Archive for May, 2013

Keshilla per studentet gjate sezonit te provimeve

Nese sezoni i provimeve ju frikeson, lexoni keto keshilla te psikologes Orsjola Qendro,, ndoshta ju ndihmojne..

Nder kenget me te mira te Tiziano Ferro, artist i ngjashem me asnje tjeter..

Prej dates 17 deri me 22 maj komuniteti LGBT prezanton ekspoziten me sende personale te anetareve te ketij komuniteti dhe histori interesante te personazheve te njohur me prirje homoseksuale

http://www.youtube.com/watch?v=eSISqwHYr4A&feature=youtu.be

Bryan Adams

Posted: May 27, 2013 in FOTO GALERI, MUZIKE

Bryan_Adams.photogMacroMaas

Tiziano Ferro

Posted: May 27, 2013 in FOTO GALERI, PERSONAZH

amici2

“Jeta që na dhanë”, libri që pritet të dalë në treg.

Londo: Diskutimet  kundër Poradecit në Lidhjen e Shkrimtarëve.

Dënimi me harresë i poetit, debati i ashpër në vitet ’80 dhe ceremonia pompoze mortore.

Shemëria mes gazetave “Drita” dhe “Zëri i Popullit”

“Raporti i nderë me Ramiz Alinë e sulmet ndaj redaksisë”

Gjatë viteve të diktaturës ishe i detyruar të vishje kostumin që të kishin prerë të tjerët, në të kundërt kishte pasoja të rënda. Jo më kot shkrimtari e poeti Bardhyl Londo e ka quajtur librin e tij me kujtime nga ajo kohë “Jeta që na dhanë”. Përmes librit të tij,

(more…)

albano_carrisi-1

 

Kengetari dhe autori i njojur italian Al Bano Carrisi nderohet me urdherin Gjergj Kastriot Skenderbeu, titulli me i larte dhene nga president i Republikes z.Bujar Nishani.

 

 

http://www.gazetaidea.com/nderohet-me-urdhrin-gjergj-kastrioti-skenderbeu-al-bano-carrisi-video/

E dini ç’bën shkrimtarja Flutura Açka kur politikanët dalin në ekran? Merr pultin e televizorit, shtyp opsionin “mute” dhe

në sytë e saj ata kthehen në kukulla pa zë, për të cilat ajo ka rrëfyer edhe në romanin e saj të fundit “Kukullat nuk kanë atdhe”. Por duket se një tjetër roman që pret të shkruhet ka filluar t’ia  trazojë gjumin shkrimtares…

Flutura Açka

Cila është ideja jote për lumturinë?

Lumturia shpesh është burimi i pakënaqësive tona, projektimi i saj strabik në sytë tanë, ethja për ta zgjatur. Lumturia është matrica e lumturive të vogla të përditshme, që shpesh, ngaqë i shijojmë nxitueshëm, na duken edhe më të shkurtra. Çështja është se si në vjegën e njërës të dimë të lidhim tjetrën, asisoj që radhori i tyre t’i japë kuptim jetës sonë.

Cila është frika më e madhe?

Dikur ishte avioni, tani frika nga ndonjë shofer i marrë në rrugë, nga më e pakta, mund të mbetesh çyryk.

Kë person të gjallë admironi më shumë?

Nuk kam ndonjë admirim akut për ndokënd, të paktën mes të gjallëve, jo. Si qenie biologjike, nuk kam të tillë, por si qenie letrare, kam.

Cili është ai tipar i të tjerëve që të ngjall mëshirë?

Protagonizmi i frymëzuar nga padija ose paraja, ose të dyja bashkë, që duket se ndër shqiptarë rrinë mirë me njëra-tjetrën.

Ekstravaganca jote më e madhe?

Personazhet e mi janë më të ekspozuar ndaj ekstravagancës, unë jam natyrë më diskrete. Edhe një xhaketë të shtrenjtë me dizajn të bunkerëve shqiptarë, të një stilisti holandez (një porosi ca e kripur), dyshoj në ia vlen ta vesh ndonjëherë. Dikur po, kur nuk kishte shumë ngjyra rrotull, kam mbajtur ngjyra shumë të forta, veçmas çorapë e geta.

