ARGO- NJË HISTORI AMERIKANE

Posted: April 14, 2013 in KINEMA

Suksesi i Benn Affleck si regjisor, i shpërblyer së fundmi me çmimin Oscar, i atribuohet pikërisht “Argo-s”, filmit historik që bëri bujë në publikun amerikan menjëherë pas lansimit të tij në 2012 dhe një nga filmat pretendentë për disa çmime të rëndësishme në botën e kinematografisë botërore.
“Argo” është një dramë historike e bazuar në dëshminë reale të agjentit të CIA-s Toni Mendez, rrëfyer në librin “Mjeshtri i Maskimit” (“The monster of disguise”), ku Mendez tregon sesi mundi të shpëtojë 6 diplomatë amerikanë në Teheran, gjatë krizës së pengjeve të Iranit më 1979.
Roli protagonist i takon Benn Affleck, nën petkun e agjentit të fshehtë, dhe një kasti të njohur aktorësh si Bryan Cranston, Alan Arkin dhe John Goodman në role dytësore.
Historia zë fill brenda një konflikti politik mes qeverisë Amerikane dhe asaj Iraniane. Në 1979, 6 diplomatë amerikanë mundën të largohen fshehtas nga ambasada amerikane në Teheran, aty ku aktualisht punonin, disa orë pasi godina ishte rrethuar nga një turmë e dhunshme vendasisht që arritën të mbanin peng brenda ambasadës të gjithë personelin e mbetur në të. 6 të arratisurit fshihen në rezidensën e ambasadorit kanadez dhe menjëherë kontaktojnë zyrat qëndrore të CIA-s për situatën ku ndodheshin. Nevojitej një plan i mirëpërgatitur për t`i rikthyer diplomatët shëndoshë e mirë në vendlindje, detyrë kjo që e mori përsipër Toni Mendez, agjenti i CIA-s. plani I Mendez për t`I nxjerrë diplomatët jashtë terrritorit armik realizohet nëpërmjet krijimit të një situate false, ku ai shtiret si producent iI një filmi fantastiko-shkencor me titullin “Argo”, prej nga merr titullin edhe filmi në fjalë. 6 “të burgosurit” marrin rolin e fotografëve she skenografëve, duke u shtirur sikur janë në kërkim të vendxhirimeve interesante për ti përdorur në skenat e filmit. Kjo situatë bëhet edhe më e besueshme kur Mendez pajis me dokumentacionin e duhur çdo pjesëtar të grupit dhe përfshin brenga inskenimit të tij edhe disa punonjës të vërtetë të filmave në Hollyëood. Fundi i historisë është sukse si misionit që Mendez mori përsipër, rikthimi i diplomatëve në vendlindje.
“ARGO” ka arritur të vlerësohet nga media e kritika si një nga krijimet kinematografike më të mira të vitit të kaluar. Ai arriti të merrte 7 nominime në edicionin e 85-të të Academy Awards dhe fitoi 3 prej tyre, fitoi 5 nominime Golden Globe e gjithashtu u cilësua si Filmi më i mirë, Montazhi më i mirë dhe Regjisori më i mirë ne ceremoninë e British Academy Film Awards.
Ky film shënon një histori të rradhës së inteligjencës amerikane, ku protagonisti përfundon si një hero i lavdishëm, i aftë për t`i` bërë ballë çdo situate në emër të vendit dhe të popullit të tij. Është nga ato produkte kinematografike që nuk kalojnë pa u ndier, duke ndezur kështu edhe polemika për shkak edhe të karakterit politik që ka. Me siguri Affleck e ka parashikuar impaktin që do të kishte kjo histori tek publiku amerikan, i cili dëshiron një hero për çdo ditë të javës, që t`u atribuojë krenarinë për vendin e tij.Figurë

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s