Monika Stafa

Posted: May 24, 2013 in PERSONAZH

Ekrani nuk mjafton   http://www.youtube.com/watch?v=1pOtb0SGlM0

Nga Alida Cenaj

Me shume se 15 vjet te shkuara, ne shtepine e te shoqit gjeti nje makine te vjeter shkrimi. Nga ato te hershmet qe nuk e kane luksin e kompjuterit sot, te rikthimit sa here te duhet tek i njejti tekst, por gjithesesi nje mjet qe ndoshta ishte me i dashuri qe gjeti ne shtepine e re. E mori dhe, nga te harruar diku ne nje cep, e mbushi me boje dhe leter dhe kujton te kete hedhur rreshtat e para. Ajo makine i sherbeu asokohe per dy gjera te rendesishme Monika Stafes: zbuloi se pari se poezia nuk ishte me nje enderr e mundshme per tu realizuar. Koha e adoleshences kur te gjithe besojne se nje dite do te behen poete, shkrimtare apo gazetare te medhenj kishte marre fund dhe rreshtat e ndjere qe i zinin vendin njeri-tjetrit, thjesht nuk ishin e ardhmja e saj. Por nuk kjo nuk vlente per fillesat e asaj ardhmerise prej shkrimtari. Ndoshta jo per libra best seller artistike, ende jo, por sa per te hedhur e zeza mbi te bardhe mendimet e veta, persiatjet qe e trazonin perbrenda dhe qe ndodhte te mos i ndante me askend, po!

Ka nisur keshtu nje here e nje kohe shkrimi per folesen e Top Channel-it. E kujton ate makine ndersa rremon ne kujtese per te shkuaren dhe sidomos zakonet e saj te te shkruarit. Ka pak kohe qe ka publikuar librin e saj te trete, “Gati per rinisje – Up in the Air”, dhe ndersa tregon per ate marredhenie te hershme te lidhur me nje makine te vogel shkrimi duket sikur flet per nje bote dhe jete tjeter. Tani librat, artikuj ose idete per reportazhet televizive lindin dhe marrin forme gjithkund. Gjate nje udhetimi me makine ose avion, ne nje udhetim pushimesh ose pune, gjate nje shtrengimi duarsh diku me dike, apo pas frymembajtjes se pare perballe zbulimit te nje dokumenti te nje arkive ose fati te pazakonte jetesor. Vendin e makines e ka zene kompjuteri qe nuk e ndan nga vetja dhe persiatjet nuk jane me vetem te tilla dhe vetem per veten. Grumbullohen ne nje vend te vecante te arkives se vet personale dhe nje dite mblidhen bashke per t’i dhene nje linje te vetme nje libri. Deri tani tre te tille.

E permbledhur shpejt, sa per nje prezantim te pare, nen perskuqjen e pazakonte per nje figure televizive, normalisht te mesuar te flase rrjedhshem, Monika Stafa e nis keshtu rrefimin e drojtur per veten dhe deshiren per te shkruar. Ka qelluar te jete nder ato te pakta folese lajmesh qe nuk eshte mjaftuar vetem me studion e vogel dhe kameran e palevizshme perballe. Me televizionin si kumbar, diten kur nisi pune ne nje prej studiove te tij, deshira e vjeter per t’u dhene forme menditimeve te veta, ate qe ajo e quan “malli i shtampese” sic e thoshte Bogdani, ndjeu t’i ngjallej njesoj si dikur ne shtepine e Stafajve dhe shume me heret. Kishte mundesine e ekranit, por edhe te provonte gazetarine. Te shkruante per ate qe e trazonte me shume: te perditshmen, veset njerezore dhe thelbin e vlerave, per kulturen dhe te tjera rreshta qe, sic thote, “sabotonin” genjeshtren kolektive, ate qe te gjithe e dine, por pakkush e pranon. “Endrra ime eshte te jem gjithnje ne mjedise dhe njerez te rinj dhe te shkruaj lirisht si mendoj une per ceshtjet e te jetuarit”.

E nisi keshtu pa shume buje, duke firmosur reportazhe, deri tani 50 te tille, dhe duke mbledhur cdo detaj njerezor qe i qellonte te takonte rruges. E diplomuar per histori, puna dhe udhetimet i dhane edhe shansin te behej deshmitare zbulimesh te reja, studimesh qe mbajne emrin e saj, per tema dhe ngjarje qe sot e gjithe diten ngjallin debat. I ka provuar me shumice edhe keto te fundit. I ndodh te perballet me reagime nga me te ndryshmet per shumecka qe merr jete ne ekran prej saj dhe jo vetem. I ndodh te ngjalle debat edhe vete emri qe mban: quhet Monika Shoshori Stafa. Bije e Zenel Shoshorit, i denuar dikur per agjitacion e propagande; mbese e Hysen Shoshorit, protagonist sidomos i ketyre muajve te fundit per deklaraten e tij ne lidhje me gjyqin qe e denoi me vdekje ku, sipas tij, ka deshmuar edhe Sali Berisha; nuse ne shtepine e Qemal Stafes, bashkeshorti i saj eshte nip i tij.

