Shko..

Posted: July 31, 2013 in LIBRI
Tags:

” S’do më kesh më.. Kurrë më.. As
mua, as zemrën.. S’do jem më streha jote e fundit, kur të gjithë shpinën të kanë kthyer,, kur mbetesh i vetëm mes turmës dhe në ‘askush’ shndërrohesh

sapo lavdia të shuhet.. e sa herë të ndodhte kjo, vije me vrap në derën time për të trokitur dufin tënd, mëritë, inatet.. sa herë flisje mbytur në vrer dhe nuk shihje si muret nxiheshin nga ngurtësia jote, si ma fikje shpirtin me cinizmat e tua të pafund.. e unë t’i doja verbërisht edhe lemerisjet, edhe ankesat,, kisha dicka prej teje:zhgenjimin tend..dhe egoizmin..

Por s’do më kesh më.. i shitur krejt ishe në krenari e vete.. i pandreqshëm ishe në sfida.. e s’do të ketë më rikthime të kota, falje pa pendesë, lotë të thatë të arrogancës tënde.. e s’do të ketë më një derë të hapur për ty.. shko hidhe në humnerat që ke hapur dufin tënd, shko shite veten në lavdi absurde, dhe mendo si do të t’shohin, mendo se c’do të thonë.. je fair me botën..shko e mburru..shko e hidhu vrerin tënd dhe qesh.. qesh sa të mundesh për atë që kishe dhe s’e ke më.. e pastaj nis furishëm qaj.. qaj për veten që e humbe e sdo e rigjesh më.. qaj se lotët janë shterur tek unë, dhe të kam dorëzuar cdo ndjenjë.. e fillo jeto në bosh.. sepse bosh je..
sepse ndryshe s’di..

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s