24 oret e Ulpianës

Posted: December 11, 2013 in INTERVISTA, PERSONAZH

Nga : Delinda Muçollari

 
Ja rruga pёr tё dalё faqebardhё nё fund tё ditёs! Ulpiana Lama, moderatore e programit “Pasdite nё Top Channel” zbulon pёr “Reporterin” detajet e pёrditshmёrisё sё saj dhe njё kёndvёshtrim kritik mbi gazetarinё nё vend nё kёtё valё ndryshimesh qё po pёrjeton tregu mediatik shqiptar.

Image

Kur fillon një mëngjes i mbarë për Ulpianën?

Nga e hëna në të enjte jemi drejtpërdrejt, kurse të premteve regjistrojmë në mëngjes sepse i kushtojmë disa orë mbledhjes ku merremi me planifkimin e temave për javën pasuese. Të premteve dita ime nis në 7:00. Ditëve të tjera të javës nga 9:00 – 9.30. Kjo sepse e shoh punën time si turn të dytë – pra, nëse shumica e njerëzve të cilët punojnë paradite e kanë kulmin e energjive rreth orës 11.00, unë duhet ta kem në orën 17:00. Më janë përshtatur bioritmet me këtë orar, duke fjetur kësisoj më vonë dhe zgjuar më vonë.

Ç’synim i vë vetes në fillim të ditës?

Të realizoj 70% të detyrave që i vë vetes. Dikur mbaja shënime me mend, tani e shkruaj gjithçka në letër, çdo detyrë. Një zakon i mirë, i mbetur nga puna në Marrëdhënie me Publikun dhe fushatat politike, që duke qenë sipërmarrje të mëdha, kanë volum pune të madh. Përveç kësaj, shënimet bëjnë mirë për planifikimin dhe matjen e suksesit. Dita duket më e plotë kur ti sheh që ke mbaruar një pjesë të qëllimeve (afatshkurtra) që i ke vënë vetes. Zakonisht e vë stekën lart, por i rreshtoj detyrat sipas prioritetit që kanë. Realizoj sa mundem…

Kur nis dita juaj e punës?

Nuk di kur fillon e përfundon dita ime e punës sepse është e shpeshtë që me mendje të jem ende aty, edhe kur ndodhem në ndonjë darkë a në shtëpi. Orët e të punuarit janë shumë më të gjata sesa orët e kaluara fizikisht në punë, meqë më duhet të lexoj libra, shfletoj revista, navigoj në internet, të shoh filma e ekspozita, të ndjek jetë koncertale e teatrore, të takoj njerëz, për tu informuar e frymëzuar.

Mendoni ndonjëherë se do të gjendeshit më mire në një profesion tjetër?

Nëse do ta mendoja, do të synoja ta bëja realitet. Është e qartë se nuk mund të bëhem as fizikante, as astronaute, apo jo? Por kam notuar këtyre viteve në ujra që më kanë çuar nga ligjërimi në universitet, në marrëdhënie me publikun dhe media. Janë fusha të përafërta.

Cili vend është më komod për të punuar në televizion, Kosova apo Shqipëria?

Pa dyshim Shqipëria. Por jo për komoditet. Në television nuk ka komoditet. Je krejt kohën në trysni kohore, domosdoshmërinë e kalimit të informacionit nëpër shumë filtra, luftë me nervat dhe gjykimin publik.

Çfarë ofrojnë televizionet shqiptare që atyre në Kosovë u mungon?

Së pari, është një treg më i madh. Mirëpo kjo nuk shpjegon gjithçka, sepse ka shumë vende të rajonit që janë më të mëdha e më dinamikë se ne por nuk kanë television kaq cilësor sa ç’është (veçanërisht tregu i televizioneve private) tek ne ku, besoj biem dakord, prin Top Channel. Së dyti, Kosova pati një shkëputje thuajse 10-vjeçare nga të bërit televizion në vitet ’90. Kjo shkëputje pamundësoi laboratorin e gjenerimit të talenteve, nuk pati vijimësi. E nëse kapja e ritmeve në aspektin teknik është relativisht më e lehtë edhe si rezultat i një popullsie të re në moshë, e dhënë pas risive teknologjike, pjesa administrative, ndërtimi I një skeme të menaxhimit bashkëkohor ka munguar dhe them se është dallimi më i madh mes dy tregjeve.

Arsyet për të cilat do të hiqnit dorë nga programi “Pasdite në Top Channel” ?

Nëse do të rreshtte së sfiduari dhe së dhëni emocion.

Si e shihni së fundmi të ashtuquajturën prishje të balancave në tregun mediatik shqiptar?

Në një treg të lire nuk ka balanca të përhershme. Ekuilibrat ndryshojnë vazhdimisht. Është logjika e tregut. Nëse aristrokracisë i mjaftojnë privilegjet e dhëna dhe pasuria e bazuar kryesisht në pronat e patundshme dhe qeranë e tokës, sipërmarrësit modern i duhet të dëshmohet vazhdimisht, të zgjerojë tregun, të forcojë pozitën e tij. Në treg dalin operatorët e rinj. Mbetet të shihet me kohë sesa seriozë janë.

Si politologe dhe sociologe, si e shihni rolin e gazetarit sot? A vlerësohet ai në mënyrën e duhur?

Sot ka një debat në botë rreth mënyrës sesi teknologjia po transformon komunikimin. Të themi: cili është roli i gazetarit në një kohë kur politikanët – në kohë reale – nxjerrin pjesë të fjalimit apo gjithë fjalimin në rrjete sociale dhe lajmi qarkullon me shpejtësi virale? Apo kur një gazetari i duhen muaj të kryejë një investigim, ndërsa ËikiLeaks në pak orë bën publike qindra sekrete… A kemi ne, njerëzit e medias, ndonjë përparësi informuese? Nuk mund t’I përgjigjem pozitivisht kësaj pyetjeje. A kemi ne ndonjë përparësi në fushën e zbavitjes? Çdo ditë miliona individë hedhin performance interesante në youtube, kanë miliona klikime dhe fansa. Gjithçka duket më interactive në web. Rezultati? Karriera e gazetarit sot është më pak stabël se në të kaluarën. Pra, ndërsa shtohet uria për të njohur dhe mjeshtëruar instrumentet e komunikimit (ekspertët e marrëdhënieve me publikun, ekspertët e rrjeteve sociale etj), ka bjerrje të kërkesës për gazetarinë në mënyrën tradicionale që ne e njohim. Rënia e rëndësisë ul edhe vlerën.

Për çfarë ka nevojë media dhe gazetaria shqiptare në vitin 2013?

Teksa respekton veçantitë lokale, ta lidhë sa më shumë publikun me tregun global të ideve dhe zgjidhjeve të problemeve.

Kujt ia besoni vaktin e drekës?

Vjehrrës time! Është një grua e rrallë, një amvisë e shkëlqyer, një zonjë e vërtetë. Jam me fat që kam pranë një njeri si ajo.

Vendi perfekt për të mbyllur një ditë pune të lodhshme?

Shtëpi, pizhame, një gotë verë.

Në fund të ditës, çfarë i thoni vetes?

Lutjet e mëngjesit i kthej në falenderime, mbrëmjeve.

Motoja juaj e punës?

Të dalësh faqebardhë në atë që bën.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s