Mbase per te gjitha keto arsye Monika ka zgjedhur t’i qendroje larg bujes dhe publicitetit per gjithcka ben e ku ve emrin. Vete historia dhe edukata e familjes e ka mesuar t’i kenaqet vetem punes pa kerkuar me shume, fjala vjen sic eshte e modes keto kohe, pak reklame me teper per cdo liber te botuar, reportazh apo teme dite qe trajton. Edhe keshtu Monika eshte e permbushur. Po i shkon endrres se saj deri ne fund: ka televizionin dhe nuk mjaftohet vetem me te. Ka kryer studime, ka shkruar libra dhe ben plane edhe per shume te tjere, per te cilet koha per te folur nuk ka ardhur ende.

“Fillimisht kam menduar se deshira per te shkruar ishte nje “semundje” kalimtare sic eshte poezia”, thote ajo. “Por kur nisa punen ne media, deshira e vjeter m’u ngjall serish. Ne fillim e provova me gazetarine televizive, emisionin “Jashte bulevardit”, qe kishte per qellim pikerisht te conte syrin e kameras atje ku gjendeshin njerezit margjinale”. Top Channel erdhi pas disa eksperiencash ne Televizionin Arberia dhe per pak kohe si eksperte e mediave ne Keshillin Kombetar te Radiotelevizioneve. Ne fillim flitej vetem per edicionin e lajmeve, por emisioni i perjavshem, qe me pas u titullua “Exclusive”, u duk sikur hapi shume dyer, ndoshta te pamenduara me pare. “Nje foles duhet te kete disa virtyte, si zoterimi i gjuhes, kultura gjuhesore, kultura e pergjithshme, perditesimi i informacionit. Por kur njeriu ka dicka per te thene nuk mund ta thote si folese, sepse ne studio ka politike editoriale: te gjithe ata qe thone se ne pohojme vetem te verteten dhe nuk kemi politike editoriale, vetem genjejne. Politike editoriale behet qe ne renditjen e lajmit, cfare theksohet ne te, komenti dhe shume te tjera. Kam menduar se dicka me shume mund te bej duke i pare joperjashtimore detyren e foleses dhe pergjegjesine si reportere kerkuese”. I ka bashkuar te dyja pra: politikes editoriale i qendron besnike dhe njeheresh ato te vertetat qe e ngacmojne i germon me thelle, per t’i thene, troc, e zeza mbi te bardhe. Nje i tille eshte edhe libri i fundit, pasues i dy studimeve te meparshme: “Ceshtja e Shen Naumit” (2008) dhe “Monarkia kunder Republikes” (dy monografi dhe studime te tjera, 2011). “Nje enciklopedi historike dhe bashkekohore nga nje mjeshtre e reportazhit problemor, historik, politik e shoqeror”, sic e perkufizon vepren e fundit te Monikes, “Gati per nisje – Up in the Air”, studiuesit prof.dr.Hamit Borici. Nje liber qe mban dy tituj sepse “eshte shkruar gjysma ne Shqiperi dhe gjysma ne Evrope”, gjate pjesemarrjeve ne konferenca shkencore, ne ngjarje nderkombetare te mediave dhe gjate kerkimeve per doktoraturen qe shume shpejt do t’i jape doren e fundit, “Hebrejte ne Shqiperi:1933-1944”.

“Ka dy tituj sepse ne nje ane eshte reporteri qe duhet te jete gjithnje si nje ushtarak, i gatshem per t’u nisur me mision. Ne anen tjeter ky reporter, qe udheton vazhdimisht neper kontinent, e sheh vendin e vet diku midis rruges drejt Evropes, por pa hyre ende brenda saj”.

Eshte nje liber i shkruar kudo: ne zyre, ne shtepi, gjate pushimeve dhe permbledh reportazhe qe nga viti 2005. Mbi te gjitha eshte nje veper e re qe jo rastesisht Monika ia ka kushtuar te atit, i ndare nga jeta vetem pak para publikimit te tij.