Cili është udhëtimi yt i preferuar?

Udhëtimi i shpeshtë për të takuar tim bir. Pse jo, të kthehesha sërish në Granada. Vietnami dhe Kamboxhia do të jenë udhëtimi im i ardhshëm, por Afrika mbetet dashuria ime.

Në ç’rast mund të gënjesh?

Një poezi imja e shpjegon rastin e vetëm kur unë mund të gënjej: Më gënjejnë pa turp/dhe unë pa turp i gënjej/duke i dëgjuar/deri në fund.

Personi që përçmon më shumë?

Nuk përçmoj kënd, ka disa njerëz që thjesht i shmang t’i takoj.

Cilat fjalë ose shprehje përdor më shpesh?

‘Sorry’, që ka kuptim të shumëfishtë, dhe jo gjithnjë është ndjesë. Kur jam e zemëruar përdor fjalën ‘lafarak’, edhe në variantin femëror të saj.

Pengu yt më i madh?

Të kisha një vajzë, të kem një vajzë, desha të them…

Kur dhe ku ke qenë e lumtur?

Kam qenë shpesh e lumtur, në pranverë veçmas, në Shqipëri dhe Holandë. Një ditë fundmaji ka qenë edhe dita më e lumtur e jetës sime.

Në ç’gjendje shpirtërore je tani?

Kanë filluar pagjumësitë e para, trazimet e një romani të ri, mbase. Një ngathje në komunikim, një gjendje pa trajtë, qysh pas shkarkesës nga një barrë lodhëse si “Kukullat nuk kanë Atdhe”.

Nëse do të mundeshe të ndryshoje diçka nga vetja, çfarë do të ishte?

Të falja më pak, të harroja më pak.

Ç’gjë e konsideron arritjen tënde më të madhe?

Të ruajturit e thelbit, kjo ngaqë thelbin ia kam varësuar vetëm Fluturës, me të mirat dhe të këqijat e veta. Koha dhe rrethanat i ndryshojnë njerëzit, keqardhja nga metamorfoza e ndonjë mikut tim para syve të mi, më ka dhënë alarmin e kësaj humbjeje.

Po të vdisje dhe të mund të mishëroheshe në një tjetër njeri apo diçka tjetër, çfarë do të doje të ishe?
Kalë, kali fle në këmbë, nuk zgërlaqet.

Cili është sendi më i çmuar që zotëron?

Kam disa të tilla, sendi më i fundit i çmuar është një tufë Proteash që i kam “grabitur” nga Table Mountain, në skajin më jugor të Afrikës.

Kë quan pikën më të thellë të mjerimit?

Depersonalizimi prej adhurimit ndaj dikujt që ke përballë, veçmas kur ky dikushi e di dhe përkëdhelet nga përulja jote. Idhulli të mbron, nuk të shpërdoron.

Ku do të të pëlqente të jetoje?

Në Firenze.

Ndër veprimtaritë që merresh, cila është e preferuara juaj?

Të lexuarit, të bërit dhe të shkruarit libra. Sikur të hiqja dorë nga ndonjëra prej tyre, do të kisha preferuar edhe të shisja libra.

Cila është karakteristika juaj më e spikatur?

Besoj, mirësia, përkushtimi, të qenit e drejtpërdrejtë, gjë që shpesh nuk më ka sjellë dobi.

Veçoria që pëlqen më shumë te një mashkull?

Mençuria dhe të diturit e sjelljes me femrat, edhe në shtrat. Ka meshkuj që nuk e dinë se edhe gruaja ka orgazmë, mjerë ata!

Veçoria që pëlqen më shumë te një femër?

Feminiliteti. Meshkujt na duan për të kundërtën e vetes.

Cilët janë shkrimtarët e tu të preferuar?

Clarice Lispektor, J.M. Coetzee, Virginia Woolf, John Williams, Mishel Houellebecq dhe poetesha Ingrid Jonker.

