..Dhe mund te them akoma me shume..

Posted: May 4, 2013 in DELI`S STUFF
  • ..Ju më pyesni se përse e dua atë.. Ju s’kuptoni, s’dini.. Veç dëshironi të shihni ndonjë fakt, ndonjë provë, sikur ajo ndjenjë të mund të shkruhej e zezë në të bardhë, sikur të ishte plaçkë që të mund ta soditnit dhe të më bënit gjithë profesionlitet analizën e rradhës.. Ha-ha s’jeni ngopur nga thesi i fjalëve që derdhni rrugëve çdo ditë? S’jeni çmendur ende duke jetuar jetën e të tjerëve? Më lodhët.. Prova s’kam, kot prisni.. Fakte s’kam, kot kërkoni.. Por e dini çfarë..më dëgjoni pak..ndoshta diçka të vockël e përtypni..
    Të duash atë, ta duash vërtet them, nuk ka të bëjë vetëm me ekzistencën e tij.. ka të bëjë me mua.. tërësisht me mua.. Të duash atë është nevojë e pashpjegueshme e shqisave që duan ta shohin, ta dëgjojnë, ta nuhasin, ta prekin, ta puthin, ta ndiejnë, ta mbulojnë nën kujdesin e vet e ta mbrojnë si një gur të çmuar, të rrallë, askund tjetër të gjindshëm.. Ta duash atë është dorëzimi pa kushte i shpirtit ndaj një krijese tjetër që të duket aq perfekte, aq sublime, aq e shenjtë, aq fisnikë, aq e shndritshme.. sa dielli para tij dritë mjaftueshëm nuk ka.. Ta duash atë, ama ta duash vërtet them,, është pranimi në vete se tashmë jeton nga rrahjet e një zemre tjetër,se minuti ndal dhe koha qan kur mungesa e tij ta kafshon shpirtin në një mijë copë derisa të plasësh nëse nuk e sheh, i flet, e dëgjon, e ke.. E nuk ka tokë më të dashur se ajo ku shkelin këmbët e tij, atje ku dëshiron të ecin gjurmët e tua,, në çdo hap,, në çdo shkallë,,në çdo pengesë,,në çdo sfidë e në çdo fitore.. E nuk ka çast më të vyer sesa kur fytyra e tij përballë meje shndërrohet në të gjithë kuptimin e botës, me të gjitha gëzimet e saj,, e me çdo trishtim dashurohesh kur lotët i than bashkë me të,kur kohën e ndal bashkë me të, kur jetën e do bashkë me të.. Nuk ka..s’ka mall më të fortë se malli i tij,,kur shtëpia të duket si kafaz dhe shpirti burg brenda tij,, kur ajo bluzë e vjetër që refuzon ta hedhësh të kujton takimin e parë, buzëqeshjen e parë,, kur hap ditarin me qëllim të çmallesh e përfundon në lotë,,lexon mesazhet e tij dhe ngashërehesh porsa të venë sytë te ajo fjalë, mënyra si të drejtohej, si të përshëndeste.. e malli nuk di të venitet,,ai merr jetë çdo sekondë larg tij.. është çështjë domosdoshmërie jua thashë.. Ta duash atë,është ëndrra që fashit çdo dëshirë tjetër.. është qejfi, kënaqësia, lumturia ,e qeshura që nuk njeh çmim, që nuk ka treg.. Ta duash atë ska nevojë për shkresa dhe firma, s’ka nevojë për miratime fisnore të kota, nuk të duhet pasaportë dhe CV,, nuk ka dosje dhe precedentë ndjenja,, e në fund të fundit s’ka nevojë as për shpërblim.. Të duash jo gjithmonë do të thotë të të duan.. Është buka që mund ta hash i vetëm cdo ditë edhe prapë të vdesësh i uritur,, është drita që e mban ndezur veç ti dhe mund të shuhesh brenda saj ndonjë ditë nëse nuk e merr mbrapsht.. Ama do të thotë ta duash..dhe nuk gjen argumenta.. Ta duash pra,është çështje zemre,jo arsyeje, është histori dhe jo fragment, është infinit..infinit..infinit.. E ju prapë më pyesni përse e dua.. hehe.. ç’jeni juve..Figurë
Comments
  1. andoneta says:

    me shume ndjenje🙂 shum e bukur ja vlen ta lexosh🙂

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s