viktima ; vrasës dhe të vrarë ; uzurbues e të pastrehë ; maniakë dhe ëndrrimtarë ; robërues dhe të lirë… Të gjithë në kërkim të një akti final, kush kërkonte lavdinë dhe kush tjetër lirinë.. Të gjithë në luftë me diçka a dikë …

Në çaste kritike, merren vendime historike, në të tilla kohë krijohen armiqtë dhe heronjtë. Është interesante të shohësh se si një popull s`mund të bëjë dot pa dy imazhe të tilla thelbësore. Gjendet armiku, ndaj të cilit lufton, ai i keqi, i poshtri, mosmirënjohësi, ndaj të cilit nxitet një mëri e zemëratë e madhe që të rrit ngasjen e brendshme për ta ndëshkuar, një katalizator i pagabueshëm! Gjendet gjithashtu edhe një hero, figura mbi piedestalin e vendosmërisë, guximit, trimërisë, para të cilit falen popujt, aty ku qëndisin ditët e lavdisë historianët, një ushtar i panjohur, krijesë gati mitologjike që mbart krenarinë e një populli. Një ikonë besimi që bind se lufta jonë është e drejtë dhe duhet çuar deri në fund, me çdo kusht!

Figura shpesh të qëndisura me kujdes për ta futur një komb të tërë në “kurthin” e bindjes së verbër, për një luftë të drejtë. A mund të ketë luftë të drejtë kur në bilancin përfundimtar numërohen qindra mijëra të vdekur? A mund të ketë luftë të drejtë kur cenohet siguria, qetësia, jeta, qoftë edhe e një njeriu? A ia vlen të luftosh kur gjasme në emër të kombit liderat marrin vendime të pista politike dhe të thonë: “O burra! Ta vrasim qelbësirën!” Epo unë, kombe të tilla i mohoj, mohoj lidera të tillë! Unë luftoj për jetën, jo për politikën! Unë luftoj kur e di mirë për çfarë bëhet fjalë! Ama historikisht, sa e sa luftëra janë bërë, sa e sa idhtarë kanë luftuar kundër një armiku të gënjeshtërt, për një hero të paqenë. Ashtu si im atë që ngrinte krye ndaj të atit për ta mbrojtur deri në fund “shpëtimtarin” Enver; ashtu si ime më që i këndonte “Tungjatjetën” “xhaxhit” dhe e qau me lot të vërtetë…

Unë nuk luftoj për kauza të tilla! Unë nuk dua të shndërrohem në vegël për të përmbushur lavdinë e të tjerëve dhe besoj se askush, me mendim të lirë nuk do donte ta shihte veten pjesë të një marrëzie të tillë. Frederiku i Madh thosh se nëse ushtarët do të mendonin, asnjë prej tyre sdo të mbetej në ushtri. Po ushtari shndërrohet në një kokrrizë rëre që ndjek kahun nga fryn era e shkon hidhet në det me flladin e parë. Endrju Matën kish ardhur herët në përfundimin se “ska luftë, në historinë e njerëzimit, që nuk do mund të shmangej me 15 minuta diplomaci të ndershme.

” Ndershmëri? Më thoni pak ç’kuptim ka se kam filluar ta humbas.. E kanë fshehur diku nëpër arkiva të pluhurosura dhe e kanë lënë ta mbulojë tymnaja e padijes. Ia kanë lidhur lakun në fyt lirisë së mendimit dhe i kanë bërë të besojnë se vërtet mendojnë! Është ngritur i majti e ka thënë: “Ta rrëzojmë të djathtin! Ta luftojmë!” Është çjerrë i djathti duke bërtitur: “Po ju vret i majti! Ta luftojme!” Dhe kombe të tëra tunden e shkunden pas fjalës së tij, në përpjekje për të shpëtuar kokën nga rreziku, secili kokën e vet, dhe “AI” kokën e të gjithëve..

Luftë, luftë ,luftë! E zjarrtë, e kuqe, me gjak, e humbur..

E ftohtë, e sajuar, e pakapërcyër, me të humbur..

A nuk e kuptoni? Nëse ne nuk e mbarojmë luftën, ajo ka për të na mbaruar ne! Në fund ku është paqja? Ku është siguria? Hë! Nënë Tereza besonte te Paqja.. Unë jo.. Unë besoj te siguria, te demokracia, te ligji.. Nuk ka qëllim të lartë që ta justifikojë këtë mjet! Lufta është e pajustifikueshme!

Diku, dikur, dikush do i japë një zgjidhje gjithckaje. Ama jo me gjakra të ndezur, jo me vëllezër në hasmëri, jo me popuj të nënshtruar e jetë të shkuara dëm! Le të bëjë njëherë të vetme punën e vet diplomacia! Le të na bashkojë në NJË, shtu siç Zoti na krijoi.. Të shuajmë secili nga ne zjarrin e luftës e të ndezim drita të reja për të ndriçuar bijtë tanë..

Luftë? -Jo, faleminderit! Preferoj të dua..

Image

Nëntor 2013, Tiranë

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s