Cili është heroi yt në art dhe kulturë?

Faruku te “Shtëpia e heshtjes”, dhe Anil te “Fantazmat e Anil”.

Kë ke heronj në jetën reale?

Nuk kam.

Cilat gjërat nuk të pëlqejnë fare?

Shija e Brussels Sprout, të vetmen të jeshiltë që nuk e gatuaj. Mitingjet dhe krekosjet e politikanëve shqiptarë nëpër ekrane. Vetëm në vende me civilizim të dyshimtë ndodh kjo. Kur dalin ata në ekran, unë shtyp “mute” dhe ata kthehen në kukulla pa zë. Edhe personazhet e mi e bëjnë këtë, tani edhe shumë e më shumë qytetarë, madje.

Si do të të pëlqente të vdisje?

Duke e ditur, që të mund të përshëndesja njerëz të dashur. Është shumë e rëndësishme të dish si të jetosh, por po aq e rëndësishme të dish si të vdesësh.

Cila është motoja juaj? 

Njeriu është ajo çfarë bën.

(gazeta MAPO http://mapo.al/2013/05/25/flutura-acka-protagonizmi-nga-padija-dhe-paraja-rri-mire-nder-shqiptare/

 elll http://www.youtube.com/watch?v=1N_1TjXOzRg

 

Elvana, “1990”, është këngë që na rikthen pas në kohë, si erdhët ju në këto vite?

Ishin vitet “90 vitet thelbësore dhe kulmore për muzikën hip hop. Duke ndikuar jo vetëm në ndryshimin e stilit të muzikës, por dhe në stilin e të veshurit, në stilin e jetesës. Ishin vitet e një revolucioni të madh muzikor. Duke inspiruar shumë artiste në gjithë botën madje edhe në ditën e sotme. Unë jam një ndër to.

Edhe pse kam qenë e vogël, e gjej veten shumë në ato vite pasi një material muzikor mbase mund të ishte më i thjeshtë në orkestrim, por shumë shpirt duke i rezistuar kohës. E gjithë bota është në një rotacion të madh muzikor. Ndaj edhe unë doja të isha pjesë e tij duke e sjell si trend në Shqipëri. Jo vetëm me këtë këngë, por i gjithi albumi është konceptuar i tillë. Një album novator që sjell tendencë.

Duket sikur do të jetë një hit i kësaj vere, e prisnit ju këtë?

Do të jetë një nga hitet pasi këngë të tjera priten të publikohen gjatë kësaj periudhe. Është bërë një punë shumë e madhe për këtë album të ri dhe me pret një agjendë e ngjeshur promovimesh dhe koncertesh. Dhe në fakt i gjithë viti ka nisur kështu. Janë publikuar tashmë 3 sigle dhe 5 këngë, 5 balada që flasin shqip në çdo notë dhe tingull, të prezantuara në një “live studio session”. I pari në Shqipëri. Në fakt synimi që kam për këtë album është muzika që ka brenda t’i rezistoj jo vetëm kësaj vere, por dhe mbas shumë viteve.

Cilat janë reagimet e para që iu kanë ardhur në lidhje me këtë prodhim muzikor?

Në fakt kënga “1990” është përqafuar menjëherë nga publiku, madje i ka kaluar pritshmëritë e mija. Nuk mund të lë pa përmendur koncertin tim të fundit në Tiranë. E them me krenari, një shou i niveleve botërore. Që të ishte i tillë m’u desh një suport i jashtëzakonshëm nga “Threedots Production”, Nrg radio, Provideo, Prosound dhe Orange. Zgjodha pikërisht këtë event kaq të veçantë për të prezantuar këngën dhe videon “1990”. Reagimi i publikut ishte i mbresëlënës. Më vjen mirë, pasi shikoj një etje dhe nostalgji për muzikën e atyre viteve.

Këto kohë keni publikuar disa kënge njëra pas tjetrës. do të presim ndonjë “bombe” tjetër

Janë në laborator duke u prodhuar (qesh).