Archive for November, 2013

Fight for our Albania!!!

Posted: November 19, 2013 in EVERYTHING ABOUT WORLD

Fight for our Albania!!!

Tirane, 15.11.2013

Nje njeri, nje JO!

Posted: November 19, 2013 in EVERYTHING ABOUT WORLD

Nje njeri, nje JO!

Protesta kunder demontimit te armeve ne Shqiperi! 15.11.2013, Tirane.

Për një Flamur!

Posted: November 19, 2013 in EVERYTHING ABOUT WORLD

Për një Flamur!

Protesta kundër demontimit të armëve kimike në Shqipëri. 15.11.2013, Tiranë.

 

  Nga Delinda Muçollari

Je një vogëlushe 7-vjeçare dhe lumturohesh nga ideja se mund të veshësh fustanka, të vësh kordele, të lyesh thonjtë e buzët fshehtas me buzëkuqin e mamit, të mira që shokët e klasës nuk mund t’i gëzojnë. Ata- me pantallona!

(more…)

Shi marrёzish..

Posted: November 11, 2013 in EVERYTHING ABOUT WORLD
Tags:

Do tё rrёfejmё tё dy marrёzitё e pabёra nё ditёt kur prej shiut nuk jetuam dot..
Do tё jem si gjithnjё e veshur me muzg, e lehtё do tё mё njohёsh..
Do tё t’njoh dhe unё sapo tё jesh ngrysur brenda syve tё qelqtё e shikimeve tё humbura.. Do tё t’njoh kur tё mos thuash asnjё fjalё pёr pritjen time, asnjё lutje pёr dёshirёn tёnde..
Do tregoj pse shiun armik e kam pasur e ndoshta do qeshёsh e s’do mё besosh kur tё them se fshiu gjurmёt e tua rrugёve ku ecёm dhe hirin e cigares tёnde e pёrpiu, shenjat e gishtrinjve tё tu mbi flokё mi mbuloi, tё qeshurёn tёnde mjegull e bёri, zёrin tёnd e treti veς me njё rrebesh.. dhe puthjet, ah puthjet mi vodhi njё natё kur mbeta nёn shi pa ςadёr.. E si ta dua vallё? Unё ty tё desha.. se ti gjurmёt hapa i bёre pёr mua e cigaren s’e dogje kurrё pa mallin tim, ti numёruar i pate pёrqafimet se e dije qё shumё do tё mё vrisnin kur t’mё mungoje, e kurrё nuk qeshe pёr tё mё bёrё qejfin, e kurrё nuk fole kur unё nervozuar isha.. dhe puthjet, ah puthjet ς’mё thonin..
Ato qenё perёndimi i diellit me
unazёn nё gisht, ato qenё buzёqeshja pohuese e syve t’mi, ato qenё buqeta e bardhё dhe altari i shenjtё, ato qenё mjalti i ditёs dhe natёs, ato qenё tё qara bebi nё pragje agimi, ato qenё duartrokitje pas kёnge fёmijёsh, ato qenё mёngjese tё ngrohta e muzgje tё kristaltё, ato nёn emrin tonё krijuar ishin..
Do tё rrёfejmё marrёzitё e pabёra,
veς pasi dhe ky shi tё ketё pushuar..
sepse ia vlen tё jetohet kjo ditё,
kur ndonёse ёndrrash jemi.. marrёzi tё paqёna themi..

THUAMË!

Posted: November 4, 2013 in DELI`S STUFF, POEZI

Përjetë do t`më duash?

Thuamë që ta di

Thuamë se e gjitha i kam sytë tek ti..

(more…)

Nëse ti vjen..

Posted: November 4, 2013 in DELI`S STUFF, POEZI

S`do njohë të dytë largim kjo botë

Asnjë “ajo” s`do thotë: gënjen!

Porsi këmbanë do rrahë fort

E bardha zemër .. nëse ti vjen..

Nëse ti vjen do puthen qiejt

Do shkruajnë emrin tënd ylberët,

Në mirseardhje do ndizen yjet

Për mua, ty dhe gjithë të tjerët..

Nëse ti vjen s`do të më duhet

Të ëndërroj për tjetër gjë,

Ndaj përqark bota ime lutet

Që të kesh ardhur tanimë..

.D.

Ekspozita ndryshe

Posted: November 4, 2013 in AKTUALITET, FOTO GALERI

Ekspozita ndryshe

Salla 324, biblioteka me e re e fakultetit ku mund te gjesh cdo lloj literature, qe nga “Komedia Hyjnore” e deri te statistikat demografike..

Ne të dy..

Posted: November 4, 2013 in DELI`S STUFF, POEZI

 

“Ne tё dy.. krejt si dy brigje

qё buzёt rrjepin e s’preken dot, (more…)