ÇAST..

Posted: April 22, 2013 in DELI`S STUFF
Tags:

FigurëE di, jam prapë vonë

Vonë jam dhe pse nuk kisha fare orë me vete

E c’më duhej ora..

 Ja si po më thonë sytë e tu krejt të indinjuar nga pritja e rradhës..

 E si mund ta lexoj ndryshe?

 Ata flasin, rrëfejnë, ankohen, e prapë krenare goja jote të ma dëftojë vetë.

E thotë ai vështrim, dhe, Kur ligjërojnë ata sy, unë përhumbem komplet,

bëhët më vonë se vonë,se aty jam dhe smë ke aty, se aty të shoh e mendt krejt tek ti s’i kam,

se duart paq i kemi lidhur e megjithatë unë fluturoj diku larg pa të kërkuar as leje,

se më sheh pas teje të mbështetur, por në re ngecem e nuk zbres dot..

sa herë mi hedh sytë drejt syve,

dorën mbi dorë e packa më pushton krejt në soditje e shtrëngim,

është ai shtegu që krijojnë rrahjet e zemrës tënde teka më shpojnë kraharorin,

është ai shtegu që e kanë gjetur që dikur ato fluturat e barkut për t’i shpëtuar nervozizmit e pasigurisë që më shkaktoje dikur,

është ai shtegu ku lë të shëtisë shpirti im lirisht pa dashur të sundohet nga asnjë lloj monarku,

është ai shteg ku përpiqem të fsheh

veten si një struce e vogël për të mbuluar më hi mospërfillje të shtirur atë keqardhjen time të përsëritur,

me shpresën se e fundit herë do jetë që do më shohësh përsëri ashtu..

me po atë qortim të pafjalë,

me po ato drita që depërtojnë dhe ma cajnë zemrën,ma thyejnë,

ato qiej ku lindin dhe perëndojnë diejt që i japin dritë jetës sime,

ato flakë ku digjen dëshirat e mia dhe përvëlohen lutjet,

ato celësa magjike,si të askujt tjetër,si të kurrkujt në universin e realitetit tim..

Në një moment lufta e ftohtë mbaron,

unë i shpëtoj shtegut tim të arratisjes dhe ti vendos ta ndalësh sulmin tënd të vështrimeve..

dhe e firmosim një pakt të heshtur,

dicka mes nesh,dicka të vërtetë, dicka pa përshkrim..

vendosim t’i rikthehemi njëri-tjetrit pandashmërisht të dy..

dhe e bëjmë nga në sakrificë secili,

armëulur pranon të bësh sikur kjo hera e fundit e pritjeve të tua do jetë,,

dhe unë dorëzuar pranoj të deklarohem me keqardhjen time..

jam vonë sot, e pranoj,

dhe vetëm atë herë cuditshëm i ndiej duart e tua mbi të miat,

kuptoj sa gjatë sytë tanë kane folur dhe pa ne,

e drithërohem teksa ndjej si zemrat mbështetur me njëra-tjetrën duhen më shumë se më parë..

Po po, erdha vonë, por tashmë jam këtu, jam, dhe jam me ty..

 

Comments

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s