Archive for July, 2013

Shko..

Posted: July 31, 2013 in LIBRI
Tags:

” S’do më kesh më.. Kurrë më.. As
mua, as zemrën.. S’do jem më streha jote e fundit, kur të gjithë shpinën të kanë kthyer,, kur mbetesh i vetëm mes turmës dhe në ‘askush’ shndërrohesh

(more…)

1 pergjigje..

Posted: July 24, 2013 in EVERYTHING ABOUT WORLD
Tags:

“Perse shkruaj vetem ne dite te
trishtuara?? -po sepse kur jam e
lumtur, skam kohe per te humbur..” 😛

My dear..

Posted: July 24, 2013 in LIBRI
Tags:

“My dear, if you keep waiting for
tomorrow; all you’ll end up with are a bunch of empty yesterdays.” — The Music Man (Harold Hill)

..I’ll be me..

Posted: July 24, 2013 in EVERYTHING ABOUT WORLD
Tags:

.. I’ll be me..
till that moment you will be my guide,,
till that day you’ll get to be my sun,,
till that night you’ll be my brightest light,,
till that minute you’ll have my whole heart,,
till that second you’ll be my only reason..
cuz after that, surely I will be changed..
I’ll be you.. me.. us.. ” ♥

Zgjuar..

Posted: July 24, 2013 in DELI`S STUFF
Tags:

“Vagulluar nen petkun e nates,
bulza drite te henes po pres,
fije hijesh duken-zhduken vaget,
dikush endrren ma preu ne mes..

Deshiruar per nje copez drite,

dhe lekura po me qan nga malli,

dikush endrrave me shfaqet ne ikje,

sa dhe hapat e nates i ndali..

Peshperitur mendimet nen buze,
rrugen per n’agim si ta gjej e vet,
mes netesh dhe ikjesh me te mos humb,
te prek drit’ e zgjim, mberritje te prek..”

.D.

300 dite pa qiej blu..

Posted: July 24, 2013 in DELI`S STUFF
Tags:

“Syshuar sot
pa syte e tu,
300 dite pa qiej blu,,
300 nete zemermalluar
zerin tend
dashuruar..
Syshuar sot
nje dite me teper,
c’ishte dje
do jete dhe neser,,
c’kishte sot
mot 100-fish
ze,sy,buze ne mund te vish..
Gjysma tjeter
larg e larg te kam,
po prane zemres
lerme e mbame,,
afer shpirtit me jeto,
prane e prane
me shtrengo,
afer vetes
lidhme fort,
mbrome si engjell
mbrome si Zot..
Menduar jam
per ty perhere,
300 dite u bene pranvere,,
300 nete mi bere drite
diell per syte e tu,
diell per te mite..
300 here
pata kerkuar
buze e dore
e trup zbuluar,
dot si gjeta dje
as sot,
ne mundsh zemren
ma jep dot?
300 fjale
thene neper buze,
sa te tjera mbet harruar,
do ti them
e sdo i humb,
c’nuk eshte thene
ka per tu shkruar..
Cfare nuk pata
do ti kem,
ku me do
aty do jem,,
cfare nuk pate
marre nga une,
mijra here do kesh me shume..
Se e di
e di fort mire,
zemra zemren e kerkon,
bej durim
shpirti im, gjithcka vjen
dhe pse vonon..! “

you`re the world to me..

Posted: July 4, 2013 in DELI`S STUFF

 

..Nuk do mundja
ta mendoja
dikë tjetër mes dëshirash,
nuk do mundja
t’ëndërroja
kohën,vendet më të mira..

Stë ndërroj me asgjë që ka bota,
nuk të fal tek askush as me ndoshta..
..as me yjet e natës
që ndricojnë errësirën,
as me hënë as me diell, me mëkat lamtumirën,,
as me mijra pranvera
metropole,qytete
nuk i dua të tëra e vetme..
..as me Rrugën e Qumshtit,
udhëtim mbi ylber,

as me 7 mrekullitë ndonjeherë,,

as me shiun e verës
as me borë në Tiranë,
as kështjella as mbretër ku janë..
stë ndërroj as me këngë
as me fjalë poeti,

as me ndjenjat vargjet e një tjetri..
as diamante nuk dua
as pushime në Hënë
Rion,Romën,Parisin si coj nëpër mënd,,
as koncertet në Vjenë

as me Zeusin vet
me dëshira e plane
as me netë në bregdet..
Më mjaftojnë përkujdesjet,

Detajet që di
ato sy,buzëqeshjet

ai zëri i tij..
..dhe i dua petalet që bien
dhe trokitjet e shiut dritaresh
dhe kristalet e dimrit mbi xhama makinash
përshëndetjet me dorë pas ndarjesh..
dhe i dua dhe muzgjet
duke pritur tek dera
nese di se do vish
pres 1000 herë të tjera..
ato zgjimet e vona

dhe vonesat ne punë
atë vrapin shkujdesur
për të ardhur tek unë,,
edhe vapen,ankesat
fjalë pa fund të një mike
më pëlqejnë kur ka ardhje,jo ikje..

edhe zhurma avionësh
të qarat e bebit
edhe duartrokitjet duken rima t`poetit..
dhe dua pëshpëritjet,
xhelozitë,përkëdheljet,,

prej teje dhe heshtjet dhe prekjet..
..të qeshurën dua në fund historie
dhe puthjen si fjalë dashurie..
më pëlqejnë edhe zënkat
edhe faljet,pajtimet
nëpër nete nën henë përqafimet..
dorëzuar,e lumtur
i pranoja të gjitha,
vetëm t’ish zemra jote.. e imja..

..looooo

 

.D.

Ne zemren time..

Posted: July 4, 2013 in DELI`S STUFF

 

Ne zemren time nje det trazuar

i perplas dallget pas bregut tend..
me thuaj valle, si rri pa mua?

kjo heshtje prekjesh nuk te cmend?
Ne zemren time vdesin ylberat,

bluja merr fund ne syrin tim..
me shpjego pse seshte si te tjerat?

qe zhurmojne,rrahin pa mbarim?
Ne zemren time nje zjarr i ftohur..

ti srrezikon te hysh ne te..
a e di valle sa eshte lodhur,

nga thirrjet gricjet e ska zw..
Ne zemren time nje endrr` e plakur

qe enderron te gjeje rini,,
me thuaj si tja heq merakun,

a le te vdese ne agoni?
Ne zemren time i shterur fati,

ne mes te rruges ti e le,,
ne do ta dish s`qan nga inati..

po nga premtimet qe sja dhe..

.D.

Vdes dashuria..

Posted: July 4, 2013 in EVERYTHING ABOUT WORLD
Tags:

 

..kur mure syte e tu i ben

e s`mund te shoh vecse shikime,

kur ne gure duart i shnderron,

nuk ka pre prekje,vec ferkime..

kur botes tende aq te largme

nuk i therret me emrin tim,

..kur neper dhimbje shkund inatet

qe pate lene ne rrugen kthim..

kur shtrati yt ka vend per tjeter

e shpirti yt vend per ty vec,

vdes dashuria me patjeter

e cdo qelize e trupit vdes..

..kur dera ime hapur rri

e pret me kot tej horizontit

kur nuk me vjen, s`troket njeri

nuk as larg zhurma t`avionit,

..kur naten erret endrrat vras

se me rikthejne cmendur tek ti,,

vdes dashuria ne nje cast..

e fill pas saj ke vdekur ti..

.D.

thoughts..

Posted: July 2, 2013 in EVERYTHING ABOUT WORLD

“..I don’t get what i must not believe:
the existence of you in the way i
wished.. or the existence of me in
the way i hoped..”