NËN MUZG..

Posted: April 23, 2013 in DELI`S STUFF
Tags:

Tani që ditës  po i shuhen të fundit rreze mbi tokë

dhe një mjegull lodhje bie mbi cdo fytyrë e mbi cdo rrugë..

Tani që dyshuesit heqin dorë nga çdo supozim shpirtlig

dhe të dyshuarit gjejnë prehje nën mbrojtjen e errësirës për disa orë..

Tani që zemërthyesve u vijnë nëpër mend mëkatet që vrulli i ditës i bëri t’i harronin për pak, por shpëtim për fare nuk ka,,

dhe tani që zemërthyerve iu rëndon mbi trup një dashuri e dështuar,e gabuar, e paqenë..

Tani që të dashuruarit rrëfejnë orët pa njëri-tjetrin nën vrapin e pakapshëm të ditës

dhe tani që të shtirurit puthen nën dritëza neoni rruge për të parë veç buzët e jo sytë..

Tani që tingujt shuhen dhe ka veç zhurma..

Tani që planeti rraskapitur urtësohet dhe i vetmi zë që degjoj është zëri im..

Tani po, që ta ndiej mungesën në çdo rrahje,,

tani po, që ndihem si foshnja pa nënën,

si Toka pa njerëz,

si kënga pa melodi,

si poezia pa fjalë,

si goja pa bukë,

si flaka pa zjarr,

si puthja pa drithërimë,

si buzë pa një të qeshur,

si sytë pa dritë,

si gjumë pa ëndërr,

si nata pa hënë,

si fjala pa zë,

si vera pa diell,

si shi pa ylber,

si mirazh i një çasti me jetë 1sekondë..

ku të gjej, të humb, me gjen, më merr..

Tani po që ndihem gjysmë në të gjitha kuptimet..

Tani po.. Mund të të flas sinqerisht për veten..

Tani po.. Mundem shenjtërisht të të besoj tek më thua që kjo ishte e fundit ditë PA..

se nesër do të jem ME..

dhe s`do ndiej më muzgje vetmie larg teje..

Delinda Muçollari

sad,lights,pretty,rge

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s