“Ai rrojti vertikalisht, vuajti per vete per te na ngritur kryet neve”, thote Monika, duke ju referuar vetes, motres me te vogel, te emes. E ka te provuar kete qysh diten kur mori vesh se kishte nje xhaxha te shkuar jeten burgjeve dhe nje baba qe gjithashtu e kishte provuar Spacin, packa se dy vajzave te vogla te tij, nuk ua tregoi te verteten deri kur diktatura ra dhe endrra per te pare ato vendet e bukura ketej e andej oqeanit, per te cilat u fliste dikur, per te pasur nje shtepi ne plazh e per te shetitur lirisht kudo, nuk ishte me e pamundur. Deri kur ra Muri i Berlinit, Monika nuk e dinte qe kishte nje xhaxha te quajtur Hysen e aq me pak se ai ishte i denuar, por edhe se i ati kishte qene gjithashtu ne burg dhe dy vitet e mungeses se tij, qe ajo i mban mend edhe pse nuk i kishte me shume se pese vjece, nuk kishin qene pse Zenel Shoshori ishte me sherbim, por sepse ai ishte ne burg. “Pavaresisht ketyre, asgje e pazakonte nuk ndodhte ne familjen tone. Mamaja na thoshte se babai ishte me sherbim dhe ai nuk e tradhetoi veten edhe kur u kthye. E mbaj mend ate nate sepse u mblodhen shume njerez, pavaresisht se nuk e kuptoja pse. Im ate erdhi ne shtepi ne mbremje, pasi ishte erresuar dhe mua me beri pershtypje fiziku i tij i dobsuar. Ka qene nje burre i gjate dhe i fuqishem, por kur u kthye sikur nuk ishte me ai”. Pas denimit te xhaxhait, Hysen Shoshorit, familja u detyrua ta linte shtepine ne qender te Tiranes, ate qe sic tregon Monika, i ati e kishte rregulluar me duart e veta, dhe u vendos ne Laprake. Dy vajzave te familjes iu mbajt e fshehte historia e vellait me te madh, i denuar per traktet e gjetura dhe kohe me vone edhe arrestimi dhe denimi i te atit. “Megjithese ai pati nje fat te veshtire, ne na rriti me krenari e seder te rralle. Kur u rrita, u njoha me shume nga ata qe kishin punuar dikur me te, dhe me kane treguar per zotesine dhe forcen e karakterit te tij. Gjithe jeten mendoi per mire, per te qene me i dalluari, per te na rritur me kryet lart, e per te na dhene udhe ne jete, duke na gezuar gjithmone me detajet e jetes, qe ne motrat tani i kujtojme me shume dashuri”.

Kur u rrit dhe mesoi te vertetat kuptoi edhe ankthin e se emes mengjesin e dites kur i ati pritej te lirohej nga burgu dhe ajo i tregoi per nje enderr te pafajshme ku ajo kishte pare babane te veshur me nje kostum me xixa. “As atehere nuk me tha gje, por ankthi se mos i ndodhte dicka e keqe nuk e la deri kur ai u kthye ne shtepi”. Vetem kohe me vone ka kuptuar edhe pse nuk u tregoi per xhaxhane qe vuante burgjeve: donte qe te bijat te mos e ulnin koken e te ndiheshin ndryshe nga te tjeret. Sidomos kur mesoi gjithcka, e deshi edhe me shume te atin dhe formulen qe kishte zgjedhur per veten dhe familjen e tij. “U perball me sfida te renda dhe nuk u dorezua. Kur gardianet e burgut te Spacit i lane ne qeli rastesisht mjete te hekurta per t’ia mundesuar ikjen vullnetare nga kjo bote, ai ua dorezoi te zoteve duke u thene: Merrini nese ju duhen, nuk dua t’ju kenaq duke ikur nga kjo jete. Kam ende kohe perpara”. Megjithate as atehere, as pas renies se Murit te Berlinit dhe as kur Monika u rrit dhe krijoi familjen e vet, nuk iu ankua per mundimet e veta e aq me pak nuk ia nxiti urrejtjen apo deshiren per hakmarrje. “Ishte i paepur e u mbyll ne vetvete, per te mos lenduar njeri me pesimet e pamerituara te jetes. Kishte te drejte te urrente, por nuk e beri. Mundoi veten qe te na mbroje neve”.

I ka ndjekur nderkaq edhe intervistat e xhaxhait te saj, te cilin e ka njohur aq vone sa ende shume detaje te jetes se tij i ka te panjohura. I ati e la kete bote pas kater vite te gjata semundje, pa pasur mundesine t’u tregonte, te pakten per te. Por edhe pse ka zgjedhur te heshte perballe cdo komenti apo kerkese qe i vjen per intervista per kete ceshtje, me siguri tanime e kupton zemerimin e tij. Sepse ndjen te pranishme cdo dite mesimet e heshtura te te atit. “Nese ne kete liber ka dashuri per njerezit, per ata qe gezojne dhe per ata qe vuajne, per te mbidheshmit e per te nendheshmit, kete ia kushtoj pikerisht mesimeve te heshtura te tim eti”, e mbyll ajo. Ia kushton atij edhe ate deshiren e papermbajtur per t’i thene gjerat sic jane, per te shkruar njesoj sikur po i drejton vetes nje leter e mbi te gjitha ate natyren modeste dhe pak te drojtur, sidomos kur i duhet te flase per veten. Ndjek mesimet qe i ka dhene qe ne vegjeli i ati: te punoje fort per te permbushur veten pa pasur nevoje per me shume. Me kete ritem shkel cdo dite, e perpikte ne orar, pragun e televizionit ku punon cdo dite dhe germon ne te perditshmen e ketij vendi duke projektuar te tjera shkrime, reportazhe dhe libra.

(REVISTA KLAN)

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s