Shi marrёzish..

Posted: November 11, 2013 in EVERYTHING ABOUT WORLD
Tags:

Do tё rrёfejmё tё dy marrёzitё e pabёra nё ditёt kur prej shiut nuk jetuam dot..
Do tё jem si gjithnjё e veshur me muzg, e lehtё do tё mё njohёsh..
Do tё t’njoh dhe unё sapo tё jesh ngrysur brenda syve tё qelqtё e shikimeve tё humbura.. Do tё t’njoh kur tё mos thuash asnjё fjalё pёr pritjen time, asnjё lutje pёr dёshirёn tёnde..
Do tregoj pse shiun armik e kam pasur e ndoshta do qeshёsh e s’do mё besosh kur tё them se fshiu gjurmёt e tua rrugёve ku ecёm dhe hirin e cigares tёnde e pёrpiu, shenjat e gishtrinjve tё tu mbi flokё mi mbuloi, tё qeshurёn tёnde mjegull e bёri, zёrin tёnd e treti veς me njё rrebesh.. dhe puthjet, ah puthjet mi vodhi njё natё kur mbeta nёn shi pa ςadёr.. E si ta dua vallё? Unё ty tё desha.. se ti gjurmёt hapa i bёre pёr mua e cigaren s’e dogje kurrё pa mallin tim, ti numёruar i pate pёrqafimet se e dije qё shumё do tё mё vrisnin kur t’mё mungoje, e kurrё nuk qeshe pёr tё mё bёrё qejfin, e kurrё nuk fole kur unё nervozuar isha.. dhe puthjet, ah puthjet ς’mё thonin..
Ato qenё perёndimi i diellit me
unazёn nё gisht, ato qenё buzёqeshja pohuese e syve t’mi, ato qenё buqeta e bardhё dhe altari i shenjtё, ato qenё mjalti i ditёs dhe natёs, ato qenё tё qara bebi nё pragje agimi, ato qenё duartrokitje pas kёnge fёmijёsh, ato qenё mёngjese tё ngrohta e muzgje tё kristaltё, ato nёn emrin tonё krijuar ishin..
Do tё rrёfejmё marrёzitё e pabёra,
veς pasi dhe ky shi tё ketё pushuar..
sepse ia vlen tё jetohet kjo ditё,
kur ndonёse ёndrrash jemi.. marrёzi tё paqёna themi..

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s