“KASANOVA” nga Giacomo Girolamo Casanova

Posted: May 24, 2013 in LIBRI

KASANOVA
I konsideruar si skandaloz nga kleri i krishterë perëndimor katolik e protestant, pasi nxjerr në pah shumë ‘cene’ të shoqërisë së lartë të Evropës së krishterë perëndimore të shekullit të 18, “Kujtimet e Kazanovës” të s vijnë në gjuhën shqipe.
Një nga librat më të shitur në perëndim për gati dy shekuj, ai sot hidhet në treg në të gjitha libraritë e vendit nën siglën e Shtëpisë Botuese ‘HELGA’s Secrets’ me përkthim të Nikolla Langores dhe redaktim të Alfred Cakos. Ai i kishte munguar rafteve të bibliotekave tona, por më në fund do të shijohet edhe në gjuhën e bukur shqipe. Ashtu si shumë libra të tjerë me vlera të mëdha informuese e artistike, ‘Kujtimet e Kazanovës’ plotëson një boshllëk që ka ekzistuar për shoqërinë evropiane në periudhën e humanizmit dhe postiluminimit. Ky libër, pavarësisht toneve erotike, por aspak vulgare që trajton, duhet parë si një libër kompleks që tregon me një stil të përsosur historinë evropiane e më gjerë, trajton në mënyrë filozofike njeriun dhe jetën, flet për religjionin, shoqërinë e lartë aristokratike, kodet zakonore, marrëdhëniet ekonomike, shtresëzimin shoqëror, aktivitetin financiar e bankar, marrëdhëniet ndërshtetërore, pozitat e dy gjinive në ambientin familjar e administrativ, etj. Meqenëse gjuha e përdorur është e një stili shumë etik e familjar, ky libër mund të lexohet nga të gjitha moshat duke nxjerrë në pah vlerat artistike narrative të autorit. Ashtu siç ishte ‘Mein Kampf-i’ Hitlerit një nga librat më të shitur i të njëjtës shtëpi botuese para një viti, edhe ky libër voluminoz i sjellë në shqip nga ‘HELGA’s Secrets’ sigurisht që do të jetë një e qëlluar në shenjë për këtë vit

.kazanova

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s