NËSE TË PRES..

Posted: May 15, 2013 in DELI`S STUFF

Të prita edhe sot..

Ashtu sikur dje..

Të prita si të ishte dita e parë dhe po njëlloj zemra kërcente nga shpresa se do të të shihte..

Po njëlloj, në fund të çdo minute më vlonte gjaku sikur ta dinte me siguri që pritja do të merrte fund në fillim të minutës tjetër, sikur të ishte i bindur se ti do të vije atë çast.. por shumë funde minutash ikën zvarrë dhe shumë të tjera filluan po aq heshtur..

Një shkëndijë shprese lutej të mos lodhesha nga pritja, e një fijëz frike shtrëngonte frymën time, frikë se kthim nuk do të kishte..

Por asnjë ndjesi nuk kishte fjalë, nuk gjente zë të pëshpëriste,, që ta dëgjoje ti dikur, që ta kuptoje mbase, që të kujtoheshe, të reagoje, të përgjigjeshe pa ngut se diçka ja vlen në këtë pritje të gjatë, se e meritoj një trokitje jo më të imagjinuar te dera,, që kur të hapja derën të të gjeja ty jo më vec në ëndërr, e të më përqafoje shtrënguar,si kurrë më parë, e të më shihje ngrohtësisht në sy, dhe buzëqeshur, lotuar të më thoje se malli të ka marrë si unë, se erdhe dhe më nuk do të ikësh, se pritjet mbetën histori, se ti do jetë gjithmonë i ardhur e asnjëherë i ikur, se minutat skanë pse nxitojnë për të arritur orën e duhur, se tashmë ora e përsosur është ajo pranë teje, se çdo akrep le të ndalojë rrahjet e veta për sa kohë ti je me mua, se ti vërtet me mua do të jesh..

E unë do dëgjoja buzagaz e do të heshtja përsëri, që t`i vidhja melodinë zërit tënd, që të ngopesha pambarimisht me premtimet tua, e do afrohesha në prag të lëkurës tënde që të të rrëmbeja aromën,, do i lidhja gishtrinjtë ngjitur njëri-tjetrit si ura të dy shpirtrave e ashtu bashkuar sdo të të lija më të largoheshe asnjë sekondë larg..
Ashtu do të të doja, sikurse në ëndrrat e mia fatlume të dua,, e ashtu do të më doje, sikurse në ëndrrat e tua të papara ndonjëherë më do..

..sepse s’mund të jetë tjetër veçse ëndërr ardhja jote e beftë,,

.. sepse pritja tashmë më përket prej një jete..

e nuk di më si jetohet kur dikë.. për të pritur.. nuk e ke..

DELINDA MUÇOLLARI

n504e35d000740

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s