Bob Roberts, në tokën e politikanëve

Posted: September 13, 2013 in AKTUALITET, KINEMA


Image

Është e zakontë të gjesh një produkt kinematografik amerikan të shekullit XX që i bën lavde sistemit politik, mënyrës së qeverisjes dhe heronjve të panumërt të kombit. Megjithatë tek tuk nuk mungojnë produkte që trajtojnë me kriticizëm elementët më lart. Janë pikërisht këta që vlejnë të vërehen me kujdes, njërin prej të cilëve do zgjedh ta përmend si ilustrim perfekt i pasqyrës politike e shoqërore të vendit tonë.

Kur, më shumë se në vazhdën e një periudhe të nxehtë politike që kaloi mediatikisht vendi gjatë fushatës së fundit elektorale, situatë konfuze për disa e për të tjerë shpresëdhënëse, më lind nevoja të flas rreth një prej filmave të mi të preferuar amerikanë të viteve `90 “Bob Roberts” dhe shëmbëllimin e kësaj historie me situatën aktuale në vend.


I vendosur për ta ndërtuar me ironi të hollë historinë e Robert Roberts, regjisori, skenaristi dhe njëkohësisht aktori protagonist Tim Robbins zgjedh të rrëfejë skenat dhe prapaskenat e një fushate zgjedhore për senatorin e ardhshëm të Pensilvanisë në vitin 1990. Gara elektorale vendoset midis senatorit demokrat në detyrë Brickley Paiste dhe një republikani konservator më të ri në moshë Bob Roberts. Garë kjo e përqëndruar esencialisht në stafin organizativ të fushatës dhe mënyrave të ndryshme të propagandës deri në çastin e fundit të shpalljes së rezultatit definitiv.

Përplasja e kandidatëve thellohet kryesisht në dy rrafshe: pikat kryesore të programit e premtimeve elektorale dhe paraqitja mediatike e figurës së secilit. Në krahun e majtë shohim një proklamues të zhvillimit të industrisë, hapjes së vendeve të reja të punës, luftën kundër varfërisë dhe pro sakrificave për të ndërtuar një komb të shëndetshëm e të sigurt. Nga ana tjetër vjen me një sheqerosje të pashembullt një figurë premtuese e konservatorëve, i ri në moshë por i lidhur ngushtë me vitet `60 të revulucionit të quajtur Televizion, dhe që më tëpër se gjithcka e merr seriozisht paraqitjen e tij mediatike dhe kuron deri në detaj çdo shfaqje të tij. Këngëtar i muzikës country, orator me përgjigje të shpejta, me një buzëqeshje të qëndisur me kujdes, me një model perfekt flokësh, Bob Roberts i vjen publikut-votues si një rebel i vendosur për ta bërë çdo amerikan të pasur e të fuqishëm.

Atë e sheh kudo; në studio me gazetarët më në zë, e sheh në konkurse miss-esh duke i bërë lavde bukurisë, në kishë duke kërkuar mbëshetjen e perëndisë për këtë mision të madh, e sheh duke u nderuar me çmime si “Patrioti i Vitit” e në çdo shesh a qoshe ku objektivi i kamerës është prezent. Duke kënduar, premtuar e buzëqeshur ai arrin të fitojë dashamirësinë e një pjese të madhe të zgjedhësve. Por, si gjithmonë, një figurë ngatërrestare në kërkim të së vërtetës përpiqet të hedhë dritë mbi panoramën e ëmbël të këtij kandidati pothuaj sureal. Kush tjetër veçse një gazetar me emrin Bugs Raplin, i cili zbulon fakte mbi përfshirjen e Roberts në trafiqe droge dhe të tjera veprimtari të paligjshme, shndërrohet në pengesën kryesore dhe antireklamën e kandidatit “rebel”. Raplin është i vetmi ndër gazetarë që nuhat një mashtrues nën statusin e një kandidati për senator dhe përdor çdo burim për t`i bërë publike mashtrimet e tij, por i veçuar dhe i urryer nga mbështetësit e Roberts, shpresat janë të pakta.

 

Si më lart, nuk mund të mos ndërtoj paralelizma të historisë së rrëfyer në film me atë ç`ka ka ndodhur së fundmi në realitetin politik të vendit tonë. Bob Roberts më shëmbëllen instiktivisht me figura të ngjashme politike shqiptare, madje me disa më duket thellësisht i njëjtë. Të vëresh me kujdes veprimet e njepasnjëshme dhe paraqitjen e një politikani gjatë fushatës zgjedhore është mahnitëse. Ti sheh tek ai gjëra të mrekullueshme, zbulon sesa familjar i dashur është, sesa shok besnik, sa nxënës shembullor e fëmijë i mbarë ka qenë. Ti zbulon një buzëqeshje perfekte e të paqtë në fytyrën e tij, zbulon shpirtin artistik e inspirues. E sheh sapo hap televizorin, sapo shfleton gazetën, e sheh duke u marrë me sport, duke kënduar shpesh herë, dukë u bërë DJ i party-t të rradhës ca më rrallë, e sheh me aq ngjyra nga ai ekran i vockël e manipulues sa të duket bota fushë me lule. Por ti harron të mendosh diçka tjetër, harron se nuk je ti pas asaj kamere, nuk je aty për të parë ç`ndodh edhe kur fiket drita e kuqe. Ti di shumë pak e prandaj bindesh lehtë. Ti di shumë pak dhe prandaj refuzon të dish më shumë. Indinjuese, por e vërtetë.

 

Në pamundësi për t`iu larguar karakterit tim egoist që vëren me kujdes rolin e gazetarit në të gjithë këtë panoramë politike, unë shoh në këtë film jo vetëm historinë e një politikani, sepse ai do të mbetet gjithnjë makiavelist, pragmatist e manipulues, por historinë e një gazetari, atij që mund të jetë kolegu im, yti apo mund të jemi ne vetë. Shoh të vërtetën e trishtuar të së tashmes së medias shqiptare që i është larguar me kilometra detyrës së vet. Shoh përbaltjen e pathënë të këtij profesioni që së shpejti do të mbaj mbi shpatulla. Është ky trekëndësh i pandashëm: politikë – media – publik, që ushqehet me “sikur-e” e nuk ngopet kurrë. Është ky zinxhir i ndryshkur që po pret të këputet! Shumë larg Amerika prej nesh, shumë. Aty thuhet se mbizotëron gjithmonë virtyti, ama ajo që dominon vërtet është shtirja e përkryer e të qenit të virtytshëm. E ja Shqipëria ime që e prek përditë, këtu thuhet se mbizotëron maskarallëku, ama.. ashtu është!!

Delinda Muçollari

Shtator 2013

Comments
  1. egozhinanews says:

    Te rekomandoj te shohesh filmin House of Cards te bazuar ne novelen e Michael Dobs😉